Shkruan Zef Ndreka
Tani në PD ka ngrirë buzëqeshja në buzë pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 11-Majit, ku arritën të marrin vetëm 42 deputetë.
Alibitë mbaruan. Nuk bënë punë.
KQZ ka filluar të çerifikoje zgjedhjet dhe të shpërndaj mandatetcpër deputetet e rinj të zgjedhur.
PD-ja sërish humbi. Më thellë se kurrë. Dita ditës në një formë apo në një tjetër po i njohin zgjedhjet, por duke kërkuar që tani ndryshime në Kodin Zgjedhor që e miratuan vetë, ndryshime të zonave zgjedhore, deri në ndryshime të tjera kushtetuese.
Kjo njohje e ngadaltë e rezultatit të zgjedhjeve nuk po shoqërohet me përgjegjësitë e humbjes dhe me zbatimin e nenit “Basha” siç e ka emërtuar vetë Berisha.
Përse nuk bëhet analizë për zgjedhjet në PD?!
Qoftë edhe formale, sepse Berisha është i mbrojtur siç mbrohet çdo ditë nga servilët e tij, është parti e tij përsonale, familjare. Ka 42 deputetë të bidonëve të mbyllur. Pra 42 kamikazë të pa lëkundur të tij!
Në rastin e një analize, a do të mundctë guxoj njeri në PD ti kërkoje të dorëhiqet menjëherë Berisha? Të artikuloje qartë se PD-ja ishte e destinuar të dështonte?
A do të mund njeri të theksonte me forcë se PD-ja dhe Berisha ishin të mbytur nga sindromet e vitit zero?!
A do të guxoje njeri të artikuloje qartë se populizmi i plakur i Berishës, fushata e territoreve, listat e mbyllura, e mbyllën PD-në duke e mbajtur peng të tij?!
A do të guxoje njeri të artikuloje qarte se PD-ja nuk është parti popullore por një oligarki politike me lidership që nuk të çon asnnjëherë në fitore?!
Sigurisht që pyetjet mund të vazhdojnë pa fund. Sepse në çdo analizë që bëhet, PD-ja e drejtuar nga Berisha ka luajtur për të konfiskuar demokracinë në Shqipëri.
Lufta ekzistenciale e PD-së dhe Berishës e fragmentalizuan opozitën vetëm për hallet përsonale e familjare.
Me këto zgjedhje mbaroi edhe roli i Hosanës!
Do të mbaroj edhe onanizmi politik I Berishës, sepse demokratët gjithnjë e më shumë po zhgënjehën.
Partitë përsonale janë të destinuara të zvogëlohen apo të shuhën. Sepse vetë Berisha dhe Basha prej shumë vitësh e nxorrën PD-në nga orbita e fitorës, nga sistemi i fitorës.
Sëbashku të dy krijuan ciklin e bllokimit të demokracisë, duke e sjellë PD-në në një markatë të skaduar për shqiptarët.
Marrëveshja e tyre pas shpalljes non grat-a nga SHBA-te, iu diktoi atyre të luanin mission accomplished, pra mision të mbaruar.
Kështu, beteja e tyre mbeti vetëm për të fituar vetëm kreun e opozitës.
Rikthimi i Berishës siç e kemi thënë shpesh më parë, rezultoi vetëvrasje politike edhe për opozitën, për arësyen e thjeshtë se përfshiu një forcë politike në hallët e tij. Berisha filloi të bënte opozitën e djallit në kështjellën e rrënuar politike të pushtuar, duke e bllokuar PD-në të rinovohet.
Berisha mundi vetëm PD-në!
Ai mbetët kundërshtari i vërtetë politik i ndryshimeve në PD, duke e shitur gjithë opozitën. Vetëm ai e ka futur PD-në në një hulli humbëse, duke e lodhur e stërlodhur sugjestionimi i tij deri në thyerjen e boshtitbtë opozitarizmit për halle përsonale.
Për më tej, sot shqiptarët nuk duan opozitë totalitariste, nuk e duan PD-në dele të zezë.
Ndërkohë perendimi refuzon qartë klasën e vjetër politike, kështu sa të jetë Berisha demokratët do të shohin vetëm “tymin e zi”.
Sepse ai është jo vetëm i korruptuar, jo vetëm minues i demokracise, jo vetëm shkatërruesi i drejtësisë, por edhe një arsonist dhe piroman.
Fermani i parevokueshëm i ardhur nga Britania e Madhe për Berishën dhe 27 të tjerë, ia djeg sagën Berishës së pa shpresë.
Mëkat i madh për politikën, për Shqipërinë, për PD-në, këtë aset kombëtar që mund ta quajmë ende. Aty ka shumë mëkatarë, shumë që mendojnë, shumë që heshtin.
Dihet se Kisha është vendi ku mbidhën mëkatarët.
Në PD, i kanë shkuar pas Berishës!