35 vite mashtrim spektakolar, populli në mëshirë, politika në pazar

0

Shkruan Arban Murçaj

Shekulli i ri i politikës shqiptare, është pa dyshim kulmi i i pazareve për ndëshkim dhe nënshtrim të shqiptarëve. Në fakt, për më shumë se tre dekada, politika shqiptare i ka kthyer shpinën popullit deri në armiqësi.

Të fortët janë shtirur sikur po ndërtojnë jo një shtet, por në realitet kanë ngritur një një mbretëri. Kanë punuar për veten dhe rrethin e tyre të ngushtë, duke varfëruar shqiptarët.

Në këtë vend, gjithçka që është bazamenti i një shteti ligjor– drejtësia, shërbimet, dinjiteti dhe ecja me hapin e kohës, janë vetëm në letra dhe nuk kanë fare vlerë.

Ata që duhet të ishin në shërbim të kombit, luftuan vetëm për kolltukun, pasurinë dhe klientelën.

Shqiptarët e ndershëm, ata që e duan vendin pa kushte, duken sikur kanë lindur vetëm për të duruar, për të heshtur e mbijetuar.

Kjo është tragjedia e kombit tonë në këtë shekull që fluturon:

Në këtë cep të Ballkanit dashuria për atdheun ngjan të ketë ngatërruar udhë, ndërsa mashtrimi dhe hajdutëria bëhen rrugë suksesi për bosët që vijnë nga hiçi.

Një këtë vend, të jetosh me nder është sakrificë, të pasurohesh pa turp është strategji. Dhe ajo që biem dakord të gjithë është se Shqiptarët nuk lindën as të varfër, as për të vuajtur, por politika i nënshtojë me detyrim.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu