Ish-presidenti Ilir Meta ka kërkuar zyrtarisht ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, vetëm pak orë pasi SPAK-u mbylli hetimet ndaj tij dhe katër personave të tjerë. Në një kërkesë drejtuar gjykatës, Meta kërkon një masë më të butë, atë të “ndalim për të dalë jashtë vendit”, duke argumentuar se nuk ka asnjë rrezik për të ndikuar apo fshehur provat.
Në padinë e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, avokatët e ish-presidentit theksojnë se mbyllja e hetimeve ndryshon rrethanat procedurale, duke e bërë të panevojshme masën ekstreme të arrestit.
Argumentet e mbrojtjes së Metës
Avokatët e Metës, në kërkesën e tyre, mbështeten në nenin 228, paragrafi 3 i Kodit të Procedurës Penale, duke theksuar se nuk ekzistojnë më kritere të rëndësishme për mbajtjen e tij në burg:
Mungesa e rrezikut për provat: Me mbylljen e hetimeve, sipas tyre, nuk ka më asnjë rrezik për të ndikuar në vërtetësinë e provave.
Mungesa e rrezikut të arratisjes: Theksohet se Meta nuk ka asnjë arsye për t’iu fshehur procesit gjyqësor.
Mungesa e rrezikut për të kryer krime të tjera: Mbrojtja argumenton se Meta nuk është duke ushtruar asnjë funksion publik, prandaj nuk përbën rrezik për të kryer krime të ngjashme.
Në kërkesë, avokatët e Metës bëjnë një krahasim të fortë, duke e cilësuar arrestimin si “izolim total, tamam si lideri i opozitës Ruse Navalny”. Ata sjellin si precedent edhe rastin Gëllci, ku Gjykata e Strasburgut rrëzoi vendimin e SPAK-ut.
Pengimi i veprimtarisë politike
Një tjetër pikë e fortë në kërkesë është pengimi i Ilir Metës për të ushtruar të drejtat e tij politike si lider i opozitës. Avokatët deklarojnë se atij nuk i lejohet të takohet me anëtarë të partisë, deputetë apo eurodeputetë, dhe i është hequr e drejta për të përdorur telefonin e institucionit për të komunikuar me ta.
Mbrojtja argumenton se një politikan nën hetim duhet të trajtohet me dinjitet njerëzor dhe të mos i privohet e drejta për të ushtruar veprimtarinë politike, duke theksuar se duhet të prevalojë prezumimi i pafajësisë, siç parashikohet edhe në Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Related Posts
Edi Rama jep lajmin e papritur: Eshte vendosur, nga kjo date te gjithe do
Pl*gosi nënën drejtoreshe shkolle 7 herë me thikë, i ndodh ajo qe nuk pritej te birit, zbulohen fakte te reja rreqethese
I d*nuar për zhd*kjen e Remzi Hoxhës, Anglia ngre ‘al*rmin’ për Ilir Kumbaron, cfare po i ndodh pas kaq shume vitesh
Makina merr zv*rrë çiftin në Sarandë, pamjet tr*nditëse publikohen në rrjet (Video)
Tr*gjedi ne ajer! Rrezohet helikopteri ushtarak, vd*sin dy ministrat e rendesishem