KQZ “ushtar” i Edi Ramës, pas vendimit për hapjen e kutive, ndërpritet numërimi i votave të diasporës

0

Pak minuta pasi kreu i KQZ vendosi numërimin e votave të bllokuara të Greqisë, është vendosur ndërprerja e procesit të numërimit të zarfeve nga diaspora. Hapja e kutive dhe numërimi i votave do të vijojë nesër në orën 8:30 të mëngjesit.

Më herët, KQZ vendosi që votat e mbërritura nga Greqia, të cilat janë lënë pezull, do të numërohen pasi sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, nuk është gjetur asnjë parregullsi në këto kuti.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi vazhdimin dhe përfundimin e numërimit e vlerësimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të mbërritura jashtë territorit të Shqipërisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si edhe tabulimin e rezultateve përkatëse për subjektet zgjedhore, kandidatët që i janë nënshtruar votimit preferencial për çdo qark.

Ky urdhërim i Komisionerit përfshin edhe zarfet (e mbërritura nga Greqia) të cilat nuk janë shqyrtuar dhe janë administruar sipas vendimit të KSHZ nr. 1121, datë 12.05.2025”, njofton kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë ka përfunduar numërimi për të gjitha votat e tjera të ardhura nga diaspora.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu