Shkruan Zef Ndreka
Kohëzgjatja e luftes në rajonin e rëndësishëm gjeopolitik si Lindja e Mesme, do të ketë ndikim të madh në ekonominë botërore. Sa më shumë të zgjasë konflikti, aq më të thella bëhen pasojat e luftës. Mëse shumti ndikimi i madh në ekonomi, do të vij përmes disa zërave kryesorë:
– si çmimi i energjisë që përfshinë naftën dhe gazin.
Dihet se rajonet ku zhvillohen shumë nga këto konflikte janë prodhues të mëdhenj energjie.
Kështu, po u zgjat lufta, çmimi i naftës dhe i gazit do të rriten.
Kjo luftë do të rris koston e transportit, të prodhimit dhe energjisë në gjithë botën me pasoja inflacion global.
Nqs do të përfshihen më shumë vende ose do të preken rrugë strategjike si ngushtica detare, çmimet do të mund të rriten shumë shpejt.
– në tregtinë ndërkombëtare, lufta do të mund të prishë korridoret kryesore të tregtisë.
Transporti detar do të bëhet më i shtrenjtë për shkak të sigurimeve, të devijimeve të rrugëve etj.
Po ashtu, mallrat do të vonohen dhe zinxhirët e furnizimit do të dobësohen.
Të gjitha këto do të ndikojnë sidomos në ushqim, në teknologji dhe në lëndët e para industriale.
– do të prishën tregjet financiare dhe kjo në vartësi të kohëzgjatjes se luftës, sepse lidhet me rritjen e pasigurisë në tregje. Kështu, për këto arësye, investitorët do të kërkojnë të largohen nga rreziku.
Po ashtu do të kemi rënje të bursave dhe kapitalet do të zhvëndosen lligjikisht drejt aktiveve më të sigurta, drejtë arit dhe dollarit.
– nga ana tjetër do të ketë rritje të shpenzimeve ushtarake, ku shumë shtete do të rrisin buxhetet për mbrojtjen. Kjo do të sjellë rritjen e borxhit publik dhe paratë do të largohen nga investimet në ekonomi, në arsim apo për zhvillim.
– nga kjo luftë, nqs konflikti zgjatët shumë dhe përfshihen fuqitë e mëdha do të mund të kemi rrezikun e krizës ekonomike, sepse realisht giditët energjia dhe tregtia globale. Kështu, ky konflikt mund të çojë në ngadalësim ekonomik global ose edhe recesion në disa ekonomi të mëdha.
Për ta përmbledhur me dy fjali, mund të themi se luftë e shkurtër do të ketë një ndikim të kufizuar dhe të përkohshëm në tregje. Ndërsa një luftë e zgjatur do të rrisë inflacionin, do të rrisë çmimet e energjisë, do të vështirësojë tregtinë dhe do të rrisë rrezikun për një krizë tjetër ekonomike globale.








