Hetimet e SPAK për pasuritë dhe lidhjet financiare të ish-çiftit Ilir Meta – Monika Kryemadhi kanë hyrë në fazën finale. Sot SPAK ka nisur komunikimin e akzuave për bashkëpunëtorët e tyre.
Një ndër ta është Pirro Xhixho, babai i deputetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.
Pirro Xhixho është thirrur nga Prokuroria e Posaçme për t’u njohur zyrtarisht me akuzat dhe provat që rëndojnë ndaj tij. Ai u pa teksa futej në ambientet e prokurorisë.
Burime nga hetimi konfirmojnë se SPAK ka administruar dokumente, kontrata financiare dhe të dhëna bankare, që dyshohet se lidhen me skema të paligjshme të pasurimit.