Erion Veliaj drejt burgut. Pas pleqve 95 dhe 94 vjeç me 35 milion dollar dalin tre milionet të tjerë

0

“Milionerë” të tjerë të kompanive fantazëm dolën edhe sot në media, të habitur per paratë që kishin qarkulluar nën emrin e tyre, pas denoncimit të LSI. Në një bisedë telefonike me gazetaren e Syri tv, zonja Ruzhdije Meta nga Lezha tregoi se si e mori vesh se figuronte në listën e pronarëve të kompanive të inceneratorëve.

“Nuk i njoh fare. Nuk dimë asgjë fare. Tani do gjejmë kush janë ata njerëzit dhe të dimë si të reagojmë. Unë mbrëmë e kam parë, jam pa gjumë gjithë natën, nuk e di” ka thënë Ruzhdije Meta.
Për momentin, gruaja jeton me bashkëshortin Shkëlqim Meta në apartamentin e vëllait të saj.
“Aman mos e pyet, ne jemi pa shtëpi moj zemër. Ne nuk kemi shtëpi, jo biznes. Ne rrimë tek vëllai im, na ka strehuar ai se na është shembur shtëpia. Ne nuk kemi shtëpi e jo më të jemi biznesmenë. Ne s’kemi bukë të hamë”– tregon Ruzhdije Meta.
Ruzhdije Meta është vetëm një nga gratë që e ka pësuar. Një tjetër reagim ka ardhur sot nga djali i 94-vjeçarit Thanas Çani, që e ka parë veten në skemën e denoncuar nga LSI këto ditë.

“Kjo që ka ndodhur jo vetëm është si skenar filmash, por është e ngjashme me episode humoristike. Nuk na ka njoftuar as krim ekonomik dhe askush. Ne e kemi marrë vesh vetëm kur gjetëm emrin e babait dhe foton e tij nëpër portale. S’ka ardhur asnjë letër që të na njoftoi as tek unë dhe as tek babai im. Nuk jemi njoftuar për asgjë nga këto që kanë ndodhur gjithë këto vite” tha Ardjan Çani për abc.
Por me thellimin e skandalit, zhurma e të cilit nuk po shuhet në media, mazhoranca është detyruar të reagojë.

Erjon Veliaj u shfaq në një intervistë për skandalin e pastrimit të parave të inceneratorëve duke ia lënë fajin Lefter Kokës, si ish-ministër i LSI-së.
“Kanë qenë ministra të LSI-së. I ka caktuar ajo zonjë me burrin e vet. Kështu që për sa kohë janë muhabete të brenda familjes së tyre, për mënyrën si kanë konceptuar plackën dhe nuk kanë mbajtur hesapet me njeri tjetrin për mua përbën zero interes publik”, tha Veliaj.
Po Monika Kryemadhi i kujtoi kryetarit të Bashkisë së Tiranës firmën që ka hedhur për inceneratorët si i implikuar direkt në këtë aferë.
“Veliaj ka shumë të drejtë që ligjëron si bilbil i ngrysur në tv por gjëja e parë që duhet të bëjë të përgjigjet për firmën e tij që ka ndryshuar fati i një një koncensioni të paligjshëm e ka ngarkuar me një barrë 30 vjecare por të paguar qytetarët e gjithë Shqipërisë” tha Kryemadhi.

Bëhet fjalë për dokumentin më lart i marsit të vitit 2017, që mban firmën e Veliajt dhe me të cilin kryebashkiaku ka tejkaluar kompetencat kur ka dhënë miratimin për ngritjen e incenetarorit të Tiranës pa marrë miratimin e domosdoshëm nga këshilli Bashkiak (kjo është bërë në një kohë kur opozita ishte ende prezente aty).
Lexo edhe: Zbulohet dokumenti/ Raporti i pagesave për “djegjen” e plehrave që ka futur në ankth Veliajn
Lexo edhe: Skandali/ Veliaj gënjen nën betim për firmën e hedhur pro inceneratorit
Shkeljet ia nxorri një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilit, Veliaj nuk e kishte tagrin për ta miratuar projektin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, i cili miratohet nga Këshilli Bashkiak. “Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak përkatës, si autoriteti kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të Bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit në këshill,” theksonte KLSH.
Dokumenti e implikon Veliajn direkt në aferën e inceneratorëve, por kryebashkiaku nuk ishte i vetmi që reagoi kundër denoncimit të LSI. Një nga kompanitë e Klodian Zotos, që është ende në arrati, Integrated Energy BV SPV tha se akuzat e Monika Kryemadhit ishin dizinformuese.
“IEBV, nuk ka furnitorë asnjë nga subjektet e përmendura nga Znj. Kryemadhi. Për rrjedhojë nuk ka asnjë shkëmbim tregtar me asnjë prej tyre. Kompanitë që përmend Znj. Kryemadhi nuk janë bashkëpunëtore në veprimtaritë tona. Asnjë shpifje dhe baltosje nuk mbulon investimin dhe punën e Shoqerisë Koncesionare IEBV. Dokumentet dhe e vërteta janë të aksesueshme. Investimi dhe puna e përditshme po ashtu. Ne refuzojmë çdo shpifje, hamendje, apo dashakeqësi që keqinformon publikun për qëllime politike apo çfarëdo qëllimi tjetër” thuhej në njoftim.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu