Shkruan: Naim Flamuri
Më 16 janar 2026, kryeministri zhvilloi një mbledhje maratonë me grupin parlamentar dhe drejtuesit e PS-së në Pallatin e Brigadave. Një ritual i njohur: fjalë bajate, të konsumura e të skaduara në çdo pikë. Asgjë e re.
Asgjë e gjallë. Zëri i tij, i frikësuar, i ngjirur, i tendosur, ndërsa përreth anëtarët e mpirë bëjnë iso. Jashtë duket disiplinë, brenda zemrat flasin tjetër gjuhë. Të gjithë e dinë: kjo qeveri është fundosur bashkë me kreun e saj, dhe Partia Socialiste nuk ka asnjë alternativë tjetër veçse të fundoset me të. E megjithatë, guximi cinik vazhdon. “Dy vitet e ardhshme do punoj si asnjëherë më parë.”
Çfarë do të thotë kjo?
Që u vodh aq shumë në këto tre mandate sa tash, kur toka po digjet nën këmbë, kujtohen për popullin? Kur e gjithë skema e hajdutërisë ka përfshirë pothuajse krejt kabinetin, ministra e zyrtarë njëri pas tjetrit? Tani që jorgani po digjet, tani që frika ka hyrë në sallë, tani flitet për punë. Vonë. Shumë vonë. Isoja vazhdon, por fundi dihet.








