Po, Sali Berishës, mund t’i hiqet masa ‘non grata’. Kështu u shpreh në një intervistë për A2 CNN, ish-këshilltari i Donald Trump, John Bolton.
‘Kjo është absolutisht e mundur. Administrata Trump ka bërë shumë për të përmbysur vendimet e administratës Biden. Ky mund të jetë një prej tyre. Megjithatë, nuk kam dëgjuar ende asgjë për këtë’.
Diplomati amerikan komentoi edhe investimet e dhëndrit të presidentit amerikan në ishullin e Sazanit, duke u shprehur se nuk sheh asnjë problem në synimin e qeverisë shqiptare për tërheqjen e investimeve të huaja.
‘Nga sa kuptoj unë, politika e qeverive të këtyre vendeve është të tërheqin investime të huaja dhe shpresojnë që kjo të ndihmojë në rritjen e mirëqenies në Shqipëri. Supozoj që po ndjekin ligjet e aplikueshme shqiptare. Nëse dikush ka informacione të kundërta, le t’i paraqesë. Por është e vështirë të thuhet që qeveria nuk po ndjek një politikë të qartë dhe të mençur për të tërhequr më shumë investime të huaja. Nëse kjo është e gjitha, nuk shoh përse mund të kundërshtohet’, u shpreh Bolton.
Promoted Content