Thirret në SPAK kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli!

0

Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) mëngjesin e kësaj të marte.

Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi arsyet e paraqitjes së tij në SPAK, por mendohet se Gjyli do të dëshmojë mbi procedurat e ndjekura në tenderët e rrugëve, gjatë kohës që ai ishte nr:2 i ARRSH-së.

Kujtojmë se Gentian Gjylin u emërua drejtor i ARRSH-së, një javë pas arrestimit të ish-drejtorit, Evis Berberi nga SPAK. Gjyli ishte një emërim i brendshëm në radhët e ARRSH. Më parë ai ka mbajtur postin e shefit të sektorit të projekteve dhe së fundmi atë të zv drejtorit të përgjithshëm të ARRSH.

Vlen të theksohet se prej një viti ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi është arrestuar me vendim gjykate, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për akuzën e korrupsionit e pastrimit të parave.

Nga hetimet ka rezultuar se Berberi është i përfshirë në 6 tendera që SPAK pretendon se janë dhënë në mënyrë abusive, 3 në kohën që ishte drejtor i Eficencës së Energjisë dhe 3 si drejtor i ARRSH. Totali i tenderave kap një vlerë prej rreth 2.2 milionë euro.

Përveç Berberit në pranga janë vënë edhe Valter Begaj dhe Ervis Lami, administratorë të kompanisë DAAM që dyshohet se kanë përfituar tenderat në mënyrë abuzivë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu