Protesta e PD-së që largoi vetëm Salianjin

0

Shkruan Zef Ndreka

Protesta e PD-së arriti vetëm një “sukses të rradhës”, largimin zyrtarisht vetëm të Salianjit, pasi sipas Berishës, ai preku dhe kaloi vijën e kuqe!
Ky dështim dhe kjo sjellje në vazhdimësi e Berishës, tregoi se PD-ja ka shfaqur prej vitësh simptomën e qartë të krizës së thellë ku ndodhet bashkë me gjithë opozitën shqiptare.
Në pamje të parë, njoftimi apo paralajmërimi i protestës u shpall si protestë e madhe kundër qeverisë, por në thelb rezultoi pa asnjë objektiv të qartë politik, pa asnjë kauzë konkrete qytetare, pa asnjë strategji dhe pa vazhdimësi.
Po ta shikojmë qartë dhe ftohtë, bilanci real i protestës së radhës, ishte minimal, sepse nuk pati asnjë tronditje të pushtetit,
asnjë fitore morale apo politike, asnjë rritje të besimit publik.
E vetmja pasojë për të, ishte izolimi edhe më i madh i Salianjit, i cili u përdor si figurë për të justifikuar një përplasje të kontrolluar, pa asnjë rrezik për Berishën, lidershipin real të PD-së.
Edhe këtë radhë, kjo protestë tregoi disa të vërteta të hidhura për opozitën në përgjithësi, dhe veçanërisht PD-në e cila nuk prodhon më kauza, por vetëm reagime emocionale.
Dihet edhe nga praktikat demokratike por edhe nga teoritë politike se protestat shërbejnë vetëm për konsum të brendshëm, për të mbajtur bazën të tensionuar dhe jo për të ndryshuar realitetin politik.
Është për tu cilësuar se figura në politikë si Salianji janë aq lehtësisht të zëvendësueshme, ndërsa struktura e vjetër e komandës në PD mbetet e paprekur, pavarësisht dështimeve pa fund.
Por duhet theksuar, se protesta e 22 dhjetorit, nuk i shërbeu as opozitës dhe as qytetarëve. Ajo shërbeu vetëm për të zhvendosur vëmendjen nga dështimet strategjike, për të ricikluar narrativën e viktimizimit të Berishës dhe për të treguar edhe një herë se PD sot është më shumë një mekanizëm mbijetese sesa një alternativë qeverisëse.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu