Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është fotografuar duke u përqafuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. Nuk dihet ende arsyet e takimit dhe përqafimit mes Agaçit dhe Haxhisë dhe nëse lidhen me kryebashkiakun Veliaj.
Ky i fundit u la në burg ditën e djeshme me vendim të Apelit të Gjykatës së Posaçme. Gjyqtari Engert Pëllumbi i ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” të caktuar ndaj tij.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
