I theu këmbët një polici se e gjobiti për makinë, prokurori e liron: Ishte i nervozuar prandaj ja theu këmbët policit!

0

Prokuroria e Tiranës e konsideroi rrethanë lehtësuese nervozizmin nga gjobat e shumta ndaj një qytetari, i cili kur mori masën e radhës administrative reagoi duke shtyrë policin Z. M.

Por, edhe pse polici u dëmtua mbasi ju thyen gjymtyrët, dhe teksa referimi u krye për plagosje të rëndë me dashje, akuza e ka zbutur qëndrimin ndaj autorit. Bëhet me dije se në mbyllje të hetimeve Ermal Muçolli u akuzua vetëm për kundërshtim të policisë, pasi akuza tjetër “plagosje e rëndë me dashje”, nuk u gjet e provuar.

Prokuroria thotë se polici Z.M., gjatë detyrës konstatoi një automjet të parkuar në trotuar. Efektivi ka vendosur gjobë ndaj automjetit dhe në këto çaste pranë tij është afruar qytetari që i ka thënë: “mos e vendos gjobën se po pija kafenë dhe do iki menjëherë.”

Gjatë bisedës mes të dyve, efektivi është përgjigjur se ndërkohë e kishte prerë gjobën. Më pas, E. M., është nervozuar dhe i acaruar është përgjigjur: Pse ma vendose se dje i pagova ca gjoba? Ai ka marrë bllokun e gjobave dhe e goditi efektivin në kokë.

Më pas e qëlloi me grushte e shkelma. Kjo përleshje është mbyllur me rrëzimin përtokë të efektivit Z. M., i cili theu këmbën e u dërgua menjëherë në spital. E pavarësisht se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi në zonë, Prokuroria nuk e ka faktuar dot dhunën ndaj efektivit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu