Kukësi sfidon Hasin, busti i Mbretëreshës Elizabet shfaqet në mes të qytetit, mister autorët e veprës artistike

0

KUKËS – Teksa sot i jepet lamtumira e fundit Mbretëreshës Elizabet II, në qendër të qyteti verior të Kukësit është vendosur bustin e monarkes. Busti është vendosur para Pallatit të Kulturës së këtij qyteti, ndërsa nuk dihet se kush është autori i kësaj vepre artistike. Nga ana e bashkisë kanë raportuar se nuk dihet se kush e ka vendosur, ndërsa kanë mohuar që të jetë porosi e tyre.

Vdekja e Mbretëreshës Elizabet II, ka tronditur edhe qytetin verior të Hasit, i cili një pjesë të rinisë e ka në emigrim pikërisht në Britaninë e Madhe. Bashkia Has i shprehu ngushëllimet e sinqerta familjes mbretërore për humbjen e madhe, ndërkohë që më herët ata kishin planifikuar vendosjen e një statuje të Mbretëreshës në qytet. Në një intervistë të dhënë gjatë kësaj vere për gazetarët e DailyMail, kryebashkiaku Liman Morina tha se kishin planifikuar vendosjen e bustit të monarkes britanike në qytetin e Hasit. Pritet që busti të ndërtohet me paratë e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Duket se qyteti i Kukësit, ka sfiduar Hasin, duke e vendosur të parët bustin e Mbretëreshës në mes të qyteti të tyre. /abcnews.al/

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu