Shkruan Zef Ndreka
Ishte një godinë e mrekullueshme, nga më të rrallat e para ndonjëherë. Për të, thuhej se ishte godinë e vetë Zotit të madh, ku mund të pyesje dhe të merrje përgjigjën për çdo gjë që kishe interes.
Atë ditë, aty u futën tre përsona , kuptohet për të pyetur e ftilluar për të ardhmën e tyre.
Presin radhën, në një holl të madh dhe luksoz, për t’u futur një nga një brënda.
I pari futet një gjerman.
Kush je dhe përse ke ardhur këtu? -e pyet dikush i pa dukshëm aty nga brënda.
-Une jam gjerman dhe dua t’a mësoj , pra të di, edhe sa kohë do të më duhet për të punuar kështu siç po punojmë, që të jetojmë më pas përjetë të qetë, pa probleme, në bollëk, të lumturuar, etj -pyet ai.
Aaaa, ju gjermanët që punoni shumë, që jeni shumë të saktë dhe shumë të kulturuar, ju duhen edhe 10 vjet të sakrifikoni kështu me këtë ritëm! Më pas, do të arrini ato që ëndërroni! -ishte përgjigja nga i pa dukshmi brënda.
Gjermani, menjëherë ndërhyri! -nuk mundem te sakrifikoj edhe 10 -vite të tjera kështu, nxorri pistoletën dhe papritmas qëlloi vetën në kokë.
Të dytit i vjen radha të futet një amerikan.
Po i njëjti ritual, po të njëjta pyetje. Kush je, dhe përse ke ardhur këtu?! – e pyet përsëri i padukshmi.
Dua te di edhe sa kohe do të.
-Aaaa ju amerikanëve ju duhen edhe 5 -vite të punoni kështu, dhe do arrini parajsën! – i foli i pa dukshmi brënda.
Menjëherë edhe amerikani nxorri pistoletën dhe vrau vetën! Nuk mund të duronte kështu edhe 5 vjet!
I fundit , vjen radha e shqiptarit.
Kush je, dhe përse ke ardhur këtu?! – e pyet nga brënda i pa dukshmi!
Jam shqiptarë. Erdha o Zot, të më thuash edhe sa vjet na duhen ne shqiptarëve për të arritur në parajsë?!
– Edhe ju doni të arrini parajsën?! – pyeti Zoti!
Dhe bam , u dëgjua një krisëm.
Zoti vrau vetën përballë shqiptarit.!
Promoted Content