Shkruan Zef Ndreka
“Nga kaosi lind një yll vezullues”, thoshte Niçe. Kjo shprehje na kujton se periudhat e krizës mund të bëhen edhe burim ndryshimi e rilindjeje.
Një gjë duket e sigurt: qytetarët kërkojnë përmirësimin e sistemit, duke besuar se protagonizmi qytetar është një energji në vetvete, e aftë të nxisë transformime të rëndësishme.
“E vjetra” shqiptare, sot zotëron shumë para dhe ndikim. Në emër të parasë janë kryer krime, ndërsa gjatë këtyre 35 viteve të tranzicionit shumë njerëz janë shtyrë drejt zgjedhjeve tragjike nga varfëria, mungesa e mundësive dhe korrupsioni. Në një realitet të tillë, edhe kauzat publike mund të rrezikojnë të përdoren ose të deformohen nga interesa të ngushta.
Por historia na ka treguar se asnjë skenë politike nuk mbetet bosh përgjithmonë. Herët a vonë, shfaqet një aktor i ri që ndryshon rregullat e lojës.
Mbetet për tu parë nëse ai do të jetë vërtet “Mjeshtri i kukullave”, që lëviz fijet nga prapaskena, apo një forcë që do ti këpusë ato dhe do t’ua kthejë qytetarëve rolin kryesor në fatin e tyre.







