Edi Rama i kërcënuar si dëshmitar i “Belinda Balluku”?

0

Shkruan Basir Çollaku

Seanca e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, dje në Kuvend, përballë tre prokurorëve të Strukturës së Posaçme, ishte një shfaqje e panikut të mazhorancës, në metrat e fundit të vendimmarrjes, ku mosdorëzimi ka shenja pengu.
Kryeministri, është në presion ndërkombëtar të përditshëm, për të mos penguar drejtësinë. Për të dorëzuar zëvëndësen me çdo kusht.
Zyrtarë të ministrisë së drejtuar ende nga e pandehura Belinda Balluku, ende në zyrë, derisa Gjykata Kushtetuese të mbyllë shtatzaninë qeveritare të publikimit të vendimit, si dhe emra të tjerë të botës së krimit të organizuar, kanë kërcënuar dëshmitarët. Së paku në dy raste. Kanë kërkuar të blejnë rrëfimet e tyre në interes të zëvëndëses së Ramës?
Duan të pakësojnë provat kundër numrit 2 në dosje. Janë kërcënuar edhe prokurorët.
Radha vijon..
Prokurorët u shprehën se kanosjet e dëshmitarëve, janë kërcënime për jetën. Këtë nuk e kanë bërë kolegët, mes njëri-tjetrit. A është kjo koha e kërkuar nga Balluku dhe mundësuar nga Rama, për të vepruar?
Për të ndërhyrë në dëshmi, për ti ndryshuar, për të kthyer në favor të tyre. Për të zhdukur kudo munden prova, kompromentuese për abuzimet e kryera?
Cili është interesi i kanosësve?
Kush i ka “punësuar”?
A janë të paguar?
Janë të lidhur me hallet e shumë bizneseve të përmendur në dosjen e zv/kryeministres?
Duket se emrat nuk janë të panjohur, pasi grupet kriminale rreth ministrisë së rrugëve dhe energjisë, kishin thuajse etiketa publike, në Tiranë, Fier, Durrës, Vlorë, Kukës, Dibër, Shkodër, Lezhë, Elbasan etj. Organizata është tej imagjinatës e madhe..
Po Rama?
A është kërcënuar kreu i qeverisë nga kampi “Bela”??
A ka marrë ai mesazhe për kujdes-bërje?
Dyshimet janë shumë. Sjelljet e tij tregojnë se ka diçka përtej të zakonshmes. Legjendat urbane se Balluku me marrjen e njoftimit e pandehur i ka thënë shefit qeveritar, se unë nuk iki, se po ika të marrë me vete, kanë shtrat të lartë besueshmërie. Emërimet nga vakancat për shkak hetimor janë bërë po nga zonja e akuzuar. Emrat potencialë të kanosjeve janë edhe aktorë ekonomikë dhe elektoralë edhe kriminalë. Duhet besuar se Rama i njeh edhe vetë. Ua di forcën e veprimit dhe fuqinë e ndodhjes së aktit të premtuar. Kanë dhënë prova. Zvarritja dhe përballja e Ramës në mbrojtje të Ballukut, nuk është arsye ligjore, por histori frike.
Kush fiton?
Prokurorët hodhën prova shtesë dje në seancë. Në fillim akuza ishte në nivelin e kërkimit deri në 10 vite burg. Dje ata thanë se deri në momentin aktual, e pandehura Balluku rrezikon 35 vite burg. Një vepër e përsëritur sipas tyre 9 herë. A jemi në rrugën e akuzave të reja për zëvëndësen e Ramës?
Po shkohet në rikualifikim të veprës në grup të strukturuar dhe organizatë kriminale? Kryerje të veprimeve në bashkëpunim? Mesazhet e dosjes tregojnë shpesh porositë e Edi Ramës për dhënie tenderash biznesmenëve pas takimeve me të. E sjell kjo KM person në hetim në kuadër të këtyre bashkëpunimeve?!
Gjasat thonë po. Zaret janë hedhur!
Nga i përkëdhelur në i padëshëruar. Deliret e Edi Ramës si ai është krijuesi i reformës në drejtësi e jo Noc Rrokë amerikanë apo evropianë kanë ndërruar krahë.
Duket se prej muajsh, për partnerët nga USA dhe BE, Rama është noc rroku i prishjes së reformës, pengimit të SPAK dhe drejtësisë. Draftet për ndryshime të Kodit Penal dhe Kushtetutës hidhen në tregun e njoftimeve nga ushtria e tij mediatike.
Përpjekja e fundit për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë, ndonëse me lobingje la gjithë Shqipërinë peng, doli pëprjekje e zezë. Gjermanë, holandezë, austriakë, belgë, e të tjerë në BE, pa harruar amerikanët kryesues, duan ta “vrasin” djallin që vetë-krijuan.
Rama është kryepunëtor dhe kryedëshmitar në dosjen Balluku, ndaj ndihet i kryekërcënuar..! Ai e di nga kush!!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu