Kreu Aktualitet Goditje globale nga Departamenti Amerikan i Shtetit: Sanksione vizash për lidhjet me...

Goditje globale nga Departamenti Amerikan i Shtetit: Sanksione vizash për lidhjet me kartelin Sinaloa Cartel

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ashpërsojnë masat kundër individëve të lidhur me krimin ndërkombëtar dhe organizatat e drogës, duke zgjeruar kufizimet e vizave për persona që konsiderohen se veprojnë kundër interesave amerikane.
Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e fundit të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, i cili njoftoi vendosjen e kufizimeve të reja për 75 individë të lidhur me Sinaloa Cartel, një nga organizatat më të fuqishme të trafikut të drogës në botë.
Sipas deklaratës, masat prekin anëtarë familjesh dhe bashkëpunëtorë të afërt të personave të sanksionuar më parë në kuadër të Urdhrit Ekzekutiv 14059, i cili synon luftën kundër narkotrafikut dhe rrjeteve kriminale ndërkombëtare.
Në një reagim publik në rrjetet sociale, Rubio theksoi se administrata e Donald Trump është e vendosur të forcojë sigurinë kombëtare dhe rajonale, duke goditur strukturat që mbështesin të ashtuquajturit “narkoterroristë”.
“Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të mbrojë amerikanët nga drogat vdekjeprurëse dhe organizatat kriminale të rrezikshme”, theksoi ai.
Ky zhvillim vjen si pjesë e një strategjie më të gjerë të Uashingtonit për të kufizuar ndikimin e karteleve të drogës dhe për të ndëshkuar çdo individ apo rrjet që bashkëpunon me to, përmes masave diplomatike dhe kufizimeve të hyrjes në SHBA.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu