I-kryeministri Sali Berisha nga dita në ditë pritet të marrë një lajm shumë të keq lidhur me Partinë Demokratike. Të gjithë investimin e tij, por edhe luftën e brendshme për pushtimin e Partisë Demokratike pa folur ende drejtësia, pritet t’i kthehet në bumerang. Burimet bëjnë me dije, se pritet një rikthim i bujshëm i Lulzim Bashës në krye të selisë blu në shtator. Informacione brenda zyrës së shtypit të Bashës, paralajmërojnë surpriza për “Foltoren”, gjithashtu bëjnë me dije se Basha i ka pritur me qetësi zhvillimet e fundit në selinë blu. Terreni për ndryshime në PD ka filluar të përgatitet që tani, pasi situata brenda “Foltores” është kaotike. Basha theksoi se është dorëhequr nga udhëheqja e partisë pas përpjekjeve të pasuksesshme për ta mbajtur partinë e bashkuar pas muajsh të tërë përparjesh të brendshme që konfrontuan atë me ish-kryeministrin, Sali Berisha. Por kur kanë kaluar disa muaj nga largimi i tij, Partia Demokratike është shndërruar në një “fole grezhash” dhe është më e përçarë se kurrë. Një nga arsyet e forta, ishte premtimi i pambajtur i Sali Berishës, i cili u fut me qëllimin për të riformatuar PD, pa qenë pjesë si kryetar i saj, por që rezultoi një mashtrim duke nxitur debat të fortë brenda demokratëve.
Apeli rikthen shumë lehtë Bashën në krye të PD
Lufta për pushtet brenda “Foltores”, tregon hapur se kjo e fundit është e përçarë dhe se fati i saj është në dorë të Gjykatës së Apelit, aty ku kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj po përplas “brirët” me “Foltoren”, pasi ai ka ankimuar vendimin e paprecedent të Agron Zhukrit, i cili i fali PD-në, Sali Berishës. Mësohet se Gjykata e Apelit e ka thelluar me themel këtë çështje dhe se pritet që të rrëzojë vendimin e Zhukrit, pavarësisht se Sali Berisha po e shantazhon atë dhe madje ka paralajmëruar se nuk do të njohë asnjë vendim të saj. Mësohet se vendimi i Apelit, i cili zhbën vendimin e Agron Zhukrit,e kthen Partinë Demokratike në pikën zero dhe i hap rrugë Lulzim Bashës të marrë vendime, deri sa të mbahen zgjedhje të reja. Sot që flasim “Foltoren” nuk e njeh asnjë institucion dhe se kryetar zyrtar i PD, figuron Lulzim Basha, ndërkohë që edhe logoja dhe vula e PD, janë ato që kjo parti ka pasur përpara se barbarët e “Foltores” të udhëhequr nga Berisha e pushtuan atë, e ku shkuan derti atje sa falsifikuan vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Pra, një vendim i Apelit kundër Berishës, do të “fikë” të gjitha planet dhe ëndrrat që kanë thurur ditë e natë besnikët e kryefoltoristit. Nëse Apeli flet pro Bashës, Berisha i ka keq punët. Nisur nga fakti që ligji i jep të drejtë Bashës të drejtojë PD-në, mësohet se në lojë do të hyjë Përmbarimi, i cili do të nxjerrë Berishën nga selia blu. Në këtë kontekst, gazeta ka mësuar se pas këtij veprimi dhe në kushtet ku Sali Berisha dhe mbështetësit e tij do të bëjnë rezistencë, mësohet se drejtuesit legjitim të Partisë Demorkatike do të pajojnë një polici private për të ruajtur godinën. Kjo strategji pritet t’i hapë telashe Berishës, pasi ai dhe mbështetësit e tij nuk mësyjnë dot në godinën blu, sikundër bënë më 8 janar të këtij vitit, pasi policia private nuk pret urdhra nga Basha apo Alibeajn dhe se ligji i jep të drejtë asaj që të thërrasë në ndihmë Policinë e Shtetit, për të shtypur revoltat apo dhunën që mund të aplikohet nga ithtarët e Berishës.