Kreu Anti-Mafia Pasi Edi Rama e shpëtoi nga arrestimi, Belinda Balluku kërkon rikthimin në...

Pasi Edi Rama e shpëtoi nga arrestimi, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë si zv.kryeministre

0
20

Ish-zv/ kryeministrja, Belinda Balluku, ka kërkuar rikthimin në detyrë, duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së pezullimit të vendosur ndaj saj.

Pasi u shpëtoi prangave, Balluku pretendon se ndaj saj nuk janë ngritur akuza për abuzime të dyshuara në procedura tenderimi me vlerë miliona euro, por kërkon shfuqizimin e masës së pezullimit dhe rikthimin e saj në detyrë.

Kujtojmë se Edi Rama shfrytëzoi një mbledhje të grupit parlamentar socialist për të shkarkuar nga postet qeveritare Belinda Ballukun, katër muaj pasi Prokuroria e Posaçme e mori atë të pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Balluku mbante prej 2019 postin e Ministres për Infrastrukturën dhe Energjinë dhe nga 2022 edhe atë të zv.kryeministres. Ndërsa aktualisht ajo gëzon vetëm mandatin e deputetes.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu