Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka përfunduar seanca ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i akuzuar për korrupsion në përmasasa të frikshme.
Sipas njoftimit të Apelit të Posaçëm gjyqtari Engert Pëllumbi do të shpallë nesër në orën 10:00 vendimin për Veliajn, ndërkohë që rrjetet sociale po tërbohen nga padurimi për ta parë aty ku është, në burg këtë monstër të vjedhjes së pasurive publike.
Avokatët e Veliajt kërkojnë lirimin nga qelia e paraburgimit dhe caktimin e një mase më të lehtë sigurie me argumentin se “nuk ka rrezik për prishje provash apo largim nga vendi”.