Luaj një ferrë e del një horr!

0

Shkruan Zef Ndreka

Një shprehje e fortë kjo që e dëgjonim dikur nga një metalurg në Rubik shumë vite më parë. Kjo shprehje shumë therëse që në fakt ka atë mençurinë popullore që duket si shaka, por në fakt është diagnozë shoqërore.
“Luaj një ferrë e del një horr” , sot na flet për një realitet të hidhur. Mjafton të trazosh pak sipërfaqen dhe del në pah diçka e shëmtuar që ishte fshehur.
Ai metalurgu, edhe pse e tallnin, paska qenë më filozof se shumë “të ditur” atje. Sepse kjo thënie përdoret për disa situata sidomos tipike, psh, kur hapet një problem i vogël dhe papritmas del kalbëzimi i madh. Ose nëse bëhet një hetim i vogël, një pyetje e thjeshtë, apo një kontroll rutinë dhe papritur zbulohen abuzime, korrupsion, pazare, mashtrime.
Pra, ferra është preteksti, ndërsa horrat janë sistemi që del zbuluar.
Gjithashtu, kur dikush shtiret i qetë, por brenda ka helm në shoqëri, në politikë, në punë. Dhe mendon se ke të bësh me njerëz normalë, por mjafton një konflikt i vogël dhe del fytyra e vërtetë, del arroganca, ligësia, pabesia.
Por më tepër përforcohet kjo shprehje kur trazohen interesat. Derisa gjithçka është në rehati, duket sikur ka rregull. Sapo prekën privilegjet e dikujt, fillon menjëherë ulërima.
Pra, ferra ishte dhe është sistemi i heshtjes.
Horrat janë ata që përfitojnë prej saj.
Kjo shprehje është një ironi e bukur. Edhe pse metalurgu mbase nuk kishte libra filozofie, por kishte më të rëndësishmën, eksperiencën, jetën. Dhe njerëzit që e tallnin, ndoshta ishin pikërisht “horrat” që ai përshkruante.
Shprehje si kjo kanë lindur nga përvoja me padrejtësinë, me zhgënjimin, me hipokrizinë. Ato janë si gozhdë të vogla, por që hyjnë thellë.
Në fakt, kjo shprehje shkon më tej dhe problemi nuk është se ka horra plot, por se shpesh duhen trazuar ferrat që të duken.
E solla si kujtim këtë shprehje të metalurgut, sepse duket sepse më kishte lënë mbresë.
Mbase me të drejtë pasi disa “të thjeshtë” shohin më qartë se turmam…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu