Prokurorja e dyshuar nga ndërkombëtarët për probleme pasurore Anita Jella nga Shupenza e Dibrës do të zëvëndësoi Altin Dumanin në krye të SPAK-ut

0

SPAK, tmerri dhe makthi i politikanëve të korruptuar dhe figurave të krimit, duket se do të mbetet në dorën e të ashtuquajturës Çeta e Dibrës edhe gjatë tre viteve të ardhshme. Prokurorja Anita Jella nga Shupenza e Dibrës duket se po piketohet për t’u emëruar si pasuese e Altin Dumanit në krye të SPAK.

Mandati i Altin Dumanit, i cili e ka futur emrin e tij në dhjetra dosje kundër krimit dhe korrupsionit, përfundon në dhjetor të këtij viti. Ligji e ndalon Dumanin për të kandiduar për një mandat të dytë. Edhe pse na ndajnë gjashtë muaj nga krijimi i vakancës, në prapaskenë kanë nisur lëvizjet, lobimet, bisedimet dhe kalkulimet për pasuesin e Dumanit. Interesi për pasuesin është i jashtëzakonshëm, sidomos nga politikanët me dosje të hapura.

Sipas burimeve, edhe pse formalisht kreu i SPAK zgjidhet nga KLP-ja pasi dëgjon platformat e kandidatëve dhe vlerëson rolin e tyre në dosje të rëndësishme, ka një dakordësi nga pushteti dhe përfaqësuesve të SHBA-BE në Tiranë, që SPAK të drejtohet nga një grua. Dhe emri që ka nisur të lakohet në tavolina të rëndësishme, ku si gjithnjë diktohen vendimarrjet e nxehta, është ai i prokurores Anita Jella.

Zonja Jella, e cila ka qëndruar në sistem duke u përballur me dallgë dhe tentativa për t’a rrëzuar, konsiderohet si pjesë e të ashtuquajturit Grupi i Dibrës në SPAK dhe GJKKO.

Jella u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Vetingut në dhjetor të vitit 2019. Por, vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, i kërkuan Komisionerit Publik që të apelojë çështjen me arsyetimin se ajo duhej të shkarkohej për mangësi në deklarimin e pasurisë dhe probleme të profesionalizmit. Pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Komisioneri Publik ankimoi konfirmimin në detyrë të prokurores Anita Jella, duke kërkuar në KPA shkarkimin e saj nga detyra.

Shumica e trupës së Kolegjit e përbërë nga kryesuesja Ina Rama dhe anëtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo i kanë vlerësuar të pabazuara shkaqet e ngritua nga Komisioneri duke e gjetur të drejtë konfirmimin e Jellës, ndërsa relatorja Mulaj konstaton deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë dhe probleme për profesionalizmin, duke çmuar se subjekti i rivlerësimit duhej shkarkuar.

Në shkurt të vitit 2022, KPA rrëzoi me shumicë votash ONM dhe Komisionerin Publik, duke konfirmuar në detyrë zonjën Anita Jella, asokohe kryeprokure e Durrësit.

Shumica e trupës së Kolegjit e përbërë nga kryesuesja Ina Rama dhe anëtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo i vlerësuan të pabazuara shkaqet e ngritua nga Komisioneri duke e gjetur të drejtë konfirmimin e Jellës. Ndërkaq, relatorja Natasha Mulaj konstatoi deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë dhe probleme për profesionalizmin, duke çmuar se subjekti i rivlerësimit duhej shkarkuar nga detyra.

Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prkurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007.

Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtroi funksionin për 10 vite. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

Në korrik të vitit 2024, KLP-ja emëroi me 8 vota pro (të gjithë të pranishmëve) Anita Jellën prokurore në SPAK për një mandat 9-vjeçar. Për shkak të kohës së shkurtër në SPAK, vetëm 11 muaj, zonja Jella nuk është ekspozuar deri më tani në media për pasjen në duar të ndonjë dosje VIP.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu