Kosova të përfitojë nga BE për krizën energjetike

Date:

Share post:

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Kosova dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në masat e ndërmarra, dhe ato që do të ndërmerren nga ana e BE-së, në mënyrë që të përfitojnë nga ato për përballje me krizën energjetike, transmeton KosovaPost.

Këtë kërkesë Rizavanolli e ka bërë gjatë takimit informal të ministrave të Energjisë së Evropës të organizuar nga Presidenca e Republikës Çeke.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar masa për përballje me krizën energjetike evropiane, përfshirë këtu: reduktimi i kërkesës për energji elektrike, kufiri i të hyrave për prodhuesit e energjisë elektrike, si dhe sigurimi i një kontributi solidar nga bizneset e lëndëve djegëse fosile, thuhet në njoftim e ME.

Ministrja, sipas të njëjtit njoftim, ka kërkuar gjithashtu hartimin e mekanizmave që garantojnë shpërndarje të të ardhurave nga kufiri i të hyrave për prodhuesit e energjisë elektrike edhe tek shtetet të cilat nuk janë pjesë e BE-së, por që varen nga importi i energjisë elektrike, siç është Kosova.

Ministrja Rizvanolli po ashtu ka kërkuar “ hartimin e një pakoje financiare nga ana e BE-së për zgjerim e rritje të ndikimit të masave që Republika e Kosovës është duke ndërmarrë për t’u përballur me krizën energjetike, përmes rritjes së efiçiencës, uljes së konsumit, si dhe mbrojtjes së konsumatorëve të cenueshëm”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

spot_img

Related articles

Mund të shpallet i pafajshëm Hashim Thaçi më 17 nëntor

Shkruan Zef Ndreka - Por sa vlerë ka vetëm rrëzimi i akuzës për pengim të drejtësisë?! Kjo është pyetja më...

SHQIPËRI, ATA (të persekutuarit) NUK ISHIN VETËM TË PËRNDJEKUR. POR ATA ISHIN LUFTËTARËT E NDËRGJEGJES DHE TË LIRISË

Nga përndjekja te qëndresa, përse kujtesa e diktaturës komuniste nuk duhet t'i reduktojë mbrojtësit e lirisë vetëm në...

SHQIPËRI, KJO ËSHTË KUR UNIVERSITETI BËHET PASQYRA E NJË DEMOKRACIE TË RRËMBYER

Nga Sali Berisha te Edi Rama, kjo është vazhdimësia e elitave, ish-drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës, pavarësia sindikale...