Përse është përgjysmuar popullsia e Shqipërisë?!

0
Shkruan Zef Ndreka
Deri në vitet ’90, popullsia në vendin tonë i kalonte 4.5 milion shqiptarë.
Edhe pse në varfëri gati ekstreme në fund të viteve para pluralizmit për shkak të reformave të gabuara veçanërisht në bujqësi por edhe në industri, me ek8nomi të centralizuar, popullata e vëndit natyrshëm kërkonte jetë ndryshe deri sa ndodhi hapja me botën dhe erdhi pluralizmi i kontrolluar në Shqipëri.
Shpërthimi për shkak të lirisë së munguar, solli eksodet e para të shqiptarëve të cilët ju drejtuan vendeve fqinje si fillim, konkretisht Italisë dhe Greqisë. Por nuk munguan disa lëvizje edhe drejt vendeve të zhvilluara perëndimore si Gjermania, Franca, Belgjika, Anglia, deri në Amerikë e Kanada.
Deri nga vitet ’97 pothuaj 30-35% e shqiptarëve pa diploma por me profesione bazë si mekanikë, elektricist, saldatorë, hidraulik, por edhe pa profesione kryesisht punëtor krahu që ju drejtuan vendeve të punës në bujqësitë e vendeve fqinje dhe ndërtimit, u larguan nga Shqipëria duke krijuar realisht boshllëqe dhe deficite në tregun e punës në vend.
Kur u duk se ekonomia e lirë e tregut po krijonte mundësi zhvillimi, në vitin 1996 filloi kriza e vërtetë politike për të vazhduar më ashpër në 1997 me shkatërrimin e shtetit e praktikisht me rënjën e tij për shkak të piramidave financiare të reklamuara nga Berisha si sukses ekonomik.
Në atë vit, përsëri ndodhi një eksod tjetër i shqiptarëve, i cili vit pas viti nuk gjeti asnjëherë ndërprerje.
Por këtë radhe filluan të largohen nga Shqipëria edhe intelektualë, specialistë, krahas profesioneve bazë, duke kërkuar një jetë të qetë në vendet demokratike.
Largimet e shqiptarëve ndodhin edhe sot, jo me ritmin e atyre të viteve ’90.
Pyetjet që duhej të bënin të mendonin forcat politike dhe qeveritë shqiptare mbetet:
-Çfarë i shtyn ende shqiptarët të largohen masivisht nga Shqipëria,duke arritur në 50% numri i tyre?!
-Pse klasa politike shqiptare deri më sot nuk ka treguar asnjë interes ta frenojë dramën shqiptare të nisur tre dekada më parë?!
-A e kanë menduar qeveritë tona se vjen shpejt një ditë ku rrezikohen edhe pensionet nga mungesa e kontributeve financiare shoqërore?!
-Cila është zgjidhja që mendojnë forcat politike që synojnë pushtetin, apo do të mbetën të kënaqur për plakjen që po i ndodh popullsisë së Shqipërisë?!
A ishte një proçes që patjetër do i ndodhte Shqipërisë apo mos është pjesë e një misioni antishqiptarë?!
Ndryshe, kush e jep përgjigjen përse u përgjysmua popullsia jonë në vend…
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu