Situata nuk paraqitet aspak e mirë për presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili shpresonte se pas festave të vitit të ri, protestat do të shuheshin dalëngadalë.
Serbia po zien nga protestat. Situata nuk paraqitet aspak e mirë për presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili shpresonte se pas festave të vitit të ri, protestat do të shuheshin dalëngadalë.
Por sot në Serbi është mbajtur një protesët masive në formën e “mosbindjes civile”, ku studentë dhe nxënës të shkollave të mesme kanë bllokuar Beogradin duke paralizuar rrugët e saj.
Gjithashtu disa rrugë dhe autostrada kryesore në Serbi janë bllokuar nga protestuesit të cilët janë vendosur në mes të rrugës duke mos lejuar qarkullimin normal të mjeteve.
Një numër i madh i qytetarëve u mblodhën në Beograd dhe Novi Sad, sipas vëerësimevbe thueht se kjo mund të jetë një nga tubimet më të mëdha në Serbi. Punonjësit e arsimit ishin gjithashtu në grevë.
Thirrjes për t’u bërë pjesë të një grevë të përgjithshme iu përgjigjën shumë grupe dhe profesione shoqërore, avokatët janë në grevë prej ditësh, ndërsa pritet të vijnë edhe persona nga sektori publik.
Megjithatë në protestë nuk kanë munguar incidentet, në rrugën Jurija Gagarina, një makinë ka përplasur me shpejtësi protestuesit.
Më pas disa protestues janë nisur drejt makinës, duke thyer xhamat e pasmë dhe të përparme të makinës. Pas ndalimit të mjetit protestuesit nuk kanë lejuar vajzën që po ngiste mjetin të zbresë nga makina. Si pasojë e incidentit, një vajzë ka mbetur e plagosur.
Ndërkohë që foto dhe video të protestës masive kanë pushtuar rrjetet sociale dhe po bëjnë xhiron e botës. Një imazh aspak i mirë për Vuçiçin i cili po shpresonte për pak qetësi pas betimit të Trump.
Kujtojmë se në Serbi, që nga rënia e tendës në stacionin e trenit në Novi Sad më 1 nëntor, vdiqën 15 persona, u përhap një valë bllokadash dhe protestash, të cilat sot shkrihen në një grevë të përgjithshme.