Shkruan Altin Goxhaj
Një popull i tredhur nga një Klloun me syze të kuqe, bën gati valixhet për tu arratisur si rrugë shpëtimi, rrugë e shtruar me kujdes nga Kllouni.. Kaq idiotë të jenë?
Konkluzioni im është se nuk e ka meritën SuperKllouni dhe as Sorosi, që në fund të fundit gjeti popullin e duhur në të gjithë globin për tu rrëmbyer Kopshtin e Edenit (vendi më i bekuar në planet) dhe për ti përzënë nëpër botë! Është impotenca mendore e popullit për të ndarë shapin nga sheqeri, për të kuptuar se kë duhet të dëgjojnë dhe kë duhet të kërkojnë ti përfaqësojë (ndjekin rregullisht kllounë dhe sharlatanë siç bënë edhe herën e fundit me Tikun dhe hallon e tij) si dhe karakteri i pamoralshëm i allishverishit të individit popull!
Popullit dhe individit popull i mungon çdo raport me respektin për të vërtetën, të moralshmen, TË DREJTËN! Nuk gjen popull që të jetë kaq i korruptuar në shpirt duke mos pasur asnjë çikëz respekt për të drejtën, të ndershmen, të mirën! Çdo raport dhe sjellje, mendim dhe emocion është thjesht ajo e të uriturit për të përfituar, për të bërë “të zgjuarin” në pisllëk, për të gjetur një shteg pazari me të fortin, të fuqishmin, të ushqyer nga uria, babëzia, cmira, xhelozia, duke u gëzuar për këdo komshi që ka radhën për ta ngrënë me shpresë se vetes do ti vijë radha më vonë dhe mund të shpëtojë me lloj lloj lojërash dhe fshehjeje..
Mos harroni se askush nuk kërkoi falje për asgjë por veç spiunuan të tjerët.. Nuk kërkoi askush falje për sjelljen e tij në 1967 kur prishën kishat dhe xhamiat si akti më i ndyrë servil i përdhosjes dhe mohimit të Zotit!
ASKUSH NUK TË SHPËTON PO NUK DESHE VETË TË SHPËTOHESH!
P.s. Pasqyra më e pastër që ekspozon popullin e tredhur është guximi i një Friksi për të ecur rrugëve dhe shesheve pa ja ndjerë për kërënd duke poshtëruar gjithë dynjanë, ndërkohë që Enver Hoxha me gjithë atë super pushtet lëvizte me qindra roje të armatosura!