Mbi 52% e shqiptarëve janë pesimistë për të ardhmen e tyre në Shqipëri

0

Shqiptarët nuk janë optimistë për të ardhmen e tyre në vend. 52.8% janë pesimistë për të ardhmen e tyre ne Shqipëri.

Ndërkohë që 18.9% e të pyeturve nga Barometri në Euronews Albania, janë shprehur optimistë për të ardhmen.

28% e të targetuarve janë të pavendosur dhe vetëm 0.3% kanë preferuar të mos përgjigjen.

Të pyetur sesa optimistë janë për të ardhmen e vendit, 51.5% e shqiptarëve janë shprehur pesimistë dhe 21.4% janë shprehur se janë optimistë. Ndërkohë që 27.1% e tyre nuk janë përgjigjur.

Gjetjet janë të Barometrit të Euronews Albania, realizuar në periudhën 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu