Unë i njoh më në fund të shiturit dhe të blerët brenda nesh!

0

Shkruan Jorida Tabaku

Një muaj më parë në emër të grupit parlamentar të PD bëmë një kërkesë për të diskutuar për raportin e fundit të progresit, të cilit në fakt i mungoi debati në sallën e parlamentit. Për shumë gjëra mungon debati në sallën e parlamentit, për shumë gjëra nuk flitet. Shumë dashnorë të integrimit e nga të gjitha krahët e politikës mungojnë, mbyllin gojën, nuk flasin atëherë kur duhet folur .

Unë po bëj një përpjekje titanike që të zhvilloj mbledhjen e Komisionit të Integrimit, por kolegë dhe deputetë nuk marrin pjesë në mbledhjet e komisionit të integrimit. E kam të pamundur dhe e vetme të përballem me maxhorancën, ku edhe me argumente absurde mbrojnë qeverinë, mbrojnë çdo lloj gjejë.

Nuk më tremb fare. Ashtu kam bërë edhe për inceneratorët që nën vitin 2016 kundër këtij sulmi, edhe nga brenda edhe nga jashtë.

Teksa dëgjoja debatin mu kujtuan disa vargje të Hamletit; “Më e lartë është vallë të durosh. Hobe, shigjeta fati të tërbuar. A të përballsh një det të turbull helmesh”.

Helme dëgjomë përditë në politikë. Helme që përpiqen të mbulojnë të vërtetën. Helme që përpiqen të helmojnë ata që kanë qëndrueshmëri.

Unë besoj se në politikë ka rëndësi qëndrueshmëria.

Me 12 vite në politikë e di sot, se kush është i shitur dhe kush është i blerë. Kush i shërben qeverisë dhe kush Edi Ramës. Kush i shërben X oligarkut të naftës. E kush merr lejen e ndërtimi. Sot e kanë të qartë qytetarët shqiptarë. E kanë të qartë se kush merr leje hidrocentralesh. E kanë të qartë të gjithë se çfarë ka ndodhur në politikën shqiptare.

Unë kam refuzuar të  bëhem pjesë e kësaj balte sepse kushdo që sulmon e shan ata që kanë partinë e vet politike, vetëm sa i jep argument kundërshtarit për ta përdorur këtë argument siç e përdor sot. Dhe flasin sot për rublat ruse, këta ish Partia Komuniste.

Sot në politikë duhet të tregojmë se si bëhet politikë. E unë e kam treguar duke folur me argumente, fakte dhe duke folur të vërtetën. Kështu do të vazhdoj dhe nuk jam vetëm!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu