A mund të filloj një Luftë e Tretë Botërore?

0

Shkruan Zef Ndreka

Shumë strategët ushtarakë dhe shumë studiues të marrëdhënieve ndërkombëtare, diskutojnë zakonisht disa mu dësi kryesore nga të cilët mund të shpërthente një konflikt global. Sigurisht që nuk janë parashikime të sigurta, por zona rreziku ku përfshihen drejtpërdrejt fuqitë e mëdha.
Për shëmbull, mundësia e konfliktëve të Tajvanit, statusi i të cilit është një nga pikat më të rrezikshme në botë. Sepse, gjithnjë Kina e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj. Ndërkohë, SHBA-të dhe disa aleatë të saj, janë të zotuar ta mbrojnë ishullin në rast sulmi nga Kina.
Kështu, nqs Kina do të përpiqej ta pushtonte Tajvanin, SHBA-ja mund të ndërhynte ushtarakisht, por në këtë konflikt mund të përfshiheshin edhe Japonia me Australinë. Atëhere konflikti, sigurisht do të përfshinte flotat më të mëdha detare të botës.
Shumë analistë e mendojnë dhe e kanë shprehur se ky, është skenari më i rrezikshëm për një luftë globale.
Një shembull si mundësi tjetër do të ishte përshkallëzimi i luftës në Ukrainë, pasi konflikti aktual mes Rusisë dhe Ukrainës tashmë përfshin indirekt shumë shtete të NATO-s.
Rreziku kryesor në këtë rast do të ishte nëse Rusia do të përplasej drejtpërdrejt me një nga shtetet e NATO-s, ose nëse përdoren armë bërthamore taktike.
Sipas nenit 5 të NATO-s, një sulm ndaj një vendi anëtar konsiderohet sulm ndaj të gjithëve, gjë që mund të përfshinte shumicën e fuqive ushtarake të botës në konflikt.
Shëmbull tjetër mundësie, do të ishte përplasja e madhe në Lindjen e Mesme me një konflikt të drejtpërdrejtë mes Israelit dhe Iranit, i cili mund të përfshijë shumë aktorë të tjerë.
Në këtë konflikt, mund të përfshihen SHBA-të në mbështetje të Izraelit, grupe të armatosura rajonale si Hezbollah si dhe shtete të Gjirit dhe aktorë të tjerë rajonalë.
Për shkak të naftës dhe rrugëve energjetike, një luftë e madhe në këtë rajon do të kishte pasoja globale ekonomike dhe ushtarake.
Ajo që e bën luftën moderne shumë më të rrezikshme, është nëse këto konflikte ndodhin në të njëjtën kohë dhe mund të krijohet një situatë ku SHBA-ja përballet direkt me Kinën në Azi dhe Rusia përballet direkt me NATO-n në Evropë, ndërsa Lindja e Mesme përfshihet në një luftë rajonale.
Është pikërisht ky, konfigurimi klasik i një lufte të re botërore.
Megjithatë, ka faktor që e pengon këtë mundësi, që është frika nga armët bërthamore që do të thotë se një luftë totale mund të shkatërrojë gjithë civilizimin.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu