Ambasadore, mos u nxeh, çdo kryeministër antiamerikan dhe hajdut e kemi pasur!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Nuk është hera e parë që kryeministrin e kemi antiamerikan. Deri sot, të tërë si Babloku kanë qenë, anti-amerikan, hajdut plot komplekse, të frustruar, e deri të dhunuar nga mafia.

Me çdo ambasador amerikan kanë luajtur lojën e Ramiz Alisë, “tërhiq e mos këput”, kanë pranuar ndryshimet e progresit në orvatje për ta ngritur krimin në lartësinë e shkencës.

Por, edhe në krye të Akademisë së Shkencave kemi një që e ka mjelë politikën si “lopën” e vet. Pasi bëri goxha pasuri, Skënder Gjinushi, u fsheh mes fletëve të librave të Letërsisë dhe Shkencës shqiptare, në cakmbërritjen që do e dëshironte sot edhe Edi Rama.

Bablokun po e qëlloni më shumë se duhet.

I janë turrur të gjithë: hajdut, i pabesë, antiamerikan që nuk mbron shokët, që humb rrugën si lepuri kur e ndjek dhelpra sa herë tek kroi i fshatit mbush ujë ambasadorja e SHBA.

Edhe të tjerët përpara Bablokut ishin si lepuri e dhelpra me diplomatët amerikan, por edhe kur bënin dëm dhe i kishin turinjtë pis, i fshinin me mëngë e dilnin burra shteti.

Ai, i pari kryeministër postkomunist, megjithëse kurrë nuk i tha dikush puna e mbarë, se edhe kur u largua nga pushteti më 1997, i moshuar ishte, kapi aq sa askush nuk ka shifra.

Aleksandër Meksi, është pa droje doktrina “Meksi” e Hajdutërisë.

Ai burrë, arriti të krijojë doktrinën se me karrige pushteti mundet të bësh të pasur fëmijët e breza s’dihet se sa. Endri dhe Redoni, nipa e mbesa, i lënë ku e ku, princër e mbretër. Janë shumë pasardhës të kryeministrit të parë, gati të harruar nga historia, që të ardhurat e Presidentit Amerikan i kanë para xhepi. Dinastia “Meksi”, ka kompani biznesi, s’dihet se sa, kap tenderë nga fondet publike, sa të dojë, pastron paratë e krimit, e për mes televizionit të vet, me linjë editoriale bën presione e leksione, demonstron paprekshmëri.

Se kështu është zakoni këtej…

Leksionet mbi drejtësinë i japin hajdutët, ligjet i qëndisin idiotët e shtetin e qeverisin antiamerikanët.

I kapim një për një, emër për emër, ata që përgatisin sot magjistratët e rinj e orientojnë e motivojnë adresimet drejt BE-së.

Janë ata, doktor profesorët hajdutë Xhezair Zaganjori, Ramadan Troci. Bashkim Dedja, Gjin Gjoni, Alaudin Malaj, Petrit Fusha e dhjetëra të tjerë, deri tek vëllai i Lulzim Bashës, Erlindi, që po djersijnë për drejtësi dhe paqe sintropike.

Në këtë fshat, ku predominon kjo tendencë, edhe në respekt të zakonit, s’ke nevojë të pish tërë vozgën, që ta provosh se rakia e rrushit është prej rrushi.

Postulati antiamerikan “Me qetësi e dashuri”, është në të drejtën e qytetarisë fshatare, deri në momentin që 4 Klanet, të kalojnë 4 fusha, 4 kodra e 4 male e të sistemohen në Reç.

Meqë rruga për në Reç është e shkurtër dhe diplomaten Kim do e kemi për gjatë këtu, duam t’i themi, ambasadore, mos u nxeh, çdo kryeministër antiamerikan e hajdut e kemi pasur! /Pamfleti

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu