Si e zaptoi bregun e plazhit në Golem Irfan Hysenbelliu?!

0

Në një prej denoncimeve të mbërritura më herët në CNA.al, faktohej me foto se “Prestige Resort” në Golem i cili është në pronësi të Irfan Hysenbelliut, ka zaptuar hapësirat publike.

Foto-Plazhi zaptohet dhe rrethohet me beton/ Resorti bllokon lëvizjen e pushuesve në Golem
Kompleksi në fjalë i ndërtuar pak vite më parë depërtoi jo vetëm në breg, në rërë, por edhe në det.

U vendosën blloqe betoni duke bllokuar shëtitoren, si të ishte personale e Irfan Hysenbelliut.

Ky i fundit e ndau bregdetin në parcelë dhe deri pak kohë më parë ishte në një gjendje të tillë.

Pak ditë më parë, ndërhyri IKMT, për të shembur blloqet e betonit që kishin paracelizuar bredetin, duke rrethuar Prestige resort.

Edhe mëngjesin e sotëm, IKMT, ka vijuar punën për të pastruar bregetin nga shkelësit e ligjit dhe për t’ua kthyer atë qytetarëve.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu