Kreu Analizë RAMA: “PRISNI SA T’IA MARR BAJRAMIT PRESIDENCEN”

RAMA: “PRISNI SA T’IA MARR BAJRAMIT PRESIDENCEN”

0
5

Shkruan Arben Lagreta,  Emilia Romagna

Ashtu sic pritej Netanjahu dhe Vucic humben zgjedhjet. Por nuk duket te kene ndikim te lideri yne “rajonal & global” per shume arsye. Ne kete reflektim krejt spontan duke shtyre kafen po argumentoj pa u thelluar shume.
Nje nder arsyet me te fortat te betonizimit te Rames ne karriken e tij si dhe te pandjeshmerise se tij prej 5 muajsh protestash paqesore para shtepise se tij te dyte, kryeministrise, eshte dhuna e papare qe policia po ushtron ndaj protestuesve javet e fundit. Vetem naivet nuk e lidhin kete fenomen me mungesen e nje orientimi nga lart ashtu si ne cdo fushe tjeter pergjate autokracise se tij mese 13 vjecare ne pushtet. Ky zgjim i provokuar nga nje terheqje zvarre ishte shume i vonuar per shqiptaret. Per me teper qe vetem nje vit me pare ne zgjedhjet parlamentare Rama, dmth ajo qe ka ngelur nga PS, fitoi plot 83 mandate. Po a nuk ishin prezente po aq sa edhe sot edhe para nje viti te gjithe problemet e mprehta dhe te papara qe gerryejne sot shoqerine shqiptare per te cilat protestohet prej 5 muajsh? Absolutisht po por shqiptaret preferuan abstenimin ne mase si dhe fatkeqesine e pasjes se nje opozite anemike per te mos thene me teper..
Qysh nga marreveshja antikushtetuese e ndryshimit te kodit zgjedhor Rama – Berisha e 21 Prillit 2008, PD eshte de facto ne aleance me sektin mavi qe ka uzurpuar PS. 83 mandate i japin te gjatit sigurine per te vazhduar sepse qe kur Nano e katapultoi nga emigrant ne Paris ne Minister Kulture ne prill 1998 ai ka mese 28 vjet qe nuk pyet e nuk ka asnje lloj ndjeshmerie. Aq me teper qe ne 13 dhe sidomos 9 vjetet e fundit qe e ka tepsine e pushtetit vetem per vete, dmth PS-ne e vetequajtur.
Por pershkallezimi i fuqishem i protestave mendoj se do ta detyroje Ramen te beje nje devijim gjithnje duke vijuar ndenjen ne pushtet. Mandati i Presidentit aktual Bajram Begaj mbaron ne korrik 2027. Duke gjykuar intensitetin e vrullshem dhe te paparashikuar te protestave ne Tirane POR sidomos edhe levizjet e fundit te disfavorshme per naltgjatesine ne planin nderkombetar me renien nga froni te dy aleateve te tij etj.., mos t’i duket askujt cudi qe ai te synoje marrjen e celesave te Presidences dhe madje para afatit. E kete Rama mund ta beje me vetem nje sms drejt Presidentit te tij noter per doreheqje te arsyetuar ne kete republike bananesh. Vecse per te permbushur egon e tij feudalo – sulltaneske Rames nuk do t’i shkonte kurre nder mend qe te ulej ne ate karrike vetem per te shperndare teneqe ne forme dekoratash si dhe te mbetej thjesht noter nen hijen e kryeministrit pasardhes (!) ne nje kohe qe autori i fitimit te atyre 83 mandateve ne parlament eshte ai dhe vetem ai, ashtu si eshte mesuar te fitoje. Mjafton vetem nje urdher dhe me propozim nga “poshte ” kopeja e bindur e deputeteve te sektit-mavi do te votonte ndryshimet kushtetuese duke i rikthyer Presidentit, dmth Rames, kopetencat qe kishte ne baze te Kushtetutes se Nentorit 1998 qe iu hoqen ish Presidentit Bamir Topi me dt 21 prill 2008 bashke me ndryshimin kriminal te kodit zgjedhor. Kaq dhe loja vijon. Nderkohe ne pozicionin e ri Rama perseri do te kontrollonte cdo gje me dore te hekurt tashme njelloj si ne nje republike presidenciale dhe do t’ia linte “nderin” e perplasjes me protestat kryeministrit – kukull te emeruar sigurisht prej tij.
Kurse sa per nderkombetaret apo aleatet strategjike te nahijes sone (!), te gjithe naivet duhet ta dine se askujt nuk i bie nder mend per nje vend vasal dhe te falimentuar si Shqiperia. Sidomos ne Brukselin e Ursules se korruptuar e cila vetem pak jave me pare ne Tirane e ngriti Ramen ne qiell (!) se bashku me varteset e saj servile, te gjitha te emeruara dhe te pavotuara nga askush ne klubin e BE-se qe ne dekaden e fundit i ngjet me shume ish kooperativave bujqesore te tipi te larte qe ishin ne Albanistan para 1991.
Sa per miletin.., jane dhene prova me kohe qe jo vetem Rama por thuajse krejt kjo klase e korruptuar politike nuk ka ndjeshmeri dhe as qe e ka pyetur ndonjehere. Per me teper qe me emerimin po me urdher te kryeministrit te ri, me siguri te ndonje lolo – xhakete te vjeter ne mentalitet, Rama dhe bemat e tij harrohen mjaftueshem ne Presidence pergjate 5 vjeteve. Jo me kot e beri ashtu si e beri ai vete reformen ne drejtesi dhe formoi SPAK-un ashtu si ia pat qejfi madje edhe me diskriminim krahinor kunder verioreve. Sepse shqiptaret kane pasur dhe vijojne te kene historikisht probleme te renda me kujtesen. Konica dhe Fishta na e kane bere me kohe radiografine para mese nje shekulli. C’ka e kane vene re jo rralle edhe te huaj dashamires te Shqiperise duke i perkufizuar shqiptaret si “njerez me kujtese te shkurter qe behen menjehere mik me armiqte me te afert historike.”
Dhe loja folklorike vazhdon…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu