Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës ishte e mundur, por paralajmëroi se Uashingtoni do të rifillonte bombardimet nëse bisedimet dështojnë. “Ata duan të bëjnë një marrëveshje. Kemi pasur bisedime shumë të mira gjatë 24 orëve të fundit dhe është shumë e mundur që të bëjmë një të tillë”- u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale, ndërsa më vonë u shpreh se ishte optimist se lufta do të mbarojë shpejt.
Presidenti amerikan e ka theksuar vazhdimisht mundësinë e një pakti për t’i dhënë fund luftës, por përpjekjet dipomarike deri më tani kanë qenë të pasuksesshme. Të dyja palët kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh kyçe si ambiciet bërthamore të Iranit dhe kontrolli i Republikës Islamike mbi Ngushticën e Hormuzit.
“Prioriteti ynë është që dy palët të njoftojnë një fund të përhershëm të luftës dhe pjesa tjetër e çështjeve mund të zgjidhet sapo ata të rikthehen në bisedime të drejtpërdrejta”- tha një zyrtar pakistanez. Ndërkohë Teherani beri me dije se e kishte marrë propozimin amerikan dhe po shqyrton detajet e tij, megjithëse zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Esmail Bakei tha se kishte dispozita të papranueshme për udhëheqësit e republikës islamike, ndërsa Ebrahim Rezaei, një zëdhënës i komitetit të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të parlamentit, e përshkroi propozimin e SHBA-së më shumë një listë dëshirash amerikane sesa një realitet.
Mediat ndërkombëtare raportuan se palë janë pranë dakordësisë për një memorandum që mes të tjerash parashkikon edhe hapjen e Ngushticës së Hormzuit, Sipas tyre, nëse të dyja palët bien dakord për një marrëveshje paraprake, kjo do të fillonte me 30 ditë negociatash për të arritur një marrëveshje të plotë paqeje.







