Opozita premton minimum jetik 200 euro dhe rrogë minimale 500 euro

0

Kreu i PD Sali Berisha, në emër të opozitës shqiptaare, ka prezantuar planin ekonomik transformues gjatë një takimi me demokratët në Gjirokastër ku PD festoi 34-vjetorin e themelimit, duke kritikuar qeverinë aktuale për shpërdorim të buxhetit dhe përkeqësimin e kushteve ekonomike në vend.

Berisha premtoi vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh dhe kthimin e TVSH-së për mallrat bazë, duke theksuar se këto masa do të ndihmojnë qytetarët të përballojnë jetesën.

Ai theksoi se buxheti prej 8.2 miliardë euro do të ndahet në mënyrë të drejtë: gjysma për qytetarët dhe gjysma për investime publike.

Kryedemokrati akuzoi qeverinë aktuale për keqpërdorim të fondeve publike, duke përmendur shembuj konkretë si ndërtimi i rrugëve me kosto deri në 10 herë më të larta dhe projektet e dështura si inceneratorët, që sipas tij kanë kushtuar 200 milionë euro pa rezultat.

Berisha kritikoi gjithashtu çmimin e lartë të naftës në Shqipëri, duke e cilësuar si një nga shkaqet kryesore të rritjes së kostos së jetesës. Ai premtoi se çmimi i naftës nuk do të jetë më i lartë se ai në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu