Hetimet e 21 janarit në një fazë të re

0

Shkruan Zef Ndreka

Thirrja në SPAK e ish kryeministrit Berisha është zhvillim shumë domethënës, ndoshta më i rëndësishmi në gjithë sagën 14-vjeçare të 21 Janarit.
Deri më tani ne dijmë që Lulzim Basha është marrë në pyetje si dëshmitar lidhur me vendimmarrjen për përdorimin e armëve në protestë dhe për urdhrat e zinxhirit komandues të Gardës.
Sali Berisha, si ish-kryeministër i asaj kohe, thirret nga SPAK ditën e premte në orën 10:00 dhe ky është një moment politikisht dhe juridikisht shumë i ngarkuar.
Natyrshëm lind pyetja:
Çfarë pritet të ndodhë?!
Statusi i thirrjes është kyç. Nqs Berisha paraqitet si “person nën hetim”, pra jo më si dëshmitar, atëherë do të thotë se hetimet janë futur në fazë të re. SPAK mund të ketë siguruar prova të reja nga dëshmitë, dokumentet arkivore, apo komunikimet brenda qeverisë së asaj kohe.
Do të ketë një përballje indirekte Basha–Berisha.
Duke qenë se Basha është thirrur më parë, ekziston mundësia që ai të ketë dhënë një version të ngjarjeve që e zhvendos përgjegjësinë më lart në piramidë. Nëse ka ndodhur kjo, SPAK do të kërkojë të verifikojë versionin përmes pyetjeve ndaj Berishës.
Pyetja tjetër që lind:
A mund të ketë skenar bashkëpunimi?!
Deri tani, Berisha ka mohuar çdo përgjegjësi, duke e quajtur ngjarjen “puç shtetëror të Ramës”.
Megjithatë, thirrja e tij nën status hetimor mund të përbëjë presion real. Nëse shikon që provat janë të forta, një formë bashkëpunimi teknik, për shembull, pranimi i dijenisë pa urdhër të drejtpërdrejtë nuk përjashtohet.
Nga ana tjetër, Berisha politikisht e sheh bashkëpunimin si pranim faji, gjë që bie ndesh me strategjinë e tij mbrojtëse prej vitesh.
Kështu, SPAK ndodhet në fazën më të ndjeshme të këtij dosjeje. Nëse arrin të zbardhë zinxhirin komandues shtetëror që çoi në vrasjet e 21 janarit, pra kush dha urdhrin, kush e transmetoi, dhe kush qëlloi, kjo do të jetë rasti i parë real i përgjegjësisë politike të nivelit më të lartë në Shqipëri që nga ’90-ta.
Nqs dëshmia e Bashës është e detajuar dhe e verifikueshme, ajo mund të bëhet çelësi për ta çuar hetimin deri në fund.
Por gjithçka varet nga e premtja, nëse Berisha paraqitet dhe çfarë statusi procedural do t’i njoftojë SPAK.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu