Zgjedhjet për kreun e ri të FRPD-së që u mbajtën të shtunën janë të mbushura me probleme të shumta. Kostandin Pula, ish-kandidat për kryeatar të FRPD në Kurbin, ka zbuluar se ai u përjashtua nga gara për shkak se ishte 31 vjeç, ndërkohë që Besart Xhaferri është zgjedhur kryetar i FRPD-së, duke qenë 32.7 vjeç.
“Jam një nga njerëzit afër forumit. Para 6-7 vitesh kandidova vetë për kryetar të forumit në Kurbin. Jam hequr nga gara 12 orë para, me vendim kryesie, sepse isha 31 vjeç. E njoh shumë mirë forumin rinor edhe nga brenda dhe kam ndejtur shumë afër forumit rinor.
Në Kurbin kam bërë 1 mijë anëtarësime. Unë kam parë me sytë e mi që kanë futur dorën. Më përjashtuan nga gara se isha 31 vjeç. Jam larguar me vendim të kryesisë së FRPD. E ka organizuar kryesia garën në atë kohë”, deklaroi Pula në një emsion televiziv.