“Sot shqiptari është bastardizuar si komb”. Kështu thotë Ergys Mërtiri, i cili dërgohet nëpër debate nga zyra e PD si sociolog.
Teksa po flitej për ndikimin e fesë tek shqiptarët, sipas Mërtirit, një praktikant mysliman, sot ne jemi pasardhës të njeriut të ri që krijoi Enver Hoxha gjatë dikt.aturës.
Sipas tij, njeriu i ri që krijoi dik.tatori, në thelb ishte degjenerim i kombit. Mërtiri tha se kjo ishte kulturalisht, shpirtërisht dhe ekonomisht. Ai shtoi se këto gjëra kanë efekte edhe në shoqërinë e sotme.
Ergys Mërtiri: Sot shqiptari është bastardizuar si komb.
Blendi Fevizu: Si është bastardizuar?
Ergys Mërtiri: Enver Hoxha prodhoi njeriun e ri i cili…
Blendi Fevizu: E kemi bastardizuar ne?
Ergys Mërtiri: unë po përdor një fjalë, po e ekzagjeroj…
Artur Zheji: Me provokacion flasim, jam dakord.
Ergys Mërtiri: Njeriu i ri ishte degjenerim i kombit në thelb, kulturalisht, shpirtërisht, ekonomikisht dhe kjo do ketë efekte. Sot jemi pasardhësit e bijve të rinj të Enver Hoxhës.
Gjatë debatit ai sulmoi edhe heroin Gjergj Kastriot Skënderbeu, duke u shprehur se ai kombëtar ishte larguar me dëshirë nga vendi, për të bërë karrierë në ushtrinë turke.
Artur Zhei: Skënderbeu është metafora e të ardhmes së shqiptarëve. ishte paradigma e të ardhmen që do kishim ne. Ai u mor peng nga sulltani…
Endrit Mërtiri: i çonin me qejf mo
Artur Zhei: Po ça me qejf mo?! Jo po i çonin dylber.
Endrit Mërtiri: Ore ai shkonte të bënte shkollë ushtarake, të bënte karrierë.
Artur Zhei: ai ishte djalë mbreti. Nuk mund të shkonte ushtar