Dështon lëvizja e Ilir Metës për të trembur SPAK-un, në protestë vetëm një grusht hajdutësh, braktiset dhe nga Berisha

0

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga vet Ilir Meta(j), këtë pasdite u mbajt para inceneratorit të Tiranës protesta e organizuar nga Partia e Lirisë.

Por ajo që u vu re ishte një pjesëmarrje e ulët e qytetarëve.

Ndryshe nga çfarë ishte paralajmëruar, në protestë, përveç mungesës së qytetarëve, ka pasur shumë pak edhe eksponentë të PD-së.

Prezent nga PD ka qenë veç Edmond Spaho, Ervin Salianji, Balliu Junior dhe… Sali Lusha.

Edhe Sali Berisha ka munguar, me pretendimin se kishte angazhime të tjera. Në protestë kanë marrë pjesë kryesisht vetëm ata me dosje korrupsioni dhe krimi, të cilë pritet të arrestohen nga SPAK.

Duket se përpjekja e parë e Ilir Metës për t’i bërë presion SPAK-ut, për t’i shpëtuar arrestimit për dosjen e lobimit, ka dështuar.

Ironia është se protestën e hapi një ish-drejtoreshë e rëndësishme e Ramës, Brisida Shehaj, apo siç njihet ndryshe, “Brisi i Tatimeve”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu