Ligji që çliron shqiptaret vetëm nga ankthi i të shkuarës

0
Shkruan Zef Ndreka
Më në fund, mbrëmë rreth mesnatës, ndodhi ajo që pritej nga shqiptarët prej 32- vitësh. Parlamenti i Shqipërisë me shumicë absolute votash miratoi ligjin për hapjen e plotë të dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.
Plot 97 deputetë të Parlamentit Shqiptar, nga PD-ja dhe PS-ja nga të cilët vetëm tre abstenuan, ngritën kartonin pro miratimit të këtij ligji, të vetëdijshëm për shërbimin që i bëjnë ardhmërisë së vëndit.
Ky miratim i ligjit i dha dinjitet më shumë çdo deputeti dje në sallë për të synuar plotësimin e aspiratës së shoqerisë sonë për të jetuar të lirë dhe si gjithë vëndët e tjera demokratike.
Edhe pse shumë i vonuar ky ligj, tani do të mund të zhdukë një herë e mirë përdorimin e dosjeve si mjet presioni politik, i përdorur rëndom nga Berisha me të gjithë kundërshtarët e tij për 32-vite në politikën shqiptare.
Me këtë ligj marrin fund spekullimet dhe përpjekjet e sforcuara për të mbuluar të shkuarën e errët.
Nga ky ligj , vëndi vetëm fiton , dhe do të mund të shqyrtojë qartësisht ndërgjegjën tonë 82-vjeçare të shqiptarëve.
Shqiptarët do të çlirohen nga ankthi i të shkuarës , nga ankthit i të vërtetës dhe do të evitohet një herë e përgjithmonë përseritja e një genocidi të ri vdekjeprurës për kombin shqiptarë.
Sigurisht, ligji do të sanksionoje akseset për hapjen e dosjeve që do të rezultojë i dobishëm për interesin publik. Hapja e dosjeve të ish Sigurimit famëkeq të Shtetit do të rezultojë shumë e rëndësishme për stabilitetit e demokracisë.
Do të jenë me qindra e mijra njerëz që do të kenë mundësi të njohin historitë e tyre individuale, do të mund të shikojnë se si ish Sigurimi i Shtetit ka ndërhyrë në jetën e tyre përsonale.
Me këtë ligj dhe me ndihmën e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit do të arrihet lehtësisht të veçohen përsonat që kanë patur funksione të larta dhe të mos i shohin më as në ëndërra marrjen përsëri të këtyre funksioneve.
Lajmin e madh të miratimit të këtij ligji e zbehu , po edhe e kthjelloi mungesa në sallën e parlamentit e Berishës, e deputetëve të Foltorës së tij dhe e Partisë së Lirisë të spiunit Ilir Metaj.
Këto ju trembën që dje përballjes në parlament me vetvetën ! Ato nuk pranojnë dhe nuk durojnë të shikojnë të ardhmën e vëndit!
Deri dje, Berisha kishte menduar se i kishte vënë kapakun hermetik hapjes së dosjeve . Kur e ka patur të mundur ta bëjë këtë e të shpëtonte Shqipërinë 30-vite më parë, ai zgjodhi ti përdorë politikisht dosjet, ti trajtojë ato vetëm si betejë për të kërcënuar kundërshtarët e tij, për presione, për shantazhe, per denigrime politike dhe aludime të të gjitha formave.
Sjellja e tij dhe e Metës, vetëm shtuan mjergullën e tyre lidhur me të kaluarën e tyre që do bëhet shpejt e qartë.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu