Shkruan Zef Ndreka
Kjo është fatkeqësia e brëndshme politike që ka ngërthyer Shqipërinë.
Edhe pas humbjes së 4-të radhazi të zgjedhjeve të përgjithëshme parlamentare, PD-ja me kokfortësinë e saj të vazhdueshme jo vetëm po e kërkon, por po e vazhdon mbajtjen peng nga një njeri i vetëm, duke i zënë frymën rinovimit të saj, për tu bërë alternativë reale për pushtet.
Tani, nuk.ka mbetur shqiptarë dhe as demokrat që të mos e ketë kuptuar se me Sali Berishën të gjitha rrugët janë të bllokuara.
Le të shpikin 1001 arësye manipulimi, le të quajnë zgjedhjet farsë elektorale. Diferenca jashtëzakonisht e madhe e votave, e deputetëve të zgjedhur, përqindja e lartë e votave të socialistëve, si brënda dhe jashtë vendit, i dhanë mësimin e fundit opozitës për humbjen më madhështore të historisë së uralizmit në vendin tonë. Berisha è di mirë se nuk.mund të manipulohen apo të deformohen 20 apo 30 përqind e votave, siç ka bërë vetë ne 1996-tën.
Më kot kërkohet të fshihet plaga e vërtetë, e cila është kthyer në një kancer vdekjeprurës për opozitën.
Non grat-a Sali Berisha, nuk mban asnjë përgjegjësi për humbjen, edhe pse e dinte më parë atë.
Ai nuk mban asnjë përgjegjësi për shkatërrimin dhe përçarjen e opozitës, as për Kodin Zgjedhor që e propozoi dhe e ndryshoi vetë, as për listat e hapura e ato të mbyllura e për staturën e tyre politike, as për demencën e tij të theksuar, as për gafat në fushatë.
Kaq dëshironte dhe atë e arriti. Të kishte në rrjesht 50 deputetët të tij kamikazë, të mbetej kryeopozitari, të vazhdonte betejën apo misionin e tij për të penguar e mundësisht për të bllokuar Shqipërinë për tu rrjeshtuar krah vendeve të BE-së.
Tani, është momenti i reflektimit, i analizës reale të humbjes së zgjedhjeve, por që nuk do të bëhet sa të jetë gjallë Berisha.
Fati i Edi Ramës dhe socialistëve për të projektuar fitorën e 5-të nga bllokimi i rinivimit të PD-së…