Ish-ministri i Ekonomisë, gjatë qeverissjes së Sali Berishës, Genc Ruli ka mbërritur këtë të hënë në GJKKO për të dëshmuar në gjyqin e dosjes “Partizani”.
Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së të pandehurit Fatmir Bektashi dhe të avokatit të tij, Sokol Hazizaj.
Kjo dështoi edhe marrjen e dëshmisë së ish-ministrit i Kulturës dhe Sporteve, Ylli Pango dhe Violeta Shqevit, të cilët ishin prezentë në sallë.
Gjykata vendosi të njoftojë disa dëshmitarë të kërkuar nga SPAK për seancën e radhë, mes të cilëve ish-ministri i Ekonomisë, Genci Ruli, si edhe ish-presidenti i “Partizanit”, Paro Laçi.
Në këtë dosje i pandehur është kryedemokrati Sali Berisha si dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Më herët në SPAK kanë dëshmuar dy ish ministrat e mbrojtjes Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa, ndërsa më parë dëshmoi edhe ish gjenearli brigadës Vladimir Qirjazi i vetmi që kundërshtoi procedurën e privatizimit dhe e pësoi duke u përjashtuar nga Forcat e Armatosura. Qirjazi para medias tha se kërkesën për të firmosur një procedurë që ai e cilësonte të paligjshme ja kish bërë eprori i tij asokohe ministri Gazmend Oketa. Ai një dëshmitar i çmuar, i cili u mor në pyetje nga SPAK si person i informuar mbi faktet rreth një muaj më parë.
Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ për pastim parash.







