Për integrimin në BE janë 33 kapituj që duhen hapur, dhe Shqipëria me Edi Ramën për 12 vite rradhazi nuk ka bërë ndonjë progres të madh.
Kryeministri Edi Rama e ka vënë anëtarësimin në BE në qendër të premtimeve në fushatën e tij për zgjedhjet e 11 majit. Në çdo dalje të tij kërkon votën e shqiptarëve duke premtuar pasaportën e europiane.
Por ky premtim duket se ka marrë një goditje të fortë nga Berlini.
Qeveria e re gjermane e krijuar nga një koalicion tripartiak mes CDU, CSU dhe SPD ka përcaktuar qartë bllokimin e zgjerimit me vende të reja deri në një reformim të vetë BE-së.
Sipas asaj që raporton BILD, në marrëveshjen e koalicionit thuhet: “Zgjerimi i BE-së dhe kapaciteti i saj për të thithur anëtarë të rinj duhet të ecin paralelisht. Prandaj, mos vononi me zgjerimin e radhës, duhet një konsolidim i brendshëm dhe reformë e BE-së që e forcon atë institucionalisht”.
BILD shkruan se kjo do të shkaktojë pakënaqësi, veçanërisht në Ballkan.
“Qeveria e re po ndalon në thelb zgjerimin e BE-së. Ajo kërkon një reformë thelbësore të BE-së dhe mekanizmave të saj vendimmarrëse si kusht për pranimin e shteteve të reja anëtare si Kosova, Serbia apo Shqipëria, të cilat janë në listën e pritjes” – shkruan tabloidi gjerman.
Rama ndërkohë u kërkon zgjedhësve në Shqipëri mandatin e katërt me premtimin e anëtarësimit të vendit në Union brenda 2030-ës.
Nga ana tjetër mesazhi që Bashkimi Europian për që i dha Shqipërisë këtë javë është i qartë. Mbyllja e negociatave deri në vitin 2027 është një objektiv realist, u shpreh kryediplomatja e BE, Kaja Kallas nga Tirana theksoi se nuk ka rrugë të shkurtër drejt integrimit veçse zbatimi i reformave.
Për integrimin në BE janë 33 kapituj që duhen hapur, dhe Shqipëria me Edi Ramën për 12 vite rradhazi nuk ka bërë ndonjë progres të madh. Pra Rama po u premton shqiptarëve gjëra që edhe po të ketë vullnet të mirë për ti bërë, teknikisht nuk janë të realizueshme për 2030.
Edhe sipas ekspertëve, Shqipëria i ka shanset zero për anëtarësim në këto hapsira kohore që Edi Rama propagandon para 11 Majit.
Vetë ish ministri i Edi Ramës, Ditmir Bushati, në një analizë për vizitën zyrtare të Kaja Kallas në Tiranë, thotë se Rama po pretendon të (pa) mundurën.