Sulm kibernetik në Kosovë/ Ndërpriten të gjitha shërbimet e internetit

0

Nga një sulm i fortë kibernetike ka rënë “viktimë” edhe Telekomi i Kosovës.

Sipas raportimeve në media, ky sulm është bërë shkak që të bien shërbimet e internetit, nga ora 8 e mëngjesit, duke sjell anomali në gjithë sektorët jetik.

“Për shkak të pamundësisë për ta ndalë sulmin, Telekomi ka ndërprerë shërbimet”, ka konfirmuar për Koha.net, drejtori teknik në Telekom, Halil Krasniqi.

Kosova dhe vendet e rajonit së fundmi janë përballur me shtim të sulmeve kibernetike. Si pasojë e kësaj, Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, që dyshohet të jetë prapa sulmit ndaj sistemit TIMS.

Platforma e-Kosova, faqja e Kryeministrisë, disa ministrive, e Policisë së Kosovës dhe shumë media, kanë qenë cak i sulmeve kibernetike gjatë javës që shkoi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu