Kush ia vodhi frekuencat Radio Shkupit?! Ministri Aliti: I janë dhënë një radioje private

0

Ai madje tha se me ligj Radio Shkupi duhet të funksionojë 24 orë, por problemi është se licenca nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audovizuale i është dhënë një radio stacioni privat dhe tani nuk ka hapsirë që të krijohet një frekuencë e re për kanalin e katërt të Radios së Maqedonisë në të cilën duhet të emetohet program për etnitë e tjera, ndërsa kanali tretë t’i mbetet vetëm programit shqip.

“Çështja e kanalit të katërt në Radio është një situatë qesharake që ka ndodhur së fundmi në Maqedoninë e Veriut. Me ligj është lejuar të themelohet e njëjta, por ndërkohë  frekeuncat dhe Licencën për radion numër katër institucioni i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audovizuele ia ka dhënë një radioje private dhe tani kur flasim me Agjencionin ata thonë se nuk ka më frekuenca në spektrin FM për radion numër katër. Menjëherë kam kontaktuar me Unionin Teknologjik që është në kuadër të OKB-së e të cilët janë përgjegjës edhe për frekuencat e radios, një grup i tyre tani janë në kontakt me Agjencinë e Maqedonisë dhe janë duke gjetur mënyra që në kuadër të spektrit të tanishëm, të bëjnë vend edhe për frekuencat për radion numër katër.” – tha Ministri i Shoqërsië Informatike dhe Administratës Admirim Aliti në emisionin Emisinonin Aktualitete- Radio Shkupi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu