Spiunët, njerëzit e urryer, i kemi ende në tribuna luksi

0

Secili krekoset, bën moralistin, të ndershmin, gojëtarin. Si shtresa më pise e shoqërisë, kanë zënë tribunat e luksit, kanë vjedhur besimin e lirinë e një populli, kanë shkelur çdo kontratë me viktimat e tyre. 

Shkruan Sokol Pepushaj

Spiunët, kjo specie “farë e keqe”, si dje, edhe sot, nuk po na lënë rehat. Në diktaturë rrinin me vesh pas gardhit, xhamit, ferrës dhe ja bënin jetën ‘ferr’ tjetrit, edhe për një fjalë goje. Fundërrinat e shoqërisë, ose ajka e partisë, dhunuan vlerat themelore të njeriut; tënden, timen, të atij e asaj.

Edhe sot Shqipëria politike i ngjan mafies grykëse, vrasëse, që sillet e mbështillet si p*rdha nëpër brekët e Belinda Ballukut, pasi ajo, si zëvendëskryeministre është mostra e vakumit intelektual, e hendekut ekonomik mes të ardhurave dhe pasurisë, si dhe gradacioni i panikut politik, si substancë ‘beqirballukse’, gjak i Enver Hoxhës, injektuar dhunshëm dejeve të durimit të një shoqërie, viktimë e saliberishizmit e ediramizmit.

Po ku është Media që nuk flet?

S’ka faj media, as spiuni, sa kohë viktimat ende nuk ua çajnë rrashtën copash asaj rrace të keqe që kërcente nga krimi në krim, që pushkatonte kë donte e varte poetin Hivzi Nela në mes të Kukësit vetëm se shkruante poezi.

Raportet e viktimave me drejtësinë, i ngjajnë asaj rrugës që çelë Lali Eri, duke prishur banesa me vlera kulturore e duke mbushur thasë me vlera monetare.

E Lali Erit i rrinë gati “Korani”, “Shishja e qumështit”, “Holta”, “Çorapja”, “Bozhuri”, “Dragoi”, “Llulla”, “Alfons Ballshi”, “Çiftelia”, se këta kanë zënë të gjitha ekranet dhe mediat kryesore në ofensivën e ndyrë, ku krimet e tyre i bëjnë “bomba” propagande dhe i kronometrojnë mbi viktimat e tyre.

Pra, sot e gjithë ditën, spiunët i shohim sa në “Foltore” të Saliut, në nevojtore të Edit, sa në opozitën e rrugës aq edhe në qeverisjen rrugaçe.

Pse ta fshehim të vërtetën?

Ata, si fundërrina të shoqërisë, si pjesa më e urryer, drejtojnë emisione e debate televizive, shkruajnë gazetash e portalesh, diskutojnë studiove të integrimit në strukturat euro-atlantike, bëjnë ligje konferenca e takime me ambasadorë e burra shtetesh perëndimore.

Secili krekoset, bën moralistin, të ndershmin, gojëtarin. Si shtresa më pise e shoqërisë, kanë zënë tribunat e luksit, kanë vjedhur besimin e lirinë e një populli, kanë shkelur çdo kontratë me viktimat e tyre.

Spiunët, sa herë shoqëria e shpreh urrejtjen haptas, ata dalin në ballë të debateve.

Po ç’bëjnë?

Normalisht që në esencë të gjësë, bëjnë vrima në ujë, e shesin shumë lirë atë që u takon jo atyre, por shqiptarëve, moralin  për zbardhjen e krimeve makabër, të pashëmbullta në historinë njerëzore.

Si do miratojnë ligje ndëshkuese ata që kërkohet publikisht të ndëshkohen. Në zemërim e sipër, deputetët, ata që kanë rrogë më pak se 40 dollarë dita, por që aq i konsumojnë vetëm kafe, i kanë nxjerrë në ngatërresa e sipër për milionat e vjedhura pseudonimet “Korani” “Çorapja”, “Bariu”, “Sqepi”, “pula” “Çiklisti”, “Këndezi”, “Alfons Ballshi”, “Masoviku”, “Gjeli”. “Naftëtari”, “Shkrimtari”, “Drita e kuqe”, “Shishja e qumështit”, “Nusja e lalës” “Kanaçja”,”Malësori” “I vogli”, “Qukapiku”. “Bilbili”, “Demoni”, “Llulla”, “Zgavra”, “Profesori”, “Korçari”, “Financieri”, “Disenjatorja”, “Intelektuali”, “Vromohori”, “Rrjepsi”, “Medicina”, ”Cigarja”, “inxhinieri”, “Grikohori”, “Murrizi”, “Doku”, “Çiftelia”, “Ylli”, “Raketa”, “Stilolapsi”, “Trëndafili”, “Stilografi”,“Anteu”, “Lahuta”, “Serbi”, “Ylli”, “Nëmërçka”, “Qershia”, “Veshi”, “Këmbëbukura”, “Ftoni”, “Kali i shalës”, “Plepi”, “ Daja”, “Langaraqi”, “Liqeni”, “Luli i vocër”, “Poli i Veriut”, “Çanta”, etj. etj.

Këta mostra, të pangopur me krime, të pa turp edhe sot e gjithë ditën nxjerrin kunjin me viktimat, të cilat në të vërtetë përbri çdo pseudonimi nuk gabojnë te vënë emër e mbiemër.

Ja pra, pse ethet dhe urrejtja publike po rritet. Sepse hajdutët, kriminelët, sunduesit që vetëm ndërrojnë porta pushteti janë bashkë, janë ata, spiunët, pisat që pinë gjak e kapardisen tribunave televizive  të luksit kriminal./Pamfleti

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu