Studiuesi Taulant Muka, gjatë një interviste në emisionin “Quo Vadis” akuzoi qeverinë shqiptare për krijimin e një sistemi që ka kapur shtetin. Ai deklaroi se kryeministri Edi Rama, është në një fazë rënieje politike dhe se mandati i tij po shkon drejt fundit.
“Sistemi që ai ka krijuar me përdorimin e parasë publike që në fillim të mandatit në funksion të zgjedhjeve të ardhshme është sistemi që ka kapur shtetin. Rama ka rënë, Rama ditët i ka të numëruara. Nuk ka ku të shkojë megjithë sistemin e vet që ka ndërtuar t’i shpëtojë kësaj gjendjes katastrofike. Ka disa detaje që të bëjnë të mendosh se Rama ka rënë. Rama në momentin që dilnin njerëz të akuzuar nga SPAK i lëshonte, është hera e parë që Rama nuk lëshon asnjë prej personave që po dalin para SPAK. Pse? Sepse rënia e tyre do të thotë rënie e Ramës. Drejtoresha e AKSHI-t është simboli i marrjes peng së një shteti.
Të gjitha të dhënat tona janë aty, të marra nga mafia. Është cenuar jo vetëm siguria jonë, por edhe e shteteve të tjera, sepse kanë punonjësit ambasada. Drejtoresha e AKSHI-t është ende në detyrë, nuk është shkarkuar nga detyra.”, tha Muka.








