Profesori i njohur, mesazh Erion Veliajt/ Bëhu i penduar, do vuash më pak

0

Profesori Sadik Bejko i ka përcjellë një mesazh kryebashkiakut të arrestuar për akuza të rënda Erion Veliaj në burgun e Durrësit.

Profesori e këshillon Veliajt të bëhet i penduar i drejtësisë dhe të pranojë që është në burg që të vuajë më pak.

Mesazhi i profesorit Sadik Bejko

Erion Veliaj…

Vër mend dhe dëgjo. Pranoje veten aty ku je. Pranoje se je i burgosur. Pranoje se nuk je i pafajshëm.

Nga kjo platformë (je i burgosur, je i fajshëm) ndërto taktikat se si t’ia dalësh me sa më pak dhëmbje. Je një i prangosur… që do të dënohesh. Nuk do të shpëtosh nga prangosja. Për të gjitha këto… bisedo me avokatët e tu. Paguaji mirë. Ata, në janë profesionistë, në janë të ndershëm në profesion, të mësojnë ç’të bësh dhe si ta bësh.

E thëna, fati i keq, për ty nuk kthehet mbrapsht. Ke humbur, Erion. Nuk kthehesh më në politikë. Je i mbaruar.

Më vjen keq që je aty ku je.

Dy muaj dhe “Jam pa akuzë”, thua. Vërtet. Por opinioni i rrugës thotë… na thuaj, more Erion, si, me çfarë kjo gruaja jote vetëm për breçkat luksi harxhonte miliona…

… miliona euro për breçka luksi dhe një burrë si ti nuk e di. Qënke i pafajshëm, i painformuar. Mjerë ti që nuk e dije se pas shpinës sate, gruaja jote hante dardhë e kumbulla,… miliona fustane, breçka, sutjena me sumbulla.

Ti je burrë i ndershëm, more Erion, por gjyshet e lashta pyesnin: një grua nuk ble breçka luksi për burrin, atëherë për kë i blinte breçkat e bukura gruaja jote? Jo për ty, thonë gjyshet. Ty gruaja me kohë t’i kish vënë breçkat në sy. Ti nuk e shihje seç bëhej nga ajo.

Kur nuk sheh ç’të punon gruaja jote, si mund të shohësh ç’të bëjnë, si ta fusin Rama e bashkëpunëtorët e tu 5D e të tjerë burra e gra në Bashki? ?

Të gjithë ta kanë futur. Ose ke mbyllur sytë se të ka pëlqyer të ta fusnin…

por jo deri në burg!?! Jo deri në burg…

Saimir Tahiri sot është me terapi, me kimio. Që të mos jesh nesër si ai, dili përpara së keqes.

Bëhu bashkëpunëtor i drejtësisë. Kjo që të them, nuk të pëlqen.

Pentito(???)

Pyet avokatët e tu. Nëse i paguan mirë, nëse të duan, ata duhet të t’i shkurtojnë vuajtjet.

Kjo botë punon për ty, nëse e paguan. Por kanceri po të hyri në trup, nuk del sado që të paguash.

Mëso të vuash sa më pak.

Ti e paguan “ushtrinë” e mbrojtësve të tu mediatikë me paratë e incerenatorit të Tiranës, incerenator që nuk ekziston?

Pra ti po na mashtron.

Kështu nuk del nga burgu. Do katandisesh si Sajmir Tahiri. … që sot është me kancer. Kujdes, nesër mund të jesh dhe ti.

Bjeri shkurt: rrëfehu para drejtësisë

Rrëfehu së paku për shëndetin tënd fizik, për shëndetin tënd mendor rrëfehu.

Burgu është i pamëshirshëm. I thyen, i copëton egot e superegot që synonin majat e pushteteve të larta.

Ti e humbe lojën për të qenë në pushtet.

Pranoje humbjen. Menaxhoje humbjen. Je një burgaxhi…

… mëso të vuash sa më pak. Kjo nuk është përulje, është urtësi: prano vuajtjen, që të vuash sa më pak.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu