Nr. 140 i gazetës në print

0

Të jetojmë një vit si Dritan Prifti

SPNga Sokol Pepushaj

Dje, tek mejhana e bashkise Shkodër, lypësi i perditshëm, pasi nuk po i jepte kush lekë, bërtiste;
Poshtë komunistët, nuk do votoj kurrmë per ta, dhe rendiste emra politikanësh, Skënder Gjinushi, Bashkim Fino, Ilir Meta, Gramoz Ruçi, Sali Berisha…
Ky burrë që flet vërtet rrjedhshëm dhe i njeh nga afër këta e shumë të tjerë, mesohet se ka nëntë vjet që nuk firmos më në bordoro, pasi ne 2001-shin thotë se e larguan politikisht nga puna komunistët e Nanos. Ai është shumë krenar që ka marrë pjesë në vitin 1997 në rrugëzënien e kryeministrit të atëhershëm Bashkim Fino, në Bushat. Ai eshtë shumë krenar që ka fotografi me thuajse gjithë qeveritarët e pushtetarët e sotëm. Por fotografi të para shumë viteve ama, të cilat nuk i japin bukë. Bile edhe Dekoratën e lartë të Urdhërit të Trimërisë, akorduar nga ish presidenti Sali Berisha, ai sot ta ndërron me 100 lekë.
Ky nuk u ngjason lypsarëve të tjerë që shtrijnë shaminë e zgjasin dorën, por ti vajton në cep të shamisë gjithë vitet e tranzicionit të stërgjatur dhe të “mençurit” maje Olimpit. Gjithsesi kësaj, ky burrë, kjo kafe, shumë njerëz, gjithë Shkodra, janë dëshmi kur u thye e u grabit në mes të ditës thesari i Shkodrës, kur këtu në mejhanë hartoheshin lista për të privatizuar tokë në bregdet, sipas meritave partiake, kur mbusheshin me shkrim dore plot gabime ortografike fletë të bardha, për të marrë diploma në Universitetin e qytetit, kur shahej me rop shtëpie ilir Meta e gjuhej me domate e vezë Fatos Nano, kur merrej peng prefekti e detyrohej nën tyta armësh politikani të deklaronte përmes televizionit degjenerimin e partisë së vet, kur në emër të demokracisë shitësve ambulantë u merreshin gazetat e u digjeshin publikisht, kur thyheshin bankat, kur qëllohej gjyqtari se nuk kishte liruar tri orë më parë një kriminel, pasi nuk kishin kohë ta presin shumë se donin të drekojnë peshk në Shirokë…
Këtij lypësi, sot i ka shkuar për lesh edhe dekorata edhe diploma. Por zëmërimi i madh i tij nuk është ky, pasi meqë nuk ka deftesë të shkollës fillore e te mesme, ka fituar aq kulturë në një kurs tek Plepat në Durrës, sa e njeh veten. Atij i vjen për të plasur per shokët e tij me më pak dije e kulturë dhe që thotë se janë në poste drejtuese, madje edhe deputetë. Gjyqtarë e avokatë, policë e këshilltarë bashkie ka shumë asish. Madje edhe me raporta mjekësore si skicofrene që nëse godasin ndokënd, nëse plagosin apo vrasin, nuk i zë ligji.prifti
Tek kjo kafene e bashkisë së Shkodrës dëgjon shumë çudira. Një arkitekt të tregon se edhe godina e bashkisë së Shkodrës është e pa regjistruar në hipoteke. Madje edhe ajo e Prefekturës. Ato para ca muajve bënë një ndërrim portash. Prefektura bëhet bashki e bashkia prefekturë. Ambientet. Punonjësit e bashkisë e këshilltarët e zgjedhur me votë nuk bëzajnë. As ata të prefekturës. Këto dy institucione nuk varen si dikur nga Partia. Ligji përcakton qartë pozicionet. Njera, Bashkia, është në administrim të pushtetit lokal, tjetra, Prefektura, i takon pushtetit qëndror. Edhe këshilltarët e punonjësit nuk janë të një partie. Po ç`i hyn ndokujt në hesap ligji në Shkodër? Si njerëzit, si godinat, duken një, si forcat politike, të majta a djathta, të epërme a të poshtme. Në këtë rast po, në qoftë kështu. Se ligji është i qartë. Ndërrimi i pronësisë kërkon ca dokumenta dhe ca tarifa monetare që duhet të derdhen në arkën e shtetit, sipas vlerës së objektit. Në këtë rast, një zyrtayr i lartë i shtetit, shpjegon privatisht se për këmbim pronash publike, mjafton nje shkresë qeveritare. Kaq.
Në qoftë kështu, atëherë pushteti vëndor, ku e ka pavarësinë nga pushteti qendror, apo politik? Edhe ekonomike, themi.
Por le të kjthehemi tek lypsari, modeli perfekt i politikbërjes në Shkodër. Ai nuk kërkon shumë si merhumët që kanë bërë milionat e eurove nga asgjëja apo grabitja e thesarit dhe bankave. Shtrin dorën për 100 lekë për duhan dhe mallkon fatin për padrejtësi që nuk është pronar i një televizoni, pasi vetëm rrotull kësaj kafeje janë tre copë të tillë. Ai don edhe 50 leke për kafe dhe sërish mallkon fatin e keq qe nuk ka nje hotel të madh me të paktën pesë yje.
Nuk kërkon pra pamundësi, pasi kanë ndodhur paradokse si këto. Shumë madje.
Për të, të gjithë janë lapera, kurse veten e njeh si demokrat i ndershëm. I është mbushur mëndja se komunistët si Ilir Meta i kanë prishur punë me Berishën.
E ky burrë se pse të duket vërtet një hero i politikës në Shkodër, një model i qytetërimit, pasi ka guxim të kërkojë, ndryshe nga ata që ecin si normalë rrugëve të qytetit, të ngushtuara nga pijetoret, pasi ka logjikë të të japë edhe titull shkrimi.
Kur lypësi flet kështu, ti e ke të gatshme temën dhe thua:
Çfarë ka më shumë se të tjeret jo një kapacitet i madh i shkencës, por një Dritan Prift që brënda një viti vetëm në një biznes, pa rrogë e të ardhura të tjera, shton në llogarinë e vet bankare 1 800 000 euro?!
Ai është thjesht një shqiptar si gjithë të tjerët, baba i tre fëmijëve, i ngarkuar me nje përgjegjësi si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës tu shërbejë si sherbetor i mirë shqiptarëve. Askush nuk ka asgjë me pasuritë e tjetrit se jemi në demokraci, në këtë sistem që gjeneza e këtij ministri nuk e honeps askund në fakt.
Njeriu mesatar e lart e di që presidenti i SHBA-së ka një rrogë vjetore 400 000 USD, ose rreth 320 000 euro. Zbritu këtyre parave atë që parasheh ligji në banka apo ca shpenzime të tjera dhe në fund të vitit ka të ardhura dhjetë herë më pak se Dritan Prifti në një biznes të vetëm.
Po ç`është Barack Obama, George Bush, Bill Clinton, apo ç`ishin John Fitzgerald Cennedy, Abraham Lincoln, George Washington, para një ministri si Dritan Prifti?!
Prandaj ky lypësi në Shkodër është model i politikës dhe qeverisjes tek ne, jo vetëm në kryeqëndrën e veriut, por deri në Konispol, prandaj ky lypësi ka të drejtë në pretendime, për stacione televizive, hotele me shumë yje, ndertime e tendera. Thjeshtë fillimisht kërkon të mbushë barkun me bukë, pas pak minutash të kujtojë kohë të ndritura dhe pas pak kohe të ketë ca pasuri, si ata që e bënë nga askundi.
Kur Dritan Prifti ti lë në bisht të rrugëtimit ekonomik edhe baballarët e kombit amerikan, George Washington-in po se po, por edhe këta të sotmit, shqiptarët të gjithë mund të kenë pretendime, të paktën sa dhjetë fishi i amerikanëve. Vetëm një vit të vetëm pergjatë gjithë jetës të jetonin si Dritan Prifti, duhet të shumzojmë 1 800 000 euro me 4 200 000 shqiptarët dhe të matet pastaj me ne Amerika po deshi. Këtë mund ta bëjnë të gjithë ata që dinë të shumëzojnë. Normalisht atëherë edhe lypësi do i kishte televizorët e pallatet, hotelet dhe pishinat.
Një vit pra, vetëm një vit, të jetonin shqiptarët si Dritan Prifti, pa pretenduar si më të medhenjtë se ai.
Dritani është i vockël përballë me të tjerët. Thjesht maja e Ajsbergut.

Kur nipi dhunohet ne emer te hakmarrjes ndaj gjyshit!

vjerdhaHakmarrja e verber godet serish familjen e Ideal Vjerdha. Brenda nje kohe te shkurter, kjo familje goditet per here te dyte. Pardje, me 2 shtator Ideal Vjerdhes i eshte shkaterruar shtepia dhe ajo cfare eshte me e rende, eshte dhunuar nena e tij, Luiza Kadiu. Duke i kerkuar informacion dhe te dhena per te birin Idealin, nena e tij Luiza eshte goditur rende nga persona te panjohur te cilet ishin maskuar. Luiza Kadiu ndodhet ne urgjencen e Spitalit me fraktura te renda. Dergimi i saj ne mjediset spitalore eshte bere i mundur nga komshinjte e saj. Zanafilla e ketij dhunimi, i cili per here pare ka ndodhur me 13 shkurt 2010, ka lidhje me nje histori familjare. Beqir Vjerdha, gjyshi i Ideal Vjerdhes ka persekutuar familje te medha gjate kohes se diktatures komuniste ne Shqiperi. Ai ka punuar ne Ministrine e Brendshme te asaj kohe dhe ne policine e Shkodres, ku ka marre pjese ne persekutimin disa personave te cilet jane denuar nga shteti komunist i para viteve ’90. Ashtu sic kemi raportuar edhe ne rastin e dhunimit te pare, Beqir Vjerdha qe ne vitin 1960 dhe ne vitet ne vijim, ka mbuluar funksione te rendesishme ne Partine Komuniste por edhe ne strukturat e policise e te Ministrise se Brendshme, edhe ne sektorin Sigurimit te Shtetit, policise politike te kohes se diktatures. Ndersa sot hakmarrja dhe shkaqet politike bie mbi Ideal Vjerdhen, i cili eshte i vetmi nip i Beqir Vjerdhes. Edhe policia ka nisur dhe po vijon hetimet per dhunimin e familjes se Ideal Vjerdhes, pasi tashme kemi te bejme me raste te perseritura te kercenimit. Pikerisht si pasoje e ketyre kercenimeve te vazhdueshme dhe dhunimeve sistematike, Ideal Vjerdha, gruaja e tij dhe femijet jane detyruar te largohen qe me rastin e pare ne muajin shkurt 2010, rast i cili eshte denoncuar edhe nga gazeta jone. Hakmarrja e verber, e mbeshtetur edhe ne motive te qarta politike, tashme bie mbi nipin e Beqir Vjerdhes, duke shenuar nje tjeter viktime kur nipi duhet te paguaje per gjyshin dhe kur jeta nuk eshte e sigurte ne vendlindje.

Zef Nika

Ç’ fronezimi i “Pushtetit te Katert”

blertiTe pakten prej disa dekadash, ne historine e shoqerise njerezore njihen dhe pranohen ekzistenca e 4 pushteteve, teorikisht te pavarur nga njeri- tjetri. Pushteti ekzekutiv, ligjvenes dhe gjyqesor, jane tre kollonat e rendesishme te sistemit aktual te organizimit shoqeror mbareboteror, te cilit i eshte shtuar edhe media apo shtypi si kollone e katert.
Ndersa ne kushtetuta, akte ligjore kombetare dhe nderkombetare, te gjithe jane te shqetesuar qe tre pushtetet kryesore: ekzekutivi, ligjvenesi dhe gjyqesori te jene te pavarur sa me teper te jete e mundur, teorikisht “pushteti i katert” per vokacion konsiderohet i pavarur.
Pavaresi absolute i nje pushteti nga nje tjeter, nuk ekziston ne asnje vend te globit, por ne Shqiperi tashme, te gjithe jemi deshmitare te ç’fronezimit apo rrezimit nga froni te “pushtetit te katert”. Here pas here, une apo edhe kolege te tjere, jemi perpjekur te sensibilizojme kryesisht politiken (pushtetet e tjera qe burojne prej saj) por edhe koleget ne lidhje me fenomenet negative qe demtojne median. Nuk e dime sa ia kemi arritur, por te pakten, neser, nuk do te na breje ndergjegja qe nuk kemi thene te pakten nje fjale, e cila edhe nese ka rane ne veshe te shurdher, me mire qe u tha!
Do te tentoj te nis nje dialog ne distance tashme me qytetaret, ata te cilet direkt ose indirekt, jane viktima te mosfunksionimit sic duhet te “pushtetit te katert”. Nga divani i shtepise, perballe radios, televizionit apo duke shfletuar nje gazete informative, gjithcka duket e lehte duke anatemuar me shume se gazeten- gazetaret, me shume se pronarin- ata qe jane te detyruar te bejne politiken e tij. Jam i qarte sic edhe pjesa me e madhe e kolegeve te mije, se besimi juaj te nderuar lexues, degjues apo teleshikues eshte lekundur ndjeshem ndaj mediave, rrjedhimisht edhe ndaj gazetareve. Nuk mund te mohoj ne asnje rast se fatkeqesisht, ne pjesen me te madhe ju keni te drejte! Por kjo e drejte e juaja eshte relative, per shume arsye dhe ne asnje menyre nuk duhet te shenjestrohen gazetaret. Jane nje sere ceshtjesh, per te cilat ju pak ose aspak jeni ne dijeni, tek te cilat ka ngecur “pushteti i katert”!

mediaA ka media te lira ne Shqiperi?
Duke nisur nga Shkodra- realitet te cilin e njohim me mire se askend tjeter, per te perfunduar te Konispol (skaji me jugor i Shqiperise) nuk ka asnje media vertete te lire. Nuk po perpiqemi te fajesojme drejtperdrejte, por nje gje eshte e sigurte: nuk eshte per faj te gazetareve! Eshte abuzuar me termin “e pavarur” dhe ne fakt, ka media te pavarura! Po, po! Ka! Ka media qe i sherbejne qeverise haptas, por jane “te pavarura” nga opozita! Nga ana tjeter, ka media qe i sherbejne opozites, por jane “te pavarura” nga qeveria! Ky eshte maksimumi i pavaresise qe mund te arrije nje media ne Shqiperi! Per hir te realitetit, ka patur tentativa per nje pavaresi ne shkalle me te larte, madje edhe ne Shkoder, por gradualisht ato media kane lene qendren per te devijuar majtas ose djathtas! Te pakten ne Shkoder, mediat etiketohen “te djathta” dhe “te majta” sipas perkatesise se shprehur haptas apo nendhe te pronareve te tyre! Deri me sot, nuk me rezulton qe nga viti 1997, qe nje media ne Shkoder, te kete marre epitetin “e lire”, qofte edhe per nje periudhe 6- mujore! Duke qendruar tek liria e medias, ka edhe nje fenomen tjeter shume interesant.
Duam apo nuk duam ne, gazeta “Shqiperia Etnike” eshte e vetmja qe i ka rezistuar tregut te eger mediatik prej 10 vitesh. Me gjithe luhatjet e natyrshme, me probleme financiare dhe me kercenime te shumta, kjo gazete ke rezistuar fuqishem, duke krijuar rrethin e lexuesve te saj ne versionin “print” dhe shume me teper ate online ne adresen www.shqiperia-etnike.com.
A e dini ju se kjo gazete, i ka dyert e mbyllura ne disa nga mediat lokale te Shkodres? A e dini perse? Sepse ne disa shkrime problematike ne kete gazete, jane trajtuar ceshtje te nje interesi te larte publik, permes te cilave disa nga pronaret e mediave vendore e kane ndjere veten te implikuar! Per ta thene me troc, teksa “Shqiperia Etnike” ka trajtuar tema si thesari i Shkodres, korrupsioni ne arsimin e larte etj., disa pronare te mediave jane ndjere te kercenuar dhe kane dhene urdher: “Shqiperia Etnike” te mos reklamohet ne ekranet e tyre qofte edhe kundrejt pageses, sic ndodh me cdo organ tjeter te shtypit apo edhe nje reklame te thjeshte. Madje, edhe pse eshte gazeta e vetme qe botohet ne Shkoder, ajo nuk perfshihet as edhe ne leximin e percipte te shtypit ne mengjeset informative te televizioneve lokale diten kur botohet.

A eshte e kapur media ne Shqiperi?
Fakti qe ne sferen e mediave jane hedhur bisnesmenet, madje me te fuqishmit ne Shqiperi, tregon qartas se ky pushtet po perdoret apo po tentohet te perdoret nga ana e tyre si mburoje per bisneset e tjera. Cdo media ka ne krye nje apo nje grup pronaresh, ne shumicen e rasteve qe kane lidhje me bisnese te fuqishme sic eshte ndertimi apo karburantet. Natyrisht, per ta eshte shume e lehte qe kete “hanxhar” (fatkeqesisht eshte termi qe po i pershtatet me shume se asnje tjeter media sot ne Shqiperi), ta vene ne sherbim te realizimit te interesave te tyre. Keshtu, per te siguruar leje ndertimi apo tendera ne Bashkine e Shkodres apo ate te Tiranes (i marrim si shembull si bastione respektive te PD-se dhe PS-se), mediat kthehen ne mburoja te ketyre institucioneve, madje ne disa raste edhe ne “qen roje” te tyre. Nga keto media degjon vetem “furca” per keto institucione e te tjera, ndersa ndersehen ne kuptimin e plote te fjales ndaj atyre qe i kritikojne me te drejte ne shume raste keto institucione. Nese te nevojitet nje licence per kazino, per universitet privat apo dhe shfrytezim burimesh nafte apo mineralesh, duhet ta kesh mire me ate qe eshte ne pushtet. Keshtu, nga niveli vendor “pazari” ngrihet ne ate kombetar dhe ne loje hyjne “gjigandet” mediatike, te cilet nga mengjesi ne darke kthehen ne “llapaqene” te pushtetit, edhe kur ky i fundit nuk ua kerkon fare! Fale premtimeve per licenca te tilla me ardhjen ne pushtet te opozites (ua heqim “ketyre” per t’ua dhene “atyre”), te tjera media kombetare kthehen ne “qen stani” te opozites se madhe! Ne te dy raste, jane gazetaret ata qe bejne punen dhe ne shume raste, pa deshirene tyre, jane te detyruar ti thone te zezes- se bardhe dhe te bardhes- te zeze! Natyrshem perballe audiences jane pikerisht keta qe anatemohen, kritikohen, shahen e dhunohen ndersa pronaret ne prapaskene vjelin frytet e kapjes se mediave te tyre.

Cili eshte interesi i publikut tek mediat?
Teorikisht, mediat jane te hapura ndaj publikut te gjere. E thene ndryshe, dyert e tyre duhet te jene te hapura per shqetesimet dhe problemet e qytetareve. Por cfare ndodh ne te vertete? Shume institucione gezojne imunitet mediatik. Qe do te thote se ato nuk mund te kritrikohen ne mediat vendore apo edhe qendrore. Per shembull, Bashkia e Shkodres apo edhe e Tiranes jane “lule mos prek” apo “monumente kulture” qe mbrohen nga shume media vendore dhe lokale. Kjo vlen edhe per ndermarrjet e varesise se tyre. Asnje qytetar, ne disa media, ndoshta tek te gjitha ato lokale dhe ne shumicen e kombetareve, nuk mund te gjejne hapesire per te shprehur opinionet e kritikat e tyre per ceshtje te jetes se perditshme. Ndodh qe gazetaret kapin nje lajm, i cili mbase mund te jete deri diku edhe “scoop” dhe nje telefonate e pronarit, drejtorit apo kryeredaktorit i kthen ne “nul” duke mos u transmetuar dot.
Eshte edhe ana tjeter e medaljes. Nese nje ndermarrje apo institucion ka arritje te punen e tij dhe natyrshem nje qytetar apo nje grup i tille, kerkojne ta evidentojne kete fakt, nuk mund t’ia arrijne gjithmone. Disa institucione apo ndermarrje, jane ne listen e personave “non grata” ne mediat vendore apo edhe ato kombetare. Madje, edhe po te paguash, nuk ia arrin dot te japesh opinionin tend pozitiv, por as edhe ate negativ ne raste te tjera. Televizione qe e kane ndertuar mbijetesen e tyre edhe tek njoftimet e vdekjeve, mund te refuzojne edhe 100 mije leke te vjetra apo te reja te qytetareve, nese eshte kjo “linja editoriale” e pronarit. Qytetareve u ngelet te thirren per te dhene intervista per ceshtje te ndryshme dhe ne darke te shohin nga divani i tyre nese do te jene pjese e blloqeve informative. Nese kane folur ashtu sic nuk i ka interesuar “linjes editoriale” te pronarit, ata nuk kane fat te shohin veten. Ne te kundert, qytetaret mund te merziten nga sinkroni i tyre dhe duke u vene ne rolin e gazetarit edhe te filozofojne: sa gjate me paskan lene duke folur! Pikerisht per kete arsye, qytetaret duhet te jene me sensibel per ceshtje qe lidhen me mediat, sidomos ato lokale. Dhe, nuk po marrim persiper te analizojme keqinformimin e qellimshem, deformimin e realitetit apo edhe krijimin e opinionit qofte negativ apo pozitiv, gjithmone sipas orientimeve “nga lart”!

“Mekatet” tona (te gazetareve)
Kush eshte pa mekat te hedh gurin e pare! Jemi te bindur se nuk ekziston asnje individ ne bote pa mekate. Edhe ne gazetaret kemi natyrshem mekatet tona. Ne krye te heres, jemi peng i pasionit per profesionin e gazetarit. Ne vazhdimesi na perfshin vorbulla e perditshmerise se ngarkeses se larte profesionale. Ketyre u shtohen natyrshem hallet, telashet dhe problemet e perditshme te jetes, te cilat jo rradhe perzihen me ato te zanatit. Ne nje moment te bukur, si pa pritur pa kujtuar, e shohim veten te perdorur- ne disa raste jashte deshires mbase dhe pa e kuptuar qarte, duke iu gezuar nje rroge qesharake dhe trajtimit mizerabel profesional e njerezor ne shume raste. Po cilat jane mekatet tona? Lejojme te perdoremi shume lehte edhe pse gjithcka duket se eshte graduale. Nuk kerkojme ate qe mendojme se na takon apo qe duhet te kemi ne ushtrim te profesionit. Nuk organizohemi realisht per te kerkuar kushte dhe trajtim me te mire ne pune sic mund te jene kontratat, ditet e pushimit, 8- oreshi, sigurimet shoqerore e shendetesore. E gjithe armata jo e vogel e gazetareve ne mbare vendin, ne masen me te madhe, mbase mbi 80% jane te zhytur ne pune te zeze! Nje dite te bukur, cdo drejtor ose pronar, te hedh ne mes te kater rrugeve dhe ti nuk je askushi, sidomos kur emri yt apo fytyra yte nuk del me ne ekranin e nje televizioni apo ne faqet e nje gazete.
Nga sa me siper, rrjedhin me pas edhe “mekatet” tona profesionale. “Pronaret bejne demek se na paguajne, ne bejme demek se punojne” eshte tashme postulati qe degjohen perhere e me shpesh ne kafenete e Shkodres, aty ku gelojne te shumten e kohes koleget gazetare. Ne nje tavoline te tille, ideohen shpesh edhe planet ditore te punes se televizioneve dhe madje, shkembehen tema e ide. Ne disa raste, pamje e tekste. Perfundimi: mjafton te shohesh vetem nje edicion lajmesh, te vetem nje televizioni dhe je i sigurte se nuk ke humbur asgje ne televizionet e tjera! Jane shume, shume te rradha temat apo ceshtjet qe trajtohen ndryshe nga nje televizion ne tjetrin. Nuk po flasim ketu per profesionalizmin fillestar, ate te njohjes se gjuhes amtare, krijimit dhe leximit te teksteve, “ujit” te tepert ne shume nga kronikat, perzgjedhjen e sinkroneve etj., etj., etj.
Padashur te kthehem ne “avokat” te panevojshem te gazetareve, keto mekate indirekt jane te imponuara nga boset e mediave. Atyre u intereson ti shfrytezojne perkohesisht gazetaret dhe ne cdo moment te jene te lire “ti japin duart” kur nuk u nevojiten me. Ne keto kushte, ata nuk kane interes ti “lidhin” gazetaret me kontrate, me sigurime shoqerore e keshtu me rradhe. Me kete metode, ata kursejne edhe disa miliona, te cilat do te shkonin per sigurimin e pensionit qe nje dite do te vije edhe per gazetaret! Ne te tilla kushte, cdo gazetar qe kryen vetem nje pune apo siguron jetesen vetem me kete profesion, e ndjen vetem te marre peng nga pronari apo media ku punon. Ne keto kushte, syte drejtohen nga Tirana, ku shume gazetare vendore jane edhe korrespondente te mediave qendrore. Madje, ata jane shume me te interesuar te kenaqin shefat ne Tirane, se sa te tregojne profesionalizem ne median vendore qe punojne. Tirana kerkon kryesisht kroniken e zeze dhe politikanet VIP dhe edicionet informative te mediave vendore jane te privuara nga tema te tjera te jetes se perditshme. Profesionalizmi ka mbetur te provohet vetem ne shpejtesine e dhenies se lajmit per nje aksident apo nje vrasje, te cilin gjithsesi me pare se ne mediat e Shkodres, mund ta shohesh ne media kombetare me titra apo edhe me raportim telefonik.

Ne vend te hyrjes
Opinioni publik ne Shkoder dhe ne Shqiperi, duhet te jete shume me i ndjeshem edhe ndaj problemeve te mediave, pavaresisht se ne keto kohe mund te jete i zhytur ne hallet e telashet e shumta te mbijeteses ekonomike. Vetem qytetaret mund te jene aleate te gazetareve per te permiresuar sado pak panoramen mediatike ne rajonin tone. Ne vitin 2005, ne numrin e pare dhe te parafundit te gazetes “Veriu Observer” (botim i Unionit te Gazetareve Profesioniste te Veriut), pata shprehur shqetesimin se nese “Nuk gjen pune si kamarier, behu gazetar”. Tashme pas 5 viteve, jane gazetaret qe perhere e me shume, po kerkojne pune te dyta e te treta, mbase edhe si kamariere ne disa raste. Me kete dua te them se nuk ka asnje gazetar, qe permes profesionit te tij ne Shkoder, ka arritur te krijoje te mira materiale “luksoze”! Perjashtim nga ky rregull mund te beje nje kategori e vogel, e cila ka patur hapesire nga pronaret dhe ka arritur te behet pjese e klaneve ekonomike apo politike, mbase dhe seksere te institucioneve te ndryshme ku marrja e nje vendi pune kushton 5-6 mije euro. Pjesa tjeter e gazetareve, pergjithesisht jetojne ose mbijetojne, kjo eshte e rendesishme te kuptohet!
“Pushteti i katert” eshte nje term shume i pakuptimte ne kushtet e sotme te Shkodres e Shqiperise. Ai jo vetem eshte ulur nga froni, te cilin sipas meje nuk e ka patur kurre ne vendin tone, por tashme po perdoret si “lolo” apo “gaztor” i oborreve te pushteteve te tjera. Nuk e kam te lehte as une dhe as shume kolege te mije ta pranojme nje fakt te tille, por realiteti eshte pikerisht ky! Cfare eshte me e keqja, tentojne te na mbyllin gojen qe te mos flasim as edhe per problemet tona…. Cdo gje tjeter, eshte thjeshte realitet virtual qe i serviret opinionit publik!

Blerti DELIJA

Zelli i një politike demagogjike

bertiNga Albert Vataj

Gushti jo vetëm stinë pushimsh
Iku vallë, vapa me gushtin? Është kjo një pyetje, jo dhe aq tipike, se sa retorike. Sepse në një çorbë retorike e pa vetën teksa përzihej, ndërsa gatuhej, ajo që do ta quanim zatetje e shtetit. Një lojë me miliona euro dhe me nervat e acaruara të shqiptarëve halleshumë, i ngjet më shumë një komedie të zezë se sa një politikëbërje ogurbardhë. Kjo verë e nxehtë, dhe zërash shpuzë të politikës kanë yshtur prejsllimi të sezonit të pushimeve, vullnesën tonë të përfytyrimit, për të pranuar të tashmen e politikës së konsumit, si një demagogji. Zelli i protagonizmit politik, i vënë re kryekëput në radhët e opozitës, (nëse guxojmë të nënkuptojmë me këtë PS-në), qaset të jetë lajmësi, më i pashpresë për një të sotme të zgjidhur nga shpërgenjt e të shkuares. Opozita, duke i besuar më shumë oktavëve të tellallit, se sa brendisë së faktit, më shumë ngasjes se sa qasjes, më shumë demagogjisë se sa betejës pa kompromis ndaj një lëngate, e ka transformuar atë shtjellë në një pështjellim. Duke u zvargur, e gjithë kjo masë e madhe boshësie dhe duke u vërsulur si një ortek i zashëm, na përfund, duke na bërë pjesë të saj, në rrugën përnga duhet të kalojë babëzia e atyre që sot janë akuzatorët, dhe po sot janë ato që akuzohen. Ngasje “hidhe e prit”, nuk merr përsipër të bëhet dëshmitari i një lufte të madhe. Kjo për faktin se besojnë si efikase spariherë bindjen e dynjase, se këto pushtetarë po vjedhin e po na rjepin dhe këtë e ofrojnë si shërbesë politikëbërje.

Gjithnjë para mikrofonit
Përgjatë gjithë këtij sezoni pushimesh, opozita nuk ka reshtur të akuzuari për korrupsion dhe përfshirje në afera të pista shtetarë dhe të afërm të tyre. Me libër shtëpie ka dalë PS-ja e po u bëri xhindin zotëruesve të pushtetit. Të paktën kështu mendon ajo. Dhe ne s’kemi pse t’ia pridhim avenirin gjithë këtij taborri politikanësh njomzakë dhe pozuesish të pushtuar nga Narcizi. Foltorja e Partisë Socialiste gjatë këtyre ditëve ka pritur dhe përcjellë pothuaj të gjithë çfarë hyn dhe del në këtë parti. Kuptohet, ata që kanë pushuar në korrik dhe i janë përveshuar Berishës në gush. Aq tellall doli nga ajo godinë dhe aq pranë u gjend media këtij vullneti për kushtrim, sa përnjimend kujtova se PS-ja ishte shkulur nga trojet e saj të kahershme për tu ngulur para televizioneve dhe gazetave. Por “nuk paska ken kysmet”. Aniqysh de, mikrofonin se lëshuan nga dora përgjatë gjithë këtyre ditëve. Kudo që ngasja mediatike shfaqej me gjithë drobitjen e dhe shterpësinë e saj të lajmit, gjindeshin ata, fillërojtësit e Ramës. Gojtaria dhe ligjërimi, i tonacioneve të ndryshem dhe timbreve të çfarëdoshëm përnga gjinia, feja, krahina dhe ideja, e kulmoi në hit jetën e kësaj partie. Një për të gjithë dhe të gjithë për një, u rreshtuan në një ofensive të pamatë kundër vijës së parë dhe nevralgjikes së qeverisjes Berisha. Miliona euro kanë fluturuar nga një foltore në tjetrën, duke e bërë qiellin adh të këtij gushti, një arenë të përjargshme, akuzasramah dhe kundërakuzash. Sa del një syresh nga PS, flakë për flakë i’a pret i shënjuari, ose nga folturja e partisë, e pse jo dhe nga ajo e digasterit që drejton.

Tragjikomedia e një kohë lëngimi
Banale, e ndyrë dhe fyese mu shpërfaq e gjithë ky masiv i politikëberjes së opozitës, e gjithë kjo ngrehinë ndjellakeqe. Miliona euro, që i ka dhënë njëra palë dhe i ka marrë tjetra (lus Zotin që të mos ketë asnjë të vërtëtë nga kjo piskamë), hidhen dhe priten mbi kokat e shqiptarëve që përballen me një jetë që sa vjen e u’a shtëngon lakun në fyt. Milona euro flakërojnë nga një pod në tjetrin, në trajtë akuzash dhe as se e vret mendjen ndonjëra nga këto palë, se poshtë këtij vërshi të tërbuar parashë luhet fati i mbijetesës së shumë shqiptarëve. As se e ka vënë kush ujin në zjarr për ta kuptuar ndjenjën e poshtrimit që përcjellin ato zgjedhës. Kjo betejë eurosh dhe dollarësh, derimtash i ngjet një tragjikomedie, madje mediokër, ku mungojnë elementet më të domosdoshme estetike dhe artistik të këtij përfaqësimi, anipse po e quajnë politikëbërje. Jeta artistike në këtë sezon rreshkjeje në diell, duke qenë më se e varfër, ka përthithur përnga kjo skenë bajate tërë interesimin e opinionit. Kjo ka bërë që të dalin në pah shumë mangësi profesionale dhe artistike të këtij përfaqësimi të politikës. Gjithqysh nga plateja nuk kanë munguar duartrokitjet. Fakti se në këto radhë zakonisht janë të ftuarit, dhe publiku i zgjedhur, kjo nuk e shpëton komedinë politike nga anatema.

Art për andralla
Ndërsa gushti i përket tashmë të shkuares dhe sytë i kemi lëshuar babëzitshëm të gjithë përnga shtatori, mbetet të shpresojmë që të rikthehet jeta e gjallë artistike dhe njerëzit të kenë mundësi të zgjedhin, nëse do të vazhdojnë të kundrojnë dhe të përcjellëin komedinë e pështirë politike, apo t’i kushtohen një asimilimi më qënsishëm artistik. Por kjo gjithëpoaq, nuk do të dëshmojë se ky teatër absurdi nuk do të ketë shikuest e saj. Aq më tepër kur përvoja na tregon se populizmi në art, duke filluar me politikën, duke vazhduar me atë dhe duke mbetur vetëm tek ajo, si admirues më të zellshëm, ka popullin. Për ironi të fatit, ne si popull shquhemi për instinkte të ndrydhura të perceptimit dhe të ndjesive etiko-estetike të artit politik. I këtij mendimi jam edhe për anatominë e bashkëjetesës së tij edhe me gjallime të tjera të nalta. Vullneti për ta ushqyer mediokritetin me duartrokitje, nuk na ka munguar. Sikundër nuk na ka munguar dhe besimi se duke qenë të mashtruar, të nëpërkëmbur, të përçudnuar, të persekutuar, të fyer, jemi popull, ose siç u pëlqen ta quajë politika në vigjilje të fushatave, sovrani. E drejta e çdo mase për të bërë pjesë në turmë, munet me kenë ushqim i përkohëshëm i vetë politikës për ta parë si të tillë dhe për ta trajtuar përkundër asaj çfarë është njerzia. Por kjo nuk do të thotë se tragjikomedianët politik, duke mbajtur skenën gjithnjë të hapur, do të mund të mbyllin plagët që po gangrenizojnë shtatin shëndetlig të një Shqipërie që shpreson të ndryshojë.

Iku vallë, vapa me gushtin?
Shterpësia ligjore e kamuflon qëllimin dhe vesh me fars gjithë këtë armatë të ngrefosur për turr. Mungesa e një strategjie për të kahur përnga stinë e acartë ekzekutivin e Berishës, tregon mediokritet politik dha amatorizëm. Turravrapi për ta pasuruar dekorin e denoncimeve, tendosja e skajeve akuzë-kundërakuzë, larushia aktoriale e foltoreve, duke e çoroditur, i heq thelbin kësaj lufte. Duke u mjaftuar me gërvishtje në sipërfaqe, opozita i’a heq vetes të drejtën të përftojë ndonjë dobi në favor të mbërritjes tek forcimi i pozitave të saja në pushtet. Gjithë këto tam-tame akuzash, dhe ndryshimi i kursit së politikës së votës, i jep mundësi të favorshme PS-së, të tërhiqet nga paranoja e hapjes së kutive, si nga një betejë e humbur me turp. Por nuk i’a rikthen asaj të drejtën për të rimarrë pozitat e domunimit në pushtetin lokal, fat i cili po parathuhet ditëpërditë, anipse këtë të drejtë e kanë zgjedhjet. Heshtja e Berishë, tregon edhe një pikë të dobët të kësaj ofensive të PS. Nëse ata ende nuk e kanë tërhequr personazhin kryesor në rolin e tyre, tregon se jo gjithçka, më mirë të themi se kurrçka nuk është bërë si duhet, kjo ose nga mosdashja, ose nga padija, por le të besojmë këtë të dytën. Gjithsesi ata diçka po bëjnë. Diku do të dalë, ose më saktë duhet të dalë nga gjithë kjo gurgule. Ndryshe si ta kuptojmë gjithë këtë energji të konsumuar, gjithë këtë minutazh televiziv e terren mediatik të uzurpuar. Një mëndje më thotë se kjo ndoshta do të përshpejtojë dhe do të këtë ndikuesit e vet tek kthimi që do t’i bëjë xhaketës mbrapsht, Berisha në shtator.

Kanuni qe kercenon edhe intelektualet

samiriNje familje intelektuale shkodrane e detyruar te fshihet per ti shpetuar hakmarrjes. Kater jete njerezore te kercenuara nga vdekja, mes te cilave dhe jete femijesh te mitur. Nje tjeter kapitull i dhimbshem i realitetit shqiptar te pas vitit 1997. Me pak fjale eshte kjo historia e Samir Meti, bashkeshortes Blerta, dy femijeve Rej,akoma pa i mbushur 16 vjet jete dhe Aron, 9 vjecar. Samiri u diplomua ne degen e Historise ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” te Shkodres ne vitet 2006- 2009 dhe master ne vitin 2009- 2010 me rezultate shume te mira, me nje mesatare 9. Bashkeshortja, Blerta Meti u diplomua ne te njejtin universitet si mesuese e Ciklit te Ulet dhe ka nje eksperience pune 20 vjecare. Por te njejtin fat me prinderit e tyre per tu shkolluar, nuk ka djali i madh Rej Meti, i cili megjithese ka mbaruar shkollen 9- vjecare me nota te mira, aktualisht nuk eshte i rregjistruar per te vijuar arsimimin si gjithe bashkemoshataret. Kjo familje tashme eshte duke perjetuar tragjedine qe sjell hakmarrja e verber politike ne nje shtet i cili nuk arrin te garantoje jeten e ruajtesve te rendit e ligjit, sic ndodhi edhe me policin Kol Ndreshaj, i cili u ekzekutua per hakmarrje gjate kryerjes se detyres ne M. Madhe. Zanafilla e kalvarit te familjes Meti jane zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Gjate tyre Samir Meti u perball me ekstremiste te partise ne pushtet, te cilet me cdo kusht donin te siguronin votat e nevojshme per te qendruar ne pushtet, madje edhe duke kanosur me arme. Pikerisht kjo i ndodhi Samirit, te cilit iu rrezikua seriozisht jeta nga njerez me prapavije te qarte te strukturave te larta te shtetit, te cilat ne ate kohe kishin shtrire falangat e tyre edhe ne Shkoder. Situatat kercenuese te perjetuara nga Samir Meti, vertetohen edhe nga nje raport i deputetit te zones. Por nuk mbaroi me kaq. Mbeshtetur ne Kanunin e Lek Dukagjinit, i cili ka nje pushtet e zbatim te gjere ne Veri te Shqiperise, konflikti u kthye ne individual per Samir Metin edhe pasi zgjedhjet perfunduan. Konflikti eshte i hapur dhe sot e kesaj dite, duke kercenuar me jete familjen Meti. Protestat e pergjithshme te opozites shqiptare ne mbrojtje te kauzes se transparences se zgjedhjeve permes hapjes se kutive te votimit, te cilat kulmuan me greven e urise se deputeteve ne pranveren e vitit 2010, shenuan nje tjeter ankth per Samirin. I rreshtuar ne mbrojtje te idealeve me te pastra demokratike, Samiri u tentua te merret peng ne vazhdim te konfliktit qe kishte nisur ne 28 qershor 2009. Acarimi i konfliktit vazhdoi me ngjarjen e qershorit 2010, kur Samiri rrihet me grushta nga kusheriri i P.G. dhe si pasoje e demtimeve dergohet me urgjence ne Spitalin Rajonal te Shkodres, ne sherbimin e urgjences. Nga frika e ndonje hakmarrjeje te mundshme, ai detyrohet te largohet nga mjediset spitalore. I vene ne shenjester te hakmarrjes, Samiri do te perjetonte nje situate shume te rende me date 26 korrik 2010, rreth ores 21.00 pikerisht ne lagjen e tij. Ai eshte qelluar 3 here me pistolete dhe vetem erresira dhe Zoti e shpetuan nga vdekja e sigurte. Per arsye te lidhjes se fshehte ne mes atyre qe e kercenojne dhe strukturave te shtetit, Samiri nuk ka denoncuar ne polici ngjarjen. Megjithese thuhet se personi qe e qelloi me arme eshte kapur nga policia, Samiri eshte i bindur se nuk eshte ai personi me te cilin ka patur konflikt, por dikush tjeter, pasi mund te kene qene nje grup i organizuar. Ne gusht 2010, Samirit i thyhet xhamat e shtepise dhe afer baneses eshte gjetur nje sasi tritoli e pashperthyer. Kjo ngjarje e mengjesit te dates 26 gusht 2010, pati si pasoje krijimin e nje traume per bashkeshorten Blerta dhe djalin e madh Rej, te cilet kane marre mjekim me qetesues ne spital. Samiri vete dhe djali i vogel Aron, nuk ndodheshin ne shtepi dhe shoqerimi ne spital i bashkeshortes dhe djalit tjeter eshte bere nga kunati ne oret e paradites. Kjo spirale dhune dhe kercenimesh te hapura me jete per kete familje, kane krijuar nje situate shume te rende. Familja Meti, eshte e detyruar te braktise jeten ne qytet dhe te jetoje ne fshehtesi ne fshatra, pa lene asnje adrese per askend. Hakmarrja tashme i ka vene ne shenjester dhe jeta e tyre eshte vertete ne fije te perit.
Redaksia

Periudha osmane lakohet per ti zbehur egersine komunizmit

nurollariNga: Adri NURELLARI

Në një intervistë të historianit të shquar anglez, Noel Malcolm, të marrë para pak ditësh nga gazetarja Jeta Xharra për emisionin “Jeta” në Kosovë, Malcolm foli gjatë e gjerë lidhur me zhvillimet politike në Kosovë. Mirëpo një ndër gjërat më interesante që përmendi ishte fakti që tiparet negative të manifestuara në Ballkan nuk e kanë origjinën tek e kaluara e afërt e komunizmit, si dhe te rrethanat konkrete shoqërore të tanishme si varfëria, institucionet e brishta e të tjera. Sipas tij, “në rastin e ballkanasve, unë do të thosha se 50 vitet e komunizmit janë shumë më të rëndësishme si pjesë e sfondit kulturor, sesa afërsisht 500 vitet e sundimit osman”.

Nuk ka vend ku kjo gjë të jetë më se e vërtetë për vendin tonë, Shqipërinë, e cili e ka përjetuar totalitarizmin komunist në formën e vetë më të rreptë e të kulluar. Një inxhinieri e mirëfilltë sociale e përmasave të skajshme që ndërhyri pa kujdes edhe në pjesët më intime të jetës së individit. Më keq dhe intruziv se edhe vetë nazizmi, i cili kishte korporatizëm në ekonomi, por nuk të zhvishte nga prona private siç ndodhi me kolektivizimin dhe tufëzimin tonë. Nuk eliminoi fenë dhe nuk ndërhynte aq thellë në familje dhe jetën private siç bënte përpjekja komuniste për të krijuar njeriun e ri. Është e vështirë që t’i mvishet faji periudhës osmane të historisë shqiptare kur vetë kalimi nëpër një regjim si ky komunist e lë të kuptohet qartë që ka qenë pothuaj një tabula rasa për traditën shqiptare të deriatëhershme.Pikësëpari ekzistojnë sot shumë disiplina shkencore që kanë shumë më tepër instrumente për të shpjeguar në mënyrë më të thellë dhe më kompetente realitetin e sotshëm sesa historia. Sociologjia, shkencat politike, ekonomia, psikologjia dhe jurisprudenca kanë shumë më tepër për të thënë sesa mendimi fatalist i kultivuar tek ne që çfarë do bëhet është shkruar në të kaluarën. Fillimisht duhet thënë se determinizmi historik në vetvete, pra kjo bindja se zhvillimet janë të parapërcaktuara dhe shkaktuara nga zhvillime apo situata historike të mëhershme, është një përqasje tipike rudimentare marksiste tek ne. Kjo përqasje është një reminishencë e drejtpërdrejtë e determinizmit historik marksist që vinte në formën e materializmit dialektik që e shikonte ecjen e historisë të kornizuar nëpër disa etapa, të karakterizuar kryekëput nga lufta e klasave dhe të mbërthyer nga disa ligje të pandryshueshme që e bënin të pashmangshme një rrjedhë të caktuar të historisë. Me pak fjalë, historia është e përcaktuar si një lëvizje rendesh primitiv, skllavopronar, feudal, kapitalist dhe prej Marksit në mënyrë të pashmangshme historia ishte e parapërcaktuar që do të shkohej në rendin sipëror socialist.Determinizmi historik si përqasje është i dyshimtë në një realitet monoton dhe të pandryshueshëm të shteteve si Zvicra apo Suedia e jo më Shqipëria ku historia karakterizohet nga pavazhdueshmëria. Shqiptarët e shkretë pas ikjes së osmanëve kanë kaluar tre realitete tronditëse, historike që i bën të papërfillshme gjurmët e lëna nga sundimi osman. Shqiptarët jo vetëm që kanë kaluar gjatë shekullit 20 pushtimin fashist dhe regjimin komunist, por edhe një dhunë e kërcënim të vazhdueshëm të dhunës prej fqinjëve shovinistë, kolonizimit dhe pastrimit etnik. Faktikisht asnjë komb tjetër në Evropë nuk ka pasur përjetimin e gjenocidit, shpërnguljes, tkurrjes edhe aparteidit që kanë pasur shqiptarët, duke pasur parasysh përmasat demografike dhe territoriale. Kur u shpall pavarësia jonë prej Perandorisë Osmane, shqiptarët jetonin në rreth 75 mijë kilometra katrorë dhe sot, pothuaj një shekull më pas shqipja flitet vetëm në rreth 45 mijë kilometra katrorë.Traumat e këtyre përvojave e kanë tronditur rëndë shoqërinë shqiptare por komunizmi te shqiptarët e Shqipërisë ka qenë veçanërisht transformuese dhe gjurmëlënëse dhe ka pasojë të drejtpërdrejtë në atë që ndodh tek ne sot. Pra kjo analizë lë të kuptohet që gjithë kjo prani masive e historisë së fillim shekullit 20, si dhe diskutimi lidhur me ndikimin osman në vendin tonë sot është i paarsyeshëm dhe i panevojshëm. Mjafton të shohim mungesën e ringjalljes fetare pas rënies së komunizmit për të kuptuar impaktin e politikës ateiste komuniste. Numri i besimtarëve aktivë sot është i papërfillshëm krahasuar me shtete të tjera lindore. Për këto arsye të duket çudi që në ligjërimin publik flitet kaq dendur për problemet që pretendohen se na lindin nga trashëgimia otomane dhe nuk bëhen analiza aq sa duhet për pasojat e regjimit komunist. Për të mos folur pastaj që periudha e pushtimit fashist në Shqipëri nuk përmendet fare dhe të krijohet përshtypja që ardhja e këtyre forcave perëndimore pushtuese si Italia dhe Gjermania trajtohet sikur të ketë qenë një “aksident pozitiv dhe qytetërues” për Shqipërinë.Në fakt, shpjegimi i gjithë kësaj tendence s’ka aspak të bëjë me dobinë e përkujtimit dhe shqyrtimit të rolit të pesëqindvjeçarit otoman por me nevojën e shumë individëve që të sigurojnë harresën e diktaturës pesëdhjetëvjeçare. Shumë prej personaliteteve që dominojnë jetën publike në Shqipëri kanë pasur lidhje me atë regjim ose kanë qenë pjesë përbërëse e tij, janë lançuar dhe promovuar nga sistemi i dikurshëm, statusin që gëzojnë sot e kanë si inerci të privilegjeve që kanë gëzuar gjatë atij regjimi, kanë pasur lidhje familjare dhe personale me nomenklaturën, janë formuar dhe kalcifikuar intelektualisht nga ai regjim dhe për rrjedhojë ngelen nostalgjikë të tij. Me pak fjalë ne nuk kemi pasur një zëvendësim të mirëfilltë të elitës sonë, por thjesht një riqarkullim brenda të vjetërve, një inerci të elitës së vjetër që sot vjen e rifreskuar me trashëgimtarë të rinj.Individëve të kësaj elite iu leverdis të flasë për otomanizmin e t’ia mveshin fajin sundimit turk për të minimizuar dhe relativizuar përgjegjësinë e komunizmit dhe për rrjedhojë edhe të tyren që shpesh kanë qenë pjesë e sistemit. Këtyre individëve iu konvenon kultivimi i një amnezie sociale, lidhur me tiparet mizore të regjimit komunist në Shqipëri dhe pasojat e shumta që ka lënë sot, sepse përndryshe do të trondisnin themelet e statusit të tyre social të sotshëm. Shumë prej tyre nuk kanë gojë të nxjerrin në shesh fajet e regjimit komunist, sepse kanë qenë pjesë përbërëse e tij. Nuk kanë as kurajën të distancohen nga ai regjim, duke e pranuar me ndershmëri përgjegjësinë e rëndë historike të kastës së atij regjimi, edhe nëse mund të kenë pasur lidhje biologjike, shpirtërore apo nepotike me ta.Prandaj është bërë në modë sot te ne orientalizmi, si një taktikë për të eklipsuar dhe amnistuar rolin që ka luajtur e vazhdon të luajë pesëdhjetëvjeçari i regjimit komunist dhe si një orvatje për të mbrojtur vetë trashëgimtarët e elitës komuniste. Diskutimi mbi pasojat e osmanizmit ishin më se të arsyeshme për elitën shqiptare të viteve ’20-’30, pasi gjurmët ishin ende të freskëta dhe këto diskutime kishin realisht dobi për realitetin aktual. Mirëpo rikthimi në qendër të vëmendjes të të njëjtave tema të diskutimit në periudhën e sotshme, ndërkohë që ne ende nuk i kemi qëruar hesapet siç duhet me komunizmin dhe plagët e hapura të lëna pas prej tij, është padyshim një përpjekje dashakeqe për të revizionuar historinë dhe pasojat e totalitarizmit në Shqipëri.Mbajtja e vëmendjes te diçka që ka ndodhur shumë kohë më parë, dhe largimi i përqendrimit nga ajo që na ka ndodhur pak kohë më para apo vazhdon të na ndodhë, është një sabotim i memories sonë kolektive. Kjo përpjekje për të mohuar dhe retushuar historinë bashkëkohore, duke kanalizuar debatin ekskluzivisht tek trashëgimia otomane, duket që synon të pengojë shoqërinë tonë që të distancohet, pastrohet njëherë e mirë nga totalitarizmi komunist. Pra një instrument i trashëguar prej komunizmit, sikurse është determinizmi historik, është duke u përdorur për të fshehur e minimizuar rolin e trashëgimisë komuniste nëpërmjet një diversioni të bërë në debatin publik. Ky diversion ka për qëllim ekzagjerimin në sytë e opinionit publik të impaktit të sotshëm të asaj që na ka ndodhur mbi 100 vjet më parë dhe minimizimin e rolit të vuajtjeve të pësuara gjatë pesëdhjetë viteve të fundit.

Liria e besimit islam në SHBA pas 11 shtatorit 2001

Që prej 11 shtatorit 2001, liberalët dhe konservatorët kanë rënë dakord se zgjidhja afat gjate e problemit të terrorizmit islamik është mbijetesa në betejën e ideve dhe diskreditimin e islamit radikal, ideologjisë që nxit të rinjtë të vrasin dhe të vriten. Fitorja në luftën e terrorizmit do të arrihet kur një version i moderuar i rrymës kryesore të Islamit që përshtatet me modernizmin të triumfojë mbi pikëpamjen e Osama bin Ladenit. Ashtu siç thotë edhe eksperti i Lindjes së Mesme, Daniel Pipes, “roli i SHBA-së është më shumë të ndihmojë myslimanët me këndvështrime të përshtatshme sidomos në çështjet më të mprehta, sesa të përfitojë pikëpamjet e veta”. Me këtë qëllim, që herët administrata Bush ka nisur një për projekte serioze për të gjetur dhe mbështetur islamin e moderuar. Që prej asaj kohe, Uashingtoni ka sposorizuar xhami, shkolla, institute dhe qendra komunitare që përpiqen të modernizojnë islamin në botë. Përveç, natyrisht, atyre në qytetin e Nju Jorkut. Debati lidhur me ndërtimin e një qendre islamike pak blloqe larg Qëndrës Botërore të Tregtisë ka imponuar një pikë themelore. Nëse do të ketë një lëvizje reformatore të islamit, ajo do të dalë nga vëmendja si instituti i propozuar. Ne duhet të inkurajojmë grupe si ato që mbështesin projekte të tilla, jo t’i demonizojmë ato. Nëtwinse kjo xhami do të ndërtohej në një qytet të huaj, do të kishte shanse reale që qeveria amerikane të sponsorizonte atë. Njeriu që do të drejtojë qendrën, është imami Feisal Abdul Rauf, një mysliman i moderuar. Ai ka thënë dy -tre gjëra për politikën e jashtme amerikane që më bëjnë përshtypje mua si kritik. Për Islamin, subjektin e tij kryesor, këndvështrimi i Rauf është i qartë: ai denoncon terrorizmin publikisht. Ai flet për nevojën që myslimanët të jetojnë në paqe me besimet e tjera fetare. Ai mbron të drejtat e grave, ankohet ndaj ligjeve që dënojnë jobesimtarët. Libri i tij i fundit “Ajo çfarë është e drejtë për Islamin, është e drejtë për Amerikën” thekson se SHBA është aktualisht shoqëria ideale për islamin sepse inkurajon diversitetin dhe promovon lirinë për individët dhe besimet fetare. Vizioni i tij për Islamin është makthi i Bin Ladenit. Rauf i forcon argumentet e tij duke përdorur interpretime të Kuranit apo teksteve të tjera. Për pjesën më të madhe të myslimanëve, vetëm një argument përshtatet me besimin e tyre. Këshillat e shkrimtarit mysliman me origjinë somaleze Ayaan Hirsi Ali ëhstë që myslimanët të konvertohen në kristianë. Kjo mund të krijojë hapësirë për diskutime, por nuk ka gjasa të ketë efekt te 1.2 miliardë myslimanë të devotshëm në botë. Çështja më e rëndësishme është natyrisht liria e besimit në SHBA. Shumë është shkruar për këtë dhe unë doja vetëm tu bëja thirrje njerëzve të lexonin fjalimin e Michael Bloomberg javën e kaluar. ky fjalim elokuent, i mirë dhe shumë i kujdesshëm duhet të lexohet në çdo klasë në SHBA. Ndoshta, do të ndodhë. Ai është në kontrast të dukshëm me vendimin e habitshëm të Ligës Anti-Shpifje që bën thirrje që qëndra të mos ndërtohet aty. Por, Abraham Foxman, lideri i kësaj lige, thotë se të gjithë duhet të respektojnë ndjenjat e familjeve të viktimave të 11 shtatorit, ende nëse janë të paragjykuara. Por, familjet e viktimave kanë mendime të ndryshme për xhaminë në Ground Zero. Pati dhjetëra të vdekur edhe myslimanë në Qendrën Botërore të Tregtisë. A vlejnë ndopak ndjenjat e tyre? Në një tjetër këndvështrim, a mundet zemërata e palestinezëve tu japë të drejtë atyre për të bërë antisemitë?

FAREED ZAKARIA

Hipokrizia e rradhes: Nene Tereza kujtohet, misioni i saj jo!

Prej vitesh, sidomos disa shtete ballkanike po terheqin drejt vetes simbolin mbareboteror te Nene Terezes. Pavaresisht se ne platene e cmimit “Nobel” qe Gonxhe Bojaxhi meritoi ne vitin 1979 deklaroi se “me gjak jam shqiptare”, permasat e saj bejne qe imazhi i saj te ngjalle “nje lufte te ftohte” mes disa shteteve.
Ne kete gare te ethshme spikat perballja Shqiperi- Maqedoni, meqenese vendlindja e Gonxhe Bojaxhi ishte Shkupi, pavaresisht se prinderit ishin shqiptare katolike te paster. Ne kete gare shtetet e mesiperme u ekzaltuan aq shume, sa tentuan edhe riatdhesimin e eshtrave te se Lumes ne shtetet respektive.
Se cfare merr persiper te organizoje Maqedonia me rastin e vitit te 100- vjetorit te lindjes se Nene Terezes, nuk ka shume rendesi, sic nuk duhterezaet te na interesoje ajo cfare mund te organizojne te tjera shtete. Po perqendrohemi tek vendi yne, i cili tashme prej me shume se 20 vitesh, perpiqet te perfitoje nga madheshtia e emrit dhe vepres se Nene Terezes.
Gazetat e dates 26 gusht 2010, pasqyronin ne menyre te hollesishme aktivitetet ne kuader te ditelinjes se te Lumes Nene Tereze. Vetem nje meshe e shenjte perkujtimore ne katedralen e Lac Vau- Dejesit, mund te konsiderohet si nje deshire e plotesuar e Nene Terezes ne 100- vjetorin e lindjes se saj. Te gjitha ceremonite e tjera, jane protokollare- larg asaj cfare Nene Tereza rrezatoi ne jeten e saj: jeten e thjeshte dhe te personifikuar mese miri nga epigrafi “asgje per vete”. E thene ndryshe, po kerkohet te perfitohet serish nga e Lumja, pa i kushtuar rendesi asaj cfare e beri Gonxhe Bojaxhiun ate qe eshte sot e perbotshme Nene Tereza: misionin thuajse hyjnor te saj!
Jeta e Nene Terezes, qe ne fillesat e vetedijes se saj, u pershkrua nga ndihma dhe perkushtimi per te varferit, te semuret, personat pa perkrahje dhe ne nevoje. Ne vitin 1989, ne nje vizite ne Sanatoriumin e Tiranes, Nene Tereza refuzoi ne menyre te embel te shijonte nje pjatance me rrush te zgjedhur “moskat”, pasi kishte dale nga menca e spitalit, ku me zgjuarsi kishte pare se fruti i deshiruar asokohe per shume shqiptare, mungonte. “Nuk mund te hame perpara se te hane te semuret”, ishte pergjigjur me shume finese Nene Tereza ne ate kohe. Edhe vlera monetare e cmimit “Nobel” te marre ne vitin 1979 nga ajo, shkoi ne favor te misionit te saj fisnik dhe human. Jane vetem dy yje ne galaktiken me emrin Nene Tereze, por qe rrezatojne ate cfare njeriu i zakonshem percillte nen frymezimin hyjnor.
Nese buxheti i shendetesise shqiptare do te rritej kete vit duke parashikuar spitale, qendra shendetesore etj.; nese do te planifikohej ndertimi ose te pakten rindertimi i shtepive te femijeve jetime, i azileve te te moshuarve; nese do te parashikohej ngritja e strukturave per rehalitimin e te alkolizuarve, droguareve; nese do te ndertoheshin shkolla dhe kopshte per femijet te cileve u mungojne apo duhet te ecin me kilometra per tu arsimuar; nese do te kishte veprime konkrete per largimin nga rruga te femijeve qe tregtojne ne emer te zbutjes se varferise, nese do te largoheshin nga rruga lypsaret, nese do te mundesohej arsimimi i femijeve te ngujuar nga gjakmarrja; vetem atehere do kishte kuptim perkujtimi i Nene Terezes dhe cuarja perpara e misionit te saj fisnik dhe human, edhe pse ajo nuk jeton fizikisht.
Jam i bindur se edhe vete e Lumja nuk do te ishte dakort thjeshte me himnizimin qe po i behet keto kohe emrit te saj por edhe vepres, nese nuk i kushtohet rendesi me e madhe Misionit qe ajo kishte ne jeten tokesore. Nene Tereza nuk e ka dashur dhe besojme se nuk e preferon as atje ne parajse famen. Ajo e ka ndjekur ngado, por edhe tek ishte e semure, kerkonte te lihej ne doren e Hyjit, pasi shume nga te semuret e asistuar nga ajo, nuk mund te kishin trajtimin mjekesor qe merrte ajo. Nene Tereza i ka tejkaluar permasat njerezore. Eshte shpallur e Lume nga Kisha Katolike dhe shpejt do te jete dhe Shenjetore. Kerkuam te perfitojme nga emri i saj kur ishte gjalle, te njejten gje po bejme edhe tashme qe eshte ne parajse. Dikujt tjeter i vinte turp qe te lejonte vendosjen e shtatores se Nene Terezes ne hyrje te qytetit te vet, nga fakti se mund te quhej “qyteti i Nene Terezes”!?
Ne kete pervjetor po flitet shume per shqiptaren me te famshme te te gjitha koherave, e cila ne fakt, tashme, i perket cdo kombi, gjithe njerezimit, madje dhe perjetesise. Per Misionin e saj fisnik dhe human, te cilin e vazhdojne Motrat e Nene Terezes, askush nuk u kujtua, te pakten ne Shqiperine e vitit 2010.

Blerti Delija

“Ndezja Hyut qirin o i biri i Adamit,

camajNga Gjomta Jeshnica

Ndezja djallit edhe nji tjetër vjamit.” Me datën 26 korrik 2010 Universiteti Luigj Gurakuqi ja kushtoi mbajtjës së kumtesave kushtue Martin Camës shtjellimin e të cilave e frymëzuen vlerat e shkrimtarit e gjuhtarit me të cilin mund të krenohet letërsia e gjuhësia shqiptare. Kjo përpjekje me vu në dukje madhështinë e nji figure kaq madhore u jep nderë organizatorve të kësajë përkujtimorje e mbajtsave të atyne kumtesave që përsa i përket frymëzimit ishin bash si e meriton artisti të cilit iu kushtuen. Megjithkëtë ajo që nuk përkonte me synimin e atij qellim që do të duhej të ishte kryesori, qe gjuha e përdorun në ato kumtesa. Nuk pat asnji kumtesë që nuk e ngriti në qiell kontributin e jashtzakonshëm të Martin Camës në gjuhësinë shqiptare,e gjuha e të shkruemit të atyne kumtesave u binte ndesh drejtë për drejtë fakteve shkencore të këtij gjuhtarit të nderuem. E pra do të ishte e pa marrshme me mend të mos kuptuemit e të metave të shqipes së përdorimit të sotëm qoftë edhe nga nji nxanës fillore. E kjo tregon se nuk ka dënim ma të ligjshëm se dënimin e atij që e dënoi me burgim të përjetshëm paskajorën e cila përban gurin ma të randsishëm të themelit të çdo gjuhe e dënimi i paskajores shqipe përfshinë të gjitha shkrimet ku ndodhet paskajorja. Prandej gjuha e kumtesave të mbajtuna në përkujtimoren e kushtueme Martin Camës, përban mbrojtjen ma kamngulse të kongresit të 1972 që në historinë e gjuhësisë shqiptare nuk ka si të shkruhet ndryshe përveçse Kongresi komunistogjuhësorë. Kjo mbrojtje i jep shkas pyetjes: si mund ta konsiderojnë këta kumtesëmbajtësa kontribut veprimtarin shkencore të Martin Camës kur gjuha e këtyne kumtesave respekton përpikmënisht direktivat e atij kongres aq famëkeq?! E pra dihet se nuk ka gja ma të pa ndodhshme se përputhjen e dy qendrimeve të kundërta e kjo mospërputhje përsritë vertetësinë e thanjës së këtyne vargjeve të “Anzave të Parnasit:”
Ndezja Hyut qirin o i biri i Adamit,
Ndezja edhe djallit nji tjetër dhjamit.” Ka nga ata që mendojnë se në nji të ardhme të afërt Martin Camaj ka me u vlersue drejtësisht. Por këtë shpresë të tyne padukshmëria e shejave të asajë të ardhme e ban si shpresën e asajë harushës që tha:” Këtë vit do të ketë molla shumë.” E kur e pyetën nga e din ti këte, ajo u përgjegj:” Ma thotë pëlqimi im”. E këtë të vërtetë e shohim në injorimin ma të pa justifikueshëm të kësajë veprimtarije përkujtimore nga medja e shkrueme dhe elektronike shqiptare ndërsa televizionet shkodrane i kushtuen atë minutazh sa atyne ngjarjeve me të cilat bajnë çmos me mbushë nji bashllek në program. Ky injorim fyen randë organizatorët kumtesmbajtsat e auditorin. E pra janë pikrisht këto medje që mbushin faqet e emisionet jo rradhë me ngjarje të pa kurrfarë vlere me nxanë në gojë. Edhe në raste shumë të rradha kur Martin Camaj përmendet veçsa mos me thanë nuk flitet kurr për te. Emni e vepra e kësajë figure që mundet me na ngritë në epiken ma të lartë të krenarisë për letërsinë e gjuhësin shqiptare kalohen shkitazi si me pasë frigë se edhe vetëm dy a tri fjalë të foluna për të munden me e zgjue kurreshtjen e hulumtimit të vlerave të tija. Sadoqë lexuesit shqiptar opiumi komunist ja vuni shijen nen ndikimin e rrealizmit socialist që për pes dekada u përpoq dhe ja arriti me e servirë pseodoartin për art, prandej pa u dizintoksikue nuk mund të fillohet me i shijue vlerat e veprave si ato të Martin Camës. Flitet se organizimi i kësajë përkujtimore nga universiteti Luigj Gurakuqi i paraprin titullit “Nderi i Kombit” që do t’i akordojnë edhe Martin Camës ngjarje kjo që do të duhej të kishte ndodhë këtu e njizet vjet ma parë pa qenë nevoja me u ngushdhue me proverbin:” Ma mirë vonë se kurr” mbasi si në shumë raste edhe në rastin e këtij artisti proverbi ” Ma mirë vonë se kurr do të duhej dashtë xevendsue me thanjën: Ma mirë shpejt se vonë. Ngase ne shqitarët për sa i përket vendosjes së drejtës në vendin e sajë jemi jashtzakonisht të vonuemit e vonesës ma të pa falshme. E megjithketë paksimi i urruezave të gjakut komunist po paksohen tepër ngadalë.Titulli që supozohet se do t’i jepet Martin Camës na nxitë të pyesim: a do ta ndihmojnë veprën e këtij shkrimtari e gjuhtari me e çu qellimin e tij në cakun e së drejtës? Nëse jo ky titull do të mbetej nji gjoja justifikim mbasi dhanja e titulli duhet me pasqyrue nderimin e kontributit me fakte e kurrsesi vetëm me fjalë të thata.Nji titull motivacioni i të cilit zgjatë vetëm sa koha e ceremonisë së dorzimit tij mundet vetem me figurue në rregjister. Nëse numri i akordimit të titujve do të pasqyronte rrealisht vlerat ekulturës tonë do t’i duhej Europës me u ba si Shqipnia e jo Shqipnisë si Europa. Prandej Martin Camës i nevojitet shtimja në punë e kontributit të tij shumë ma shumë se titulli. Ndaj gjuhtarët tanë me Martin Camën nevojitet me ba lamje shkencore të atij borxh që na detyron kontributi në këtë fushë nga ma të nevojshmet e identitetit e të letërsisë e njerzit e letrave mos të bajnë sikur, por ta vendosin veprën e tij në vendin që ajo vetë ja bani vehtës në panteonin e letrave shqipe.Ne e dimë mire tashma se qendrimi komunist kundra kësajë figure kaq madhore e pat zhytë atë rregjim në llumin e atij borxhi deri në maje të kresë në përjullën e pas nanddhjetave na ka zbritë at llumë deri në maje të hundes. Mos vall duhet t’i gëzohemi zbritjes së këtij llumi deri në maje të hundës?! Kur kemi mundsi me e shlye edhe njollën e fundit të këtij llumi?! Uroj me gjithë zëmër të përgënjeshtrohet sa ma parë titulli i këtij shkrimi.

“RRUGETIME” HISTORIKE NE KISHEN E ZOJES SE SHKODRES

Historia e epokes kristiane te Shkodres nuk eshte e plote nese ne kete histori nuk ka vendin qe i takon kisha famemadhe e Shen Merise, qe nder shekuj njihet me “emertimet”; Kisha e Zojes se Keshillit te Mire, Kisha e Pajtores se Shkodres, Kisha e Zojes se Paperlyeme, apo sic i thote populli sot, Kisha e Zojes se Shkodres. Shkodra si kryeqendra historike e Ilirise ishte nder te parat qytete qe perqafoi besimin kristian qe ne shekujt e pare, ndonse ne kundershtim me politiken e perandorise romake te asaj kohe. Ne letrat e tij shkruar romakeve (15 ; 19) Shen Pali thote se ai kishte predikuar Ungjillin deri ne Iliri.. Kisha e Durresit eshte me e lashta ne Shqiperi, Farlati e vendos origjinen e saj ne kohen e apostullit Shen Pali…**, dhe ne vitin 58 kishte 70 familje kristiane…*1*. Nje studiues i historise se kishes shkruan se nga mesi i shekullit dyte …ne perendim themelohen rreth 100 kisha, te shperndara ne nje teritor qe shtrihet qe nga Iliria …e deri ne Spanje..*2*. Megjithse Shkodra kishte qene kryeqendra e Ilirise nga disa kujtime kishtare mesohet emri i pare i Peshkopit Baso vetem rreth vitit 387..*3*. Kjo nuk do te thote se deri ne shekullin e katert nuk kishte hierarki dhe per rrjelloje objkete te besimit kristian edhe ne Shkoder, pavaresisht nga politika pagane e romakeve, qe merr fund me ediktin e Milanit te vitit 313 te nenshkruar nga perandori me origjin shqiptare (nga Nishi i Kosoves), Kostandini i Madh.. Duke ditur se Shen Meria apo popullorce Zoja Marie, eshte nena e Jezu Krishtit, kulti i saj ka qene mjaft i perhapur kudo qe u perqafaua besimi Kristian, duke i kushtuar kisha e faltore edhe ne trojet tona Ilire me kryeqytet Shkodren… Koha dhe njerzit kane bere qe te zhduken ndertimet ne forme bazilike romake (kupto katolike N.B.), ku ne shekujt e pare te krishterimit mblidheshin besimtaret per tu lutur . Nje kujtim i thjesht por domethenes ne mozaik eshte zbuluar nga arkitekti U. PIAZZANO me 1929 ne vendin ku mbi rrenojat e lashta ngrihet sot Kisha e Zojes se Keshillit te Mire te Shkodres…*4*. Nje studiues francez (1814-1866) shkruante… Ne kembet e kalase dhe ne pjesen perendimore te saj shihen ende mbeturinat e nje kishe kushtuar Zojes se Keshillit te Mire, shembelltyra e se ciles gjendet ne Rome, ku e mbarten Engjejt thone kronikat kishtare..*5*. Qyteti i Shkodres ka pajtore Zojen e Keshillit te Mire qe nderohet shume nga katoliket shqiptare . Dikur asaj i ishte kushtuar nje kishe, rrenojat e se kishaciles shihen ende ne kembet e kalase..*6* (ky konstatim eshte botuar ne vitin 1858). Historiani dhe albanologu i njohur Konstantin Jirecek ne nje studim me titull ; “Shkodra e Krahinat e saj ne Mesjete” tregon per disa kisha katolike te qytetit ne shek.XIV ku nder te tjera shenon : kishen e Shen Merise, kishen Franceskane (1395), kishen e Shen Elise ne kuvend te Domenikaneve (1444) e tjera..*7*. Ekzistencen e kishes se Shen Merise ne Shkoder na e konfirmon edhe regjistri i kadastres dhe koncensioneve te viteve 1416-1417, kur shenohen perkufizimet e shtepise (magazines N.B.)te nje tregtari te Kripes, ku nder te tjera shkruhet: Nje shtepi derrasash e mbuluar me derrasa dhe me kashte, qe gjendet perballe Keshtjelles, prane murit te qytetit …i sipershenuari Gajard mban kripen e bashkise, sipas kerkeses se zoterve te siperthene te llogarive te vjetra. Kufijet e saj jane : nga njeri krah .. hendeku i barbakanit te keshtjelles, nga krahu tjeter i saj Kisha e Shen Merise se Shkodres, nga krahu tjeter ..muri i qytetit, e nga krahu tjeter i saj sheshi i keshtjelles…*8*. Nje studiues i njohur, i cili ka qene edhe konsull ne Shkoder ne vitet 1897-1904 do te shkruante : “Ne periullen veneciane qyteti zinte jo vetem zonen e banuar antike ne rrezen jugore te kodres se kalase, por edhe pjesen perendimore te kendit te formuar nga derdhja e Drinit ne Bune. Ketu prane rrenimeve dhe germadhave gjenden edhe dy ndertime, qe sipas rrefimeve dikur kane qene kisha. Njera prej tyre eshte nje mur i punuar trashe, qe terheq vemendjen me fashat e gelqeres ne forme kryqesh. Ajo mbahet per kishen e Madona del buon consiglio (Zoja e Keshillit te Mire), portreti i se ciles e kish lene shtepin e Zotit para pushtimit te qytetit nga turqit dhe pas nje udhtimi mrekullore kishte perfunduar ne Xhenacano (ne lindje te Romes)…” *9*. Nje deshmi me vlera (viti 1478) per ekzistencen e kishave eshte ajo e priftit dhe historianit shkodran Marin Barleti . Ai shenon pervec (kishave) te Shen Vlashit (Blasiusit), Shen Merise edhe kishen e Shen Lazrit, Shna Prenes (Shen Venerandes), Shna Kryqit..*10*, Shen Shtjefnit e tjer.. Nga te gjitha keto objekte kulti apo me sakt monumente besimi e qytetrimi, Kisha e Zojes se Keshillit te Mire kishte pasur nje fate te dyfisht tragjik per Shkoderlocen, qe per shekuj e kishte pasur pajtore te qytetit e me gjere..
Me 25 prill te vitit 1467, dy katolik shkodran nga frika e perparimit te turqeve moren imazhin (apo sic i thote populli, Fuguren) e “Zojes se Keshillit te Mire” e njohur me shume si “Zoja e Shkodres” dhe e kaluan pertej Adriatikut ne Xhenacano Itali, rreth 27 km ne lindje te Romes. Aty Imazhi i saj u be shume i njohur ne besimin popullore arberesh. Edhe sot e kesaj dite, cdo 25 prill ne oren nente te mengjezit, te gjitha kembanat e Xhenacanos bien ne perkujtim te mergimit dhe te pranise se saj ..*11*. Edhe nje studiues shkodran shkruan per largimin e fugures apo imazhit te Zojes se Shkodres per ne Xhenacano Itali duke shtuar se nga brezi ne brez besimtaret katolik kane mbajtur te gjalle … mrekulline e dates 25 prill 1467 te dy katolikeve shkodrane te quajtur De Giorgio (Gjergji , N.B.) dhe De Sklavis ( Kliti, N.B.)…*12*. Historia e “mergimit” te Zojes se Keshillit te Mire (Zojes se Shkodres) ne Itali eshte shume e perhapur. Ne Venecia gjinden gojdhena, qe i ngjajne asaj te Xhenacanos ..Per te vertetuar keto po i drejtohemi studiueses dhe albanologes se re italiane Lucia Nadin nga e cila po citojme: “.. Mjafton te sjellim neper mend kishen e Shen Palit ne Venecia, ku nje pikture e Veronezes eshte prere per te futur aty nje Shen Meri te shekullit XV. Ajo cfare eshte e jashtezakonshme ne kete raste, eshte fakti se, ashtu sic thone gojdhenat e vendit , qe mund ti degjosh nga banoret edhe sot …kete statuje e solli vete Luigj Grekolku drejtperdrejt nga Shkodra… Nese vertet kjo statuje u soll nga Luigj Grekolku gjate largimit te tij nga Shkodra ne Venecie, atehere mund ta konsideronim kete nje relike te rralle te orendive te shumta te kishave e te manastireve te Shqiperise, qe u zhduken pa lene gjurme ne rremujen e luftrave… Qysh nga mesi i
shek.XV ndeshen raste te shfaqjes se Virgjereshes ne provincen veneciane , per te paralajmruar mberritjen e fortunes se re turke. Keshtu, ne Konshio apo Konsio (shtremberim i fjales Consiglio, shqip: Keshill), nje fshat midis Mestres e Trevizos, jo larg Pregancioles e Skavonise, Zonja u shfaq ne vitin 1451, duke paralajmruar renien e afert te Kostandinopojes ne duar te turqve. Ne vitin 1491, nje leter apostolike e Papa Inocentit VII i atribuonte atij (fshati N.B.) te gjitha karakteristikat e nje qendre fetare. ***.
Mbas pushtimit otoman (1479) te Shkodres qytetrimi e besimi njemije e katerqind vejecar kristian –perendimore, se bashku me deshmit ndertimore te kishave e katedraleve kristiane (kryesisht katolike) e tjer, paten nje fund tragjik. Qyteti thuajse mbeti i shkrete, ndertimet e stilit perendimore u rrafshuan ose tjetersuan, Shkodra u be nje “ishull” aziatik ne mes te Europes.
Mjerisht kjo kohe zgjati rreth kater shekuj e gjysem, duke mjegulluar mjaft nga historia jone e asaj kohe…Nje personalitet i njohur europian ne korrik te vitit 1858, kur vizitoi Shqiperine botoi nje liber me kujtime . Pervec te tjerave ai i beri nje pershkrim brilant gjendjes se Shqiperise nen pushtimin otoman, ku nder te tjera thoshte : “..Ne kufijet e civilizimit ndodhet nje bukuri e eger, qe mbart emrin e bukur-tingellueshem Albani..Sikurse ne kohen e Dioklecianit ( 284-305) Mesha kremtohet nen nje frike shqetsuese, dhe qirinjet e altarit sherbejne, sikurse atehere per ndricimin e vend-takimeve te errta te besimtareve..” *13*…”Ndertimi i kishave eshte i ndaluar ne Albani dhe kremtimi i meshes eshte lejuar te mbahet me veshtirsi, madje edhe ne kasolle..” *14*. Klimen antikristiane dhe dhunuese te perandorise islame e tregon edhe nje historian e studiues amerikan i cili nder te tjera shkruan se :”.. Me qellim qe vashat e reja te kishin mundesi te kryenin detyrat fetare pa i trazuar kush, menjehere pas pushtimit turk, Papa dha lejen qe ne shtepite e tyre te krijoheshin kisheza, ku ato te mund kremtonin meshen..”*15*.
Megjithe masat represive te perandorise pushtuese otomane shqiptaret nuk e harruan kurre Shenjetoren Marie, te cilen per shekuj e kishin pasur edhe pajtore te tyre. Kete trashigimi qendrestare te besimit e pershkruan ne kujtimet e tij studiuesi dhe konsulli i Frances ne Shkoder DEGRAND ne vitin 1892, ku nder te tjera tregonte se : “..Rreze kodres mbi te cilen ngrihet kalaja e lashte e Shkodres, nga ana jugperendimore e qytetit, mbi nje gjuhez toke qe ndan Drinin nga Buna, dallohen ende mbeturinat e nje ndertese me gure te punuar trashe…Sipas besimit…ne ate vend gjendej nje pikture qe paraqiste Zojen e Paperlyeme dhe te birin e saj hyjnore…Asnje katolik qofte burre apo grua, nuk kalon para ketij vendi pa zbuluar koken e pa bere kryq me devotshmeri, madje pjesa me e madhe ulen ne gjunje per te thene lutjet. Gati cdo te diel … grate shkojne atje per pelegrinazh. Kembezbathura sillen rreth ketyre mureve te shkreta e te shkaterruara, ku jane shenuar me gelqere ca kryqe te bardha e te medha…Nganjehere edhe muslimanet shqiptare u japin shoqeve te tyre katolike dhurata per ti cuar atje..*16*. Per rrenojat e Kishes se Zojes se Shkodres tregohet edhe nje ndodhi interesante, ku nje bari rreth vitit 1870 po shkonte ne qytet me tufen e dhenve, me mungese respekti per kete vende kishte kaluar naten me dhenet e veta ketu, por te nesermen ne mengjez kur ishte zgjuar i kishte gjetur dhenet e ngordhura…*17*. Vlen te kujtohet se gjate gjysmes se dyte te shekullit XVIII-te kur pashallekun e Shkodres filluan ta qeverisin Bushatlinjet shqiptare, filloi te mbizoteroi toleranca nderfetare, gje qe beri te mundur te rikthehet tradita e vellazerive fetare ne Shkoder. Ne mes dhjete vellazerive te regjistruara gjindet edhe vellazeria e Zojes se keshillit te Mire, qe ka si date te krijimit 28 shkurtin e vitit 1779. Keto vellazeri nuk ishin nje gje e re. Ato i kishin krijuar (shkodranet) shume vite me pare, ne te njejten kohe me popujt europian, por mbas ardhjes se otomaneve si cdo gje tjeter edhe vellazerite fetare kishin pushuar se ekzistuari..*18*. Mjerisht pas renies se dinastise famemadhe te Bushatelinjeve (1757-1831) *19* propoganda fetare turkomane riktheu intolerancen nderfetare, gje qe u dha zemer disa muslimaneve fanatike te ngulmojne shpesh se rrenojat e kishes se Zojes se Shkodres i perkasin nje Teqeje te vjeter bektashiane…*20*. Meqense muret (e Kishes se Zojes N.B.) u bene pretekst grindjesh ne mes dy elementeve, qeveria turke u detyrua ti bllokojne ato mure per nje periull te pacaktueme… Qeveria caktoi nje komision nga te dy palet me dy antare: Jusuf Efendi Golemin dhe Shan Deden, per te shqyrtuar ceshtjen. U vendos qe katoliket te lejoheshin per te kryer lutjet e tyre fetare ne forme pelegrinazhi. E njajta e drejte ishte edhe per muslimanet qe e besonon per teqe…*21*. Edhe mbas renies se perandorise otomane element fanatik qe u kishte mbetur ora tek “baba” Sulltani arriten te protestojne deri para ministrise se luftes ne Vjene, kunder rindertimit te Kishes se Zojes ne vitin 1917.*22*. Por tashma edhe duhmes aziatike i kishte ardhur fundi edhe ne Shkodren halleshume, ndaj ne vitin 1930 Kisha e Zojes se Shkodres ishte rindertuar matrialisht, dhe po “ndertohej” moralisht, pasi Shqiperine e qeveriste mbreti pro Europian i shqiptareve, Zogu I-re… Me nismen e klerit katolik te vendit, ne vitin 1932 ishte organizuar nje pelegrinazh per te vizituar figuren e Zojes se Shkodres ne Itali. Popullata katolike e Shkodres duke pasur bindje te plote ne translacionin e Zojes , nuk nguroi ti pergjigjej nismes se klerit per te shkuar ne Rome per te marre bekimin e Atit Shenjte dhe me ba homazhet e duhura. Shkodranet ishin te veshur me kostumet kombetare te qytetit dhe rrethinave.. Qindra e qindra persona mbas nje udhtimi nepermjet detit arriten ne Xhenacano Itali dhe vizituan Kishen …ku u permalluan me figuren e Zojes.. Per Kishen e Zojes se Keshillit te Mire ne Xhenacano kujdesen prej shekujsh pasardhesit e De Sklavisit …*23*, ose “shqip”Klitit qe ishte njeri nder dy shkodranet qe shoqeruan imazhin, figuren apo fuguren e Zojes nga Shkodra ne Itali. Pas luftes dyte boterore, kur ne pushtet erdhen komunistet, Kisha e Zojes Shkodres, si cdo tarshigimi tjeter besimtare e kombetare me arom Europerendimore, pesoi nje rrenim e persekutim qe mund te krahasohej vetem me shekujt e pushtimit otoman. Vulen kesaje baterdie rrenimtare ja vune komunistet ne vitin 1967, kur i shpallen “lufte” edhe Zotit, qe kerkonin ta zevendesonin me djaje te kuq…
Si cdo gje e Shenjte, edhe Kisha e Zojes u rindertua per mrekulli pas vitit 1991, kur djajte e kuq rane nga froni. E ndersa keta djaje cdo dite e me shume percmohen e harrohen, Kishes se Zojes se Shkodres i eshte rikthyer madheshtia me trajta hyjnore . Cdo besimtare Kristian e me gjere qe kalon rruges per nga Ura e Bahcallekut e anasjelltas, nuk kalon pa bere kryq para Kishes se Pajtores se Shkodres. Ditet e Mesheve, Kisha eshte e mbushur plot e perplot me besimtare, te cilet kane rikthyer edhe traditen e pelegrinazhit per ditet shenjta… Me gjithe rindertimin e Kishes se bukur e funksionale ne vendin e themelet te pakten mbi dhjete – shekullore, sot Imazhi, Figura, apo sic i thone besimtaret Fugurja e Zojes se Shkodres vazhdon te qendroi ne Xhenacano Itali qe nga viti larget, por i pa harruar 1467. Kete mungese -simbol se Zojes se Shkodres tashma po e permbush truporja e Shenjetores Nene Tereza ne mes te qytetit, por me nje “ndryshim” se ajo eshte bije e shenjteruar e races sone shqiptare.
Ndue Bacaj

Referencat:
**.Zhan Klod Faveirial, HISTORIA (me e vejeter) e Shqiperise, fq.79.
*1*.Louis Hyacinthe Hecquard (1814-1866) Historia dhe Pershkrimi i Shqiperise se Eperme ose i Gegerise, fq.425.
*2*.Michel Lemonnier O.P. HISTORI E KISHES, fq. 66.
*3*.Fulvio Kordinjano, SHQIPERIA permes vepres e shkrimeve te misionarit te madh italian At Domeniko Pazi, Vll.II., fq.49.
*4*.Ermanno Armao, Vende, Kisha, Lumenj, Male e Toponime te nje Harte te Lashte te Shqiperise Veriore, fq.130.
*5*.L.Hyacinthe Hecquard , po aty, fq.42.
*6*.L.Hyacinthe Hecquard , po aty, fq.310.
*7*.Vezhgime Iliro-Shqiptare (Kostandin Jirecek), fq.117.
*8*.Regjistri i kadastres dhe koncensioneve …te Shkodres 1416-1417,
Perg.nga Akademia e shkencave te… Shqiperise, Instituti i Historise, fq.23.
*9*.Theodor Ippen, Shqiperia e Vjeter.. fq.122-123.
*10*.Th. Ippen, po aty, fq.124.
*11*.Edwin Jacques, SHQIPTARET, fq. 220-221.
*12*.Hamdi Bushati, Shkodra dhe Motet, Vll.I., fq.50.
***.Lucia Nadin, Shqiptaret ne Venedik –Mergim e Integrim (1479-1552), fq. 66-67, 71.
*13*.Maksimilan i Pare, KUJTIMET e Jetes Sime nga Shqiperia, fq. 19.
*14*.Maksimilan i Pare, po aty, fq.24.
*15*.Edwin Jacques, po aty fq.237.
*16*.A. Degrand, Kujtime nga Shqiperia e Eperme, fq. 48.
*17*.A. Degrand , po aty, fq.49.
*18*.Nevila Nika, Dioqeza e Shkodres gjate shek.XVIII, sipas dorshkrimeve arkivore, fq. 45-46.
*19*.Stavri N. Naci, Pashalleku i Shkodres nen sundimin e Bushatllinjeve, fq. 65.
*20*.A. Degrand, po aty, fq.49.
*21*.Hamdi Bushati, po aty, fq.48.
*22*.H. Bushati, po aty, fq.48-49.
*23*.H. Bushati, po aty, fq.50-51.

Berisha dhe stili politik i opozitës

nazarkoMentor Nazarko

Fushata e akuzave të ndërsjella për korrupsion midis opozitës dhe shumicës në pushtet ka arritur në një moment të paneglizhueshëm që meriton vëmendje. Për më shumë, ditët e fundit doli në vetë të parë në fushën e betejës Kryeministri Berisha.

Në vetë të parë, pasi duke njohur teknologjinë e tij të marrëdhënieve publike, stilin e tij prej shkrimtari të munguar, në të gjitha deklarimet e deputetëve të PD-së, pa asnjë dyshim, është dora e tij. Në gjithë angazhimin e tyre, në përzgjedhjen e fytyrave të reja që duhet të japin më shumë prova besnikërie, qëndron gjithashtu mendja e tij. Qëllimi i parë i dukshëm i tij është manipulimi i opinionit publik nëpërmjet kumtimit të akuzave të forta prej fytyrave të pakonsumuara. Por qëllimi tjetër, më i rëndësishmi, duket se është ruajtja, mosafishimi i tij në një betejë nga ku mund të hajë topa balte direkt në fytyrë dhe lënia e hapësirës për të individualisht për negociatat e ardhshme në lidhje me problemet e zgjedhjeve të shkuara…
Por çfarë tha Berisha? Dhe çfarë sjell të re kjo betejë në pikëpamje politike, të stilit të të bërit opozitë dhe në pikëpamje juridike?
Kryeministri pranoi në mënyrë implicite se në deklarimin e pasurisë së zonjës Albana Vokshi ka probleme. Ndërkaq ai nënvizoi se ato vijnë prej mungesës së një ligji të përshtatshëm për deklarimin e pasurisë së atyre, që ai i quajti “partnerë” të subjekteve të detyruar për deklarimin e pasurisë. Ky justifikim në fakt është i gënjeshtërt. Ligji në fuqi detyron deklarimin e pasurisë edhe të partnerëve, megjithëse nuk përdor fjalën “partnerë”, por “persona të lidhur”. Në nenin 1, ashtu edhe në nenin 21 të ligjit nr.9049, datë 10.4.2003 flitet për persona të lidhur dhe kjo nënkupton edhe partnerin familjar, bashkëjetuesin, etj. I gjendur para reporterësh që konsumojnë pa përtypur “ushqime të tilla”, Kryeministri e hodhi lumin në lidhje me akuzat që opozita po u bën prej kohësh njerëzve të tij më të afërt. Sigurisht u kujdes që të mos e ekstremizonte shumë lojën, në mënyrë që të mos bëhej dhe ai bashkë me familjen e tij subjekt i sulmeve të ardhshme të opozitës.
Në fakt, as opozita nuk duket se hëpërhë ka ndërmend të sulmojë Kryeministrin drejtpërdrejt. Ajo po e godet në rrethin më të afërt të njerëzve të tij, ndoshtaberisha për ta detyruar atë të bëjë koncesione për rihapjen e çështjes së kutive dhe reformës zgjedhore. Këtu hymë në konsiderata politike të kësaj beteje- qëllimi i opozitës.
Opozita po godet njerëzit e shumicës edhe në një përpjekje për ta rishpikur veten në një qasje më të fortë dhe akuzatore ndaj Qeverisë. Ky është një ndryshim i rëndësishëm stili politik krahasuar me atë çka ka bërë opozita më parë dhe për këtë arsye shfaqja e saj duhet të sillte ndryshime cilësore, të rëndësishme, krahasuar me veten, por edhe me palën përballë.
Në stilin aktual të opozitës vihet në dukje e njëjta prirje me Qeverinë për të shfaqur në rol akuzues fytyra të reja, të ndryshme, të shumta si në një ansambël. Në pikëpamje të PR-it, këtu s’ka asgjë për të qortuar. Ama një pyetje del e ligjshme: njerëzit që dalin për PS-në, janë të bindur katërcipërisht për akuzat që thonë, apo njësoj me homologët e tyre të PD-së, e bëjnë pse jua kërkon kryetari i tyre, pse duhet të rrisin peshën e tyre publike, për tepricë zell etj.? Do ishim në vendnumëro në pikëpamje të stilit, nëse këta njerëz nuk do kishin bindje në akuzat, por thjesht i bënin pse e tillë është logjika e një partie politike.
Opozita në akuzat e veta, megjithëse po kapërcen veten, hëpërhë mbetet në stilin e oponencës së bërë nga partia e Berishës dikur në pakicë, apo dhe sot edhe për diçka tjetër. Këtij stili i mungojnë referencat ligjore, i mungon qasja ligjore në përgjithësi. Është e vërtetë se në një konferencë për shtyp nuk mund të përmendësh vend e pa vend nene ligjesh të shkelura nga ata që akuzohen. Por megjithatë, brenda një fushate të tillë duhet të gjenden forumet më të përshtatshme për të ofruar referenca ligjore – ka emisione, ka televizione lajmesh ku ke hapësirë për t’u ofruar diçka shtesë argumenteve politike, apo akuzave politike. Mund të gjenden njerëzit që të artikulojnë argumente ligjore.
Qasja ligjore mungon edhe për një arsye tjetër. Akuza të tilla duhet të përfundojnë në organet hetimore. Nëse këto organe të lodhura me pafundësinë e akuzave të ndërsjella të palëve nuk nisin hetimet kryesisht, atëherë vetë opozita duhet të lëvizë duke i dorëzuar faktet që pretendon në prokurori. Përndryshe, çfarë dallimi ka ky stil i të bërit opozitë, kjo qasje e fortë nga ajo e Berishës dikur dhe sot, që me mijëra akuza të veta patetike i ka dënuar hipotetikisht të gjithë rivalët me disa burgime të përjetshme njëherësh, por në realitet s’kemi asnjë vërtetim ligjor të tyre?

Të lodhur nga Brukseli

“The Economist’

BE është si ato krijesat e mira që shfaqen të renë e pikturave të Rilindjes. Për shumë qeveri italiane, “Evrope” ka qenë një shfajësim i leverdishëm për të vendosur masa jopopullore

Duke diskutuar për qëndrimin e tij lidhur me politikën e jashtme këtë muaj, Silvio Berluskoni deklaroi pa asnjë mëdyshje se ai kishte inauguruar “politikën e miqësisë, të qenit të hapur e të mirëkuptuarit të gjithçkaje”. Një shembull i përkthimit të kësaj në praktikë është një histori, që shumë e tregojnë në Bruksel. Disa vite më parë, liderët e BE-së po diskutonin lidhur me një çështje shumë të rëndësishme, nëse jo më e rëndësishmja e në mes të debatit, Berluskoni papritur u kthye nga kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schröder dhe i tha: “Le të flasim për femrat. Gerhard, ti ke qenë katër herë i martuar, pse nuk nis të flasësh? E patakt, apo jo? Ndoshta. Por historia e ka një kuptim; për kryeministrin e Italisë, EU-ja është e mërzitshme. Në çështjet e jashtme, Berluskoni e ruan entuziazmin për lidhjet diplomatike personale, me liderë si ai i Turqisë, Rusisë, Bjellorusisë, Libisë dhe republikave të tjera të Azisë Qendrore. Të gjitha jashtë BE-së e në shumë raste, që nxisin dyshime brenda bllokut. Italia ka qenë një ndër anëtaret themeluese të BE-së dhe traktati I themelimit të saj është nënshkruar në Romë. Ekonomia e Italisë është sa dbrukselyfishi i asaj të Polonisë, popullata e njëjta sa ajo e Francës apo Britanisë. Ajo ka qenë një forcë vendimtare brenda BE-së. Pse? Qëndrimi i habitshëm i Berluskonit ndaj politikës së jashtme e jep një përgjigje për këtë. Por, Italia e ka bërë këtë më gjatë sesa koha që Berluskoni ka qenë në pushtet. Shumë shpjegime fenomenesh nisin me një vëzhgim. Italianët, ndryshe nga britanikët apo francezët nuk e shohin BE-në si një arenë, për zgjidhjen e interesave konfliktuale kombëtare. Në vend të kësaj, ata I referohen Evropës si një gjëje tjetër, si një shtesë apo ndoshta një ditë si zëvendësim i qeverisjes në vend, që në mënyrë aksiomatike konsiderohet e keqe. BE është si ato krijesat e mira që shfaqen të renë e pikturave të Rilindjes. Për shumë qeveri italiane, “Evrope” ka qenë një shfajësim i leverdishëm për të vendosur masa jopopullore. “Evrope” është edhe arsyeja, pse disa gjëra duhen bërë ose nuk duhen bërë. Është e habitshme për shembull se si ndryshe nga vendet e tjera të BE-së, Italia nuk ka aleanca të qëndrueshme as me shtetet e tjera të Mesdheut. Departamentet e qeverisë nuk kanë arritur të mirëkoordinojnë politikat evropiane në vend, Nuk ka pasur rigorozitet në ndikimin e politikave të Be-së në Itali. Në vitet ’90, një studim i Federiga Bindit, një analiste e marrëdhënieve ndërkombëtare, identifikoi pengesa të tjera ndaj politikës efektive europiane në Itali: -Shumë qeveri, partnerë koalicioni me konflikte interesash; Dyfishimi i burokratëve në mësimin ndaj vendet e tjera, mungesa e interesit të politikanëve vendas në Europë. Kur ajo iu kthye këtij studimi së fundmi, vuri re se disa gjëra ishin përmirësuar. Një organizëm ndërministror për koordinimin e politikave të BE-së është krijuar tashmë. Parlamenti operon tani mbi një sistem rigoroziteti efektiv. Pavarësisht nga problemet e tij, i ka dhënë Italisë një qeveri relativisht të qëndrueshme në nëntë vjet. Se administrata ka mësuar nga vendet e tjera. Por, problemet e tjera mbeten. Diferencat mes partive të koalicionit fshehin qëndrime të ndryshme dhe parokializmi është endemik. Tommaso Padoa-Schiopa, një ish-ministër I financave, tha dikur se Italia ka vetëm një fjalë , për politikën si koncept të gjerë dhe politikën si zbatim konkret: “politica”. Në vende të tjera, politika në kuptim të gjerë është ajo me të cilën politikanët merren në kohë zgjedhjesh, ndërsa politikat e vogla , janë ato ku ata përqendrohen gjatë gjithë pjesës tjetër të kohës. Por, në Itali politika e gjerë nuk merr fund kurrë, dhe ndaj politikat e tjera harrohen, mënjanohen, -.Thotë Padoa-Schioppa. Në një atmosferë beteje të vazhdueshme mes partive, ku çdo politikan nga deputeti më modest te kryeministrit janë në kërkim të mundësive, kundër rivalëve të tyre, strategjia e BE-së lidhet mënjanë. Postet e rëndësishme në institucionet evropiane nuk janë joshëse për politikanët italianë. Në rastin më të mirë, këto konsiderohet thjeshtë si mundësi me pagesa të mira, që do të ndihmojnë politikanët të kthehen sërish në skenën politike italiane. Eurokrati më i njohur i Italisë, Romano Prodi, që drejtoi Komisionin Evropian nga viti 1999 deri në vitin 2004, e kaloi një pjesë të madhe të vitit të kaluar , duke planifikuar rikthimin e tij në politikën e brendshme. Bindi shkruan se raporti “Lamasoure”, që tre vjet më parë konfirmoi një shkurtim të përfaqësimit Italian në Parlamentin Evropian u miratua në një takim të këshillit ku delegatët italianë, ishin jashtë sallës duke u marrë me krizën e tyre politike në vend. Studimi i saj i fundit thekson: “Italia ka ngecur në një erë të vjetër, ku fitorja e një fraksioni nga një tjetri është ajo që ka rëndësi dhe dëmet, që i shkaktohen vendit nga kjo politikë, nuk përfillen aspak”.

Zgjedhja false, stimulim apo shtrëngesa?

Debati lidhur me stimujt e rinj fiskalë apo shtrëngesat e shpejta ka qenë tepër ideologjik apo tepër ekstrem. Përtej kësaj ka më shumë marrëveshje për çështjet themelore sesa mund të shihet me një shikim të parë. Në fakt, pavarësisht nga komentet shqetësuese në këto faqe, nuk ka ndonjë konflikt të nevojshëm mes vendosjes së qëndrueshmërisë fiskale dhe sigurimit të mbështetjes për rimëkëmbjen. Pavarësisht nga frikët në rritje se një recesion në Amerikë dhe në Britani njëkohësisht mund të vijë së shpejti, faktet themelore mbeten të pandryshuara. Borxhi qeveritar në grupin e avancuar të 20 vendeve të BE-së do të arrijë në 115 për qind të GDP-së, rreth 40 për qind mbi nivelin e parakrizës. Disa komentatorë shohin te këto shifra stimulin e parakohshëm fiskal. Por, vetëm një e dhjeta e këtij borxhi mund t’i atribuohet përpjekjeve për të nxitur ekonomitë. Pjesa më e madhe vjen si pasojë e rënies ekonomike dhe e humbjes së të ardhurave për shkak të saj. Askush nuk beson se buxhetet duhet të ishin shkurtuar në mënyrë që të pakësohej humbja. Në të vërtetë, të lejosh deficitet të rriten, kërkon që të vendosësh edhe një kufi, përndryshe do të ishte një hap i pamenduar. Sot, problemet me borxhet rezultojnë jo nga mënyra se si politika fiskale u menaxhua gjatë krizës, por nga mënyra se si ajo u keqmenaxhua para krizës. Vende të avancuara kanë hyrë në krizë me borxhe publike aq të larta sa nuk i kanë pasur ndonjëheekonomiarë as në luftë. Një leksion i mirë i politikës fiskale është kursimi në kohë të mirë. Synimi në të ardhmen është të sigurohet rritja e qëndrueshme, e balancuar dhe e fuqishme. Kjo kërkon natyrisht një kthim në qëndrueshmërinë fiskale dhe plane të besueshme afatmesme fiskale. Qëllimi i parë është stabilizimi i shkallës mes borxhit dhe GDP-së. Ta bësh këtë në pesë vitet e ardhshme, kërkon një përmirësim mesatar në deficitet strukturore buxhetore në vendet e G20-ës. Në të vërtetë, ndryshimet mes avokatëve të shtrëngimit fiskal dhe kundërshtarëve të tij janë më shumë të dukshme sesa reale. Të parët zakonisht flasin për shtrëngimin e ciklit të buxhetit për vitin 2011, sepse nga këndvështrimi fiskal, viti 2010 ka mbaruar tashmë. Të dytët nuk e kundërshtojnë gjithnjë deficitin e ulët në 2011-ën, duke pasur parasysh shkallën e stimujve aktualë. Megjithatë, disa preferojnë një konsolidim më të shpejtë, e të tjerë kërkojnë ritme më të ngadalta. Tërheqja e stimujve fiskalë shumë herët mund të vendosë në rrezik ekonominë, veçanërisht nëse arsenali i politikës monetare është vendosur në funksion në mënyrë efektive. Kur kërkesa të rritet, konsolidimi do të jetë më i lehtë dhe më i sigurt. Për fat të mirë, ka një rrugë që të çon drejt kësaj. Merrni si shembull reformat e pensioneve dhe sistemit të shëndetësisë. Një rritje në moshën e pensionit me dy vjet mund të reduktojë deficitin me një pikë të GDP-së. Institucionet më të forta fiskale, proceset buxhetore dhe agjencitë e pavarura fiskale mund të kenë rrugën e tyre të suksesshme. Disa reforma nuk kanë gjasa të ndikojnë në kërkesa në afat të shkurtër. Në të vërtetë, një rritje e moshës së pensionit mund të ulë kërkesën për kursime private dhe të rrisë konsumin. Në mënyrë realiste, gjithsesi kredibiliteti kërkon një pagesë fillestare dhe më pas plane të qarta rregullimi. Sipas të gjitha parashikimeve, më të rëndësishme janë masat që përmirësojnë situatën fiskale në afat më të gjatë, në vendet që kanë borxhe dhe deficit të lartë. Këtu duhet të përqendrohen edhe përpjekjet e qeverive. Pa reforma afatgjata fiskale, rimëkëmbja që zgjat do të errësohet në mënyrë më të sigurt sesa nëse bota miraton plane të gabuara fiskale në nivelin e një për qind të GDP-së.

OLIVIER BLANCHAR
CARLO COTTARELLI

Kthimi i një “të vdekuri” nga burgu

blloshmiNga: Bedri BLLOSHMI

Fundin e luftës civile në Shqipëri më 29 nëntor 1944, e cila e la vendin të copëtuar, do ta vijonte sundimi komunistët me një terror të paimagjinueshëm. Masakrat e komunistëve në Shqipëri nuk kanë të numëruar. Një prej tyre është ajo e Dunicës më 7 mars 1944. Aty, pabeseshit u vranë 38 nacionalistë të vërtetë me në krye Haki Blloshmin. Midis të pushkatuarve ishte edhe Halim Spaho nga fshati Debrove i rrethit të Pogradecit. Familja e të ndjerit Falim Spaho ishte vënë në shënjestër si të gjitha familjet e tjera nacionaliste. Sabri Spaho, vëllai i Halimit, duke e ndjerë rrezikun e sistemit gjakatar që kërkonte t’ia shtrëngonte lakun pas qafe, mori rrugën e arratisë, duke lënë në gojën e kuçedrës bashkëshortën dhe tre fëmijët. Me këtë rast familja e tij u internua. Në vitin 1963 sigurimi i shtetit shkoi përsëri në fshatin Debrovë dhe arrestoi vëllain e tij Riza Spaho. E lidhën e pasi bënë kontrollin e banesës e morën dhe e çuan në degën e punëve të brendshme në Pogradec. Pas shumë torturash që zgjatën për muaj të tërë, e dënuan me 25 vjet heqje lirie me akuzën ‘Takim me diversantë”. Një nga motrat e Rizait ishte martuar në Velçan të Mokrës. Propaganda komuniste që trumbetonte krijimin e njeriut të ri socialit, e kishte bërë efektin e vet. Motra dhe familja e saj i prenë të gjitha lidhje me familjen e Riza Spahos, këtë “armik të partisë”. Ajo i kishte kërkua disa herë të shoqit që ta lejonte ta shkonte e shihte të vëllamë në burg. Mirëpo bashkëshorti i saj duke qenë njeri anëtar partie i kishte thënë: “Po ma zure edhe një herë me gojë këtë muhabet, do të nis andej nga ke ardhur. Harroje një herë e mirë, zëre se ka vdekur si ai tjetri që la kockat në Dunicë.” Vitet kalonin, Rizai vazhdonte të dergjej ndërsa e motra plakej tek digjej nga malli për të vëllamë që nuk do ta shihte kurrë me sy. Fshehtas, ajo gjente mundësinë dhe i çonte ndonjë paketë cigare të vëllait në burg. Tregohej gjithmonë e kujdesshme që të mos e merrnin vesh as fëmijët, burri jo e jo. E djegur nga malli dhe mbyllur në vetvete, një ditë djali i saj i madh i tha se kishte ardhur një letër nga burgu. Mosha e madhe, hallet, vuajtjet e malli për të vëllamë e kishin kërrusur e plakur dhe ç’ishte më e keqja ishte duke u verbuar. Djali i saj i madh që ishte po aq komunist sa i ati filloi t’i lexonte “letrën” e ardhur nga burgu:

“Ne shokët e burgut të Riza Spahos po ju shkburgruajmë për t’ju dhënë një lajm të hidhur. Duhet të bëheni e fortë, të gjithë sa kemi lindur, kush më parë e kush më mbrapa të gjithë një fat do të kemi. Ai ju kujtonte vazhdimisht dhe sa herë që ju i dërgonit ndonjë pako me duhan, Rizai e merrte dhe lot në sy na thoshte: “ndizeni se ma ka dërguar motra. Ah, Zoti mos ma martë shpirtin pa e parë, por kam frikë se ajo po plaket dhe unë jam dënuar shumë e se di çfarë ka rezervuar fati për mua.”

Djali lexonte dhe nëna vinte dorën te veshi për të dëgjuar më mirë. Më në fund i biri i tha: “Ja, yt vëlla ka vdekur, kjo është e gjitha. Tani na lër rehat me gjithë Rizanë!” Ajo donte të qante, por lotët i ishin shterur, kaq shumë kishte qarë për fatin e të vëllezërve. Shpesh fliste me vete: “O Zot, mos më ler, merrëm me vete, s’kam pse të rroj më. Më parë të lutesha që të jetoja për të pritur vëllanë kur të lirohej nga burgu.” Ajo thoshte shpesh: “O Zot ç’bëre kështu? Pse më le të gjallë? Merrmë një sahat e më parë.” Vitet kalonin njëri pas tjetrit dhe Riza Spahoja e mbushi dënimin dhe liruan. Ai u nda me shokët duke thënë: “Së shpejti u lirofshi e juve.” Ashtu i kërrusur nga pesha e viteve që mbante mbi shpinë mori rrugën për në shtëpi. Mirëpo meqë rruga kalonte nga Tirana vendosi të shkonte tek e motra. Me të pyetur ia gjeti shtëpinë. Trokiti te porta, por askush nuk po ia hapte derën. U ul pas dere dhe po priste. Në atë kohë erdhën disa fëmijë që me sa duke sapo kishin dalë nga shkolla. U futën brenda të gëzuar duke përqafuar të ëmën. Fëmijët i thanë të ëmës: “Mama, aty te cepi i derës është ulur një plak i kërrusur me një kapelë në kokë dhe po pi duhan. Duhet të jetë ndonjë lypsar. A ti çojmë diçka për të ngrënë?” Dera u hap përsëri dhe “udhëtari” i ngrit në këmbë duke u mbajtur në shkopin e pleqërisë. Panë njëri-tjetrin në sy por pa u përshëndetur. Atë çast një nga fëmijët doli me një copë bukë në dorë dhe i tha: ” Na, merre dhe ik!” Atëherë plaku me kapele iu drejtua zonjës që rrinte në derën e hapur:
“Kjo shtëpi a është e – nga Belçani i Mokrës?
– Po – u përgjigj gruaja, po ju kush jeni?

– Jam Rizai. U lirova nga burgu por këmbët nuk më bënin më tutje pa e takuar motrën. – Ne të dinim të vdekur, ka vite – iu përgjigj gruaja. – Mbaj mend se erdhi një letër dhe im shoq ia lexoi nënës së tij. Po tani, si do t’i themi? Ajo të donte shumë, s’të hiqte nga goja. Kur të pamë ulur në gjunjë e me çibuk në gojë kujtuan se ishe lypës.”
“Lypësi” thithte çibukun duke nxjerrë sa nga goja e sa nga hundët shtëllunga tymi dhe nuk fliste. Fëmijët që dëgjuan bisedën vrapuan te gjyshja. “Plaku që është te dera dhe që po flet me mamanë tha se është vëllai yt.” Ajo u ngrit menjëherë, por këmbët nuk e mbajtën dhe u shemb në tokë pa frymë. I kishte rënë të fikët. Rizai u fut brenda dhe u ul pranë së motrës. Me duart që i dridheshin i lëmonte flokët e zbardhura nga mosha dhe vuajtjet. Pas pak ajo u përmend dhe filloi të bisedonte me të vëllamë. “Unë e shkreta të paska qarë për së gjalli -dhe me duart që i dridheshin rrëmoi në gjoksin e tharë duke nxjerrë një letër të zverdhur e zhubravitur nga koha. – Ja vëlla, lexoje.”
Riza Spaho nga Debrova është daja i poetit të pushkatuar Vilson Blloshmi. Pas “vdekjes së parë” jetoi edhe 15 vjet të tjera, u takua edhe me vëllain e arratisur. Ata prehen pranë e pranë në varrezat e Maliqit, Korçë.

Albanët dhe Albanopolis i Ilirisë në qendrën e Alba-ve nga Abla/Alba e Irakut, te Albania e Kaspikut, te Alba-Alban i Romës e deri te Albania e Skocisë!

Agron Luka

Një sintezë: Albanët mitologjikë të Herakliut dhe Gerionët e Trefishtë shqytarë-shqiponjatarë epirotë pellazgjikë në mitologjitë e mijvjeçarit I p.e.r. dhe në hipotezat e shek XV. Një fill nga albanët mitologjikë heraklidianë, te fisi abanoi e qyteza Albanopolis. Ridalja te Albania e shek XI, te Regnum Albaniae e shek XIII, kryesimi si formacion emërtimi nacionaliteti e nacioni nga shek XV me vazhdimësi të pakëputur deri më sot. Me këtë formacion vendi Albania, populli alban, gjuha albanishte jemi vetëprezantuar përgjatë gjith shek XX dhe vetëprezantohemi edhe aktualisht në të gjitha forumet internacionale dhe megjithatë për një paradoks nuk ka asnjë lloj kushtetucionalizimi në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë!
Një rivështrim nga hipoteza e harruar mesjetare e M. Barletit.
Historiani dhe analisti kritik multidisiplinor gjerman G. von Stadtmüller, e theksonte dukshëm faktin se, Albania, vendi i vogël i gadishullit, i cili në shek XV u vu në qendërpikën e interesit evropian, arriti të nxjerrë edhe vetë një historiografi albanologjike me Marin Barletin. (Georg von Stadtmüller, “Forschungen zur Albanischen Früchgeschichte”, bot. 1941; citojmë sipas përkth. shqip të A. I. H-Gj. Tiranë, Kap. I, “Gjendja, detyrat dhe rëndësia e hulumtimit historik në Albani”, f 25, shën 44)
Atëhere çfarë thoshte vetë kjo Albania e shek XV me M. Barletin, për origjinën e thellë antike? Po e citojmë: “…Nuk më duket e pavend që të përmend dhe të parashtroj këtu një gjë, për të cilën u qan zemra shumë vetëve, se nga domethënë e ka zanafillën fisi i epirotëve apo i albanëve. Epirotët të cilët janë quajtur edhe albanë, thuhet se e kanë zanafillën e tyre nga albanët, popujt të motshëm e të dëgjuar të Italisë, të cilët kanë banuar edhe në një pjesë të Kolkidës. Siç ma merr mendja mua, ndoshta nuk do të gabonte kush, po të thoshte se prej këtyre albanëve ka rrjedhur gjuha albane apo epirote, gjersa Straboni përmend se atje kanë lulëzuar gjashtëmbëdhjetë gjuhë. Për origjinën e këtyre po atë mendim kanë pasur gjithashtu Papa Piu II, burrë fort i ditur në të drejtën hyjnore dhe njerëzore, dhe disa nga të rinjtë, që kanë shkuar pas Trog Pompeit. Trog Pompei thotë se zanafilla e albanorëve është italike, sepse pohon që albanët Herkulin, i cili kishte shpënë në Itali lopët e Gerionit, e ndoqën pas, kur u largua së andejmi, pasi i mbajti pak për t’i kullotur në malin Alban, i magjepsur nga kullota e pasur. Nga këta pra kanë dalë albanët një pjesë e të cilëve kanë zënë vend në Peloponez, një pjesë në Maqedoni apo në Albani dhe në Epir….” (M. Barleti, “Historia e Skënderbeut”, përthim S. Prifti, bot. 1967, f 95-96)
Nga ky verifikim i parë me origjinalin gjëja e parë jo serioze që bie në sy është se përkthimi i ka deformuar arbitrarisht trajtat origjinale nga Albania si Arbëri, nga albanë në arbër, nga albanor si arbëror/arbër, me një lloj pretendimi se, të dytat ishin trajta më popullore vendase, ndërsa të parat si trajta klasike latine! (Shih edhe fotoskanimin nga botimi original i Barletit latinisht, Fig. 1)
Ndërsa Papa Piu II e shkruante kështu hipotezën e tij: “Ajo që sot quhet Albania, dikur ka qenë një pjesë e Maqedonisë, e kthyer nga perëndimi me Durrësin dhe Apoloninë, qytete këto jo të papërmendura në kohë të lashta. Gjuhën e atij populli nuk e marrin vesh as grekët e as ilirikët. (sllavët e Dalmacisë) Besoj se ky popull do të ketë ardhur dikur nga Albania, që ndodhet afër Kolkidës, në Skitinë aziatike, ashtu sikundër shpesh herë dyndja e popujve barbarë pat pushtuar krahinat e Greqisë dhe Italisë…” (Piu II, “Mbi Albaninë”, në “Komentarët mbi Azinë dhe Evropën”, Kap. XV, f 337; Citojmë, sipas F. Noli, “Gj. K. Skënderbeu”, bot. 1967, f 237, Dok. Nr. 28 Në përkthimin e Nolit emri Albania çuditërisht e arbitrarisht vendoset Shqipëria!)
Konstatohet se Papa Piu II, nuk i ka sjellur albanët e Epirit, Ilirisë e Maqedonisë, direkt nga albanët e Laciumit si italikë, por është shprehur në kahun e kundërt se, nga Albania e Skitisë kanë ardhur albanët e Epirit, në një kohë të lashtë dhe natyrshëm mbetet që edhe albanët e Laciumit të kishin një lloj kushrinie e komunikimi me albanët e Ilirisë dhe Epirit.
Këtë hipotezë mesjetare e kishte edhe Françesk Filelfi më 1463: “Në gjuhën popullore quhen albanë ata që dikur, me emrin albanë, si zbritën nga qafat e malit Kaukaz në gjirin e Adriatikut, nënështruan gjithë fiset që shtrihen prej Ilirie gjer në Peloponez”. (Noli cit., Dok Nr. 47, f 269. Po ashtu përkthimi arbitrarisht e retrospektivisht vendos shqiptarë në vend të origjinalit albanë!)
Në maj të vitit 1947, gjatë një vizite në BRSS, studiuesi e personaliteti shkodran Gjovalin Luka kishte diskutuar për çeshtjen e Albanisë Kaukazike-Kaspike, mbi bazën e materialit të M. Barletit dhe të një harte italiane, ku shënohej Albania Kaspike (Shih Fig 2)
Sugurisht se çeshtja nuk shtrohej në mënyrën infantile, për të gjetur pikën e prejardhjes gjenetike, si pikën e Arkimedit, thjeshtë sepse kishim një koincidencë emërtimesh, por për të hetuar se çfarë kishte endur e tjerrur mitologjia. Vetë fakti i një lidhje të tillë mitologjike, me Herakliun dhe me albanët e tjerë, tregonte për një autoktonitet të thellë të fisit të albanëve në Iliri. Atje u rrahën mendime hipoteza se, qysh në kohën e Aleksandrit të Madh ishte konstatuar kjo koincidencë albanësh; një hipotezë tjetër ishte se ndoshta Aleksandri i Madh kishte vendosur atje një postë të fuqishme albanësh ilirë; tregonte edhe për një lloj vetëdije e uniteti të rracës së bardhë etj. Gjithsesi pranohej se kishte një dorë emërtimesh të koinçiduara nga mitologjia. (Sqarim: Këtë temë si “shumë të rëndësishme” e ringriti E. Hoxha me Stalinin, në korrik 1947 dhe në vitin 1948. Shih, “Me Stalinin Kujtime”, bot. 1979, f 77-82; f 116-117.)

Ç’tregon mitologjia herakliane e albanëve dhe si e trajtonin disa autorë antikë
Mitologjia e Herakliut (?ρακλης) me eksplorimet dhe bëmat e tia, i ngjan një rrjete merimange gjigande në të gjith hapësirën tokësore e detare mesdhetare ku degëzimet e varjantet nuk të lejojnë se nga të orjentohesh më parë. Eksperti autoritet, P. Grimal e theksonte se përpjekjet e mitologjisë antike dhe të vetë shkrimtarëve antikë, për të vendosur një farë rregulli kronologjik në një serial tregimesh të rregulluara (të ashtuquajturat bëmat e Herakliut), detyrimisht bien pre e kurtheve të rrjetës së merimangës dhe e shumë degëzimeve variante.
Në qoftë se ndjekim mitologjinë e kopeve të buajve e bullicave/buacave dhe qeve e lopëve të Gerionit, tregimtaria mitologjike antike na hedh në një ishull Herizan/Erytheia/Erizia, që ndodhej në Oqeanin e Perendimit/Atllantik. Ato kope ishin pronë e Gerionit, biri i Krizaorit. Herakliu shkoi deri atje, në perëndim “në fund të botës”, përtej Shtyllave të Herakliut (Ngushticës së Gjibraltarit) përdori edhe një kupë fluturuese të diellit etj dhe arriti t’i vjedhë kopetë. Ai luftoi edhe me vetë Gerionin dhe e vrau. Rrugës së kthimit i ndodhin disa peripeci, herë i vjedhin ndonjë çift nga kopeja, herë ndonjë çift bie si aksidentalisht etj. Rruga e kthimit i takon nga Gjibraltari në brigjet libike, pastaj në intinierarin nga bregdeti i Galisë, Italisë, Siçilisë dhe për t’u zbarkuar te pika e Korfuzit dhe Epirit në detin Jon. Siç e vëren Grimal, qoftë në pika të ndryshme e qoftë në zbarkimin final, impovizohen plot legjenda lokale. Një pikë ndalese e shohim edhe në Alba në Lacio të Romës, një tjetër në Kalabri ku ia vjedhin një dem/toro të quajtur Italo. Të vërejmë se, emri Italia ka një përfaqësim edhe nga kjo modë mitologjie.
Në finale kopeja shpërndahet në gadishullin tonë diku aty te teritori i lumit Strimon. (P. Grimal, “Enciclopedia dei Miti”, bot. 1990, zëri Erakle, f 228 etj)
Autorët e hershën antikë tregojnë, një tezë tjetër se, mbi një mitologji gadishullore shtresë e lashtë pellazge ishte ngritur mitologjia e Gerionit dhe e albanëve që e ndoqën pas Herakliun.
Scylacis Cariandrensis (shek VI-V p.e.r.) shkuante: “Në krahinën e Kastidias thuhet se ndodhet një fushë që quhet Erytheia. Këtu thuhet se kishte ardhur Geryoni dhe kishte kullotur qetë. Në këto vise janë malet Keraune (në Epir) dhe aty është një ishull i vogël që quhet Sason. (Periplus, Illiroi, 26)
Flav Arriani, shek II shkruante: “Logografi Hekateu (shek VI-V p.e.r) thotë se Herakliu, prej Argosi, i dërguar nga Eurystheu për të grabitur dhe për t’i dërguar lopët e Geryonit në Mykenë, nuk zbriti as te iberrët, as mbi një ishull Erythi të vendosur në Oqean; ai thotë se Geryoni ishte një mbret i kontinentit që jetonte midis Ambrakisë e Amfilohisë, dhe se ishte pikërisht ky vend ku Herakliu i grabiti gjedhët, duke i dhënë fund ndërmarrjes së tij të vështirë. Unë di edhe që kjo krahinë është e pasur në kullota dhe ushqen lopë shumë të bukura. Lavdia e lopëve të Epirit rrjedh ndoshta nga një kohë më e vjetër se Erystheu dhe nuk është aspak e paarësyeshme të besohet se mbreti i Epirit quhej Geryon”. (“Alexandri Anabasis”, Lib. II, 16)
Klaud Eliani (shek II-III) shkruante: “Ky kau që nderonin egjyptasit ishte më i madhi i qeve edhe nga ata të Kaonisë, të cilët thesprotasit dhe epirotët i quajnë larinos, të rrjedhur nga rraca e gjedhit të Geryonit. (“De animalium natura”, Lib. XII, 11)
Lukiani (Volteri i antikitetit) i shek II, shkruante kështu në lidhje me Gerionin, në një nga dialogjet e famshme të tija: “Ti e lavdëron shumë miqësinë ndërmjet njerëzve dhe unë për veten time jam i mendimit se njerëzit nuk mund të kenë pasuri më të mirë e më të bukur se miqësinë… Dy ose tre miq përbëjnë diçka të ngjajshme me Gerionin, që ka gjashtë duar dhe tri kokë, siç e paraqisnin piktorët. E mua më duket se kjo është shembëlltyra e tri qenieve, që i kryejnë të gjitha punët së bashku, siç u ka hije miqve”. (“Vepra të Zgjedhura”, bot. 1979, “Toksaridi ose Miqësia”, f 413)
Zbulimet arkeologjike të shek XX, vërtetuan ekzaktësisht ekzistencën e disa pikturave të tilla në gadishullin tonë, me Gerionin Trefishtë, një lloj trinjaku siamez. (Shih Fig 3)

Rrjedhime nga Ptolemeu, nga Eratosteni e nga disa autorë antikë
Astronomi, përkrahësi i “gjeocentrizmit”, matematikani, gjeografi dhe hartografi i njohur i antikitetit, Klaud Ptolemeu, lindi në qytetin Ptolemais të Egjiptit dhe jetoi e punoi në Aleksandri në shek II. Ptolemais-i si qytet ishte emërtuar ashtu për nderimin e zanafilluesit të dinastisë Ptolemeane, gjeneralit të Aleksandrit të Madh, bazileusit Ptolemeu me origjinë nga qyteza dhe krahina Orestia, kufitare jo larg teritorit të Amantias dhe albanëve. (shih te K. Ptolemeu dhe te S. Bizantini, në zërin përkatës)
Siç e komentojnë disa burime autoritare, Ptolemeu kishte shfrytëzuar disa përmbledhje të autorëve të mëparshëm të shquar, veprat e të cilëve rezultojnë të humbura. Në veprën “Geographia” janë shënuar në tabela me sistemin me gjatësi dhe gjërësi gjeografike, emrat e shumë qytetete e vendeve të gadishullit tonë, si të Panonisë së Sipërme e Panonisë së Poshtme, Ilirisë, Dalmacisë, Maqedonisë, Epirit etj.
Te Ptolemeu hasim për herë të parë të dokumentuar emrin e fisit Alban-oi dhe të një qyteze të tyre Albanopolis. Në tabelë shënohet 46° gjatësi gjeografike dhe 41° 5′ gjërësi gjeografike dhe këto kanë si kufitar më të afërt “tokën e taulantioi” dhe qytetin Dyrrahion dhe “tokën eordaioi” me qytetin Skampis. (“Geographia”, Lib. III, 12, “Vëndi që zë Maqedonia”; Cit. sipas “Ilirët dhe Iliria në autorët antikë”, Vëll. I, 1965, f 268)
Gjithashtu, me shumë rëndësi është se te Ptolemeu, në kufirin midis Panonisë së Sipërme e Panonisë së Poshtme, hasim edhe Malin Albanon (41° 50′ dhe 45° 20′), i cili paraqet lidhje më të hershme me mitologjitë herakliane, mbasi të tillë male ka edhe në Itali etj. (“Geographia”, Lib. II, 14)
Në shënimet e Gjovalin Luka, që i kishte konsultuar edhe Kol Luka (vëllai i tij, një studiues albanolog i njohur në këtë temë) kam gjetur se, Ptolemeu ishte bazuar edhe nga aleksandrinasi Eratosteni i shek III p.e.r., i cili kishte qenë matësi i famshëm i perimetrit të tokës glob, gjeograf dhe hartograf dhe më konkretisht ishte ai hartuesi i parë i atyre tabelave dhe hartave. Vetë titulli i atlasit dhe i vendosjes në Lib. III te Ptolemeu, korespondonte me atë të Eratostenit. (Krhas. më poshtë) Kjo do të thoshte se kronologjia e ekzistencës së fisit e tokës së emëruar si Alban-oi, sëbashku me qytezën Albanopolis mund të shkonin edhe te shek III p.e.r. e diçka më herët. (Autorë antikë, Straboni. Geographica, Lib. XI; Trog Pompeu/ Pompei Trogi (origj. ka humbur);
Kompilimi M. Iuniani Iutini, Epitoma, “Historiarium Philippicarum” Pompei Troghi)
Dr. prof. Ëngjëll Sedaj, duke u bazuar në ndonjë literaturë e kishte nënvizuar kështu: “mendohet se Ptolemeu kishte në përdorim edhe literaturën bazë të veprave të Eratostenit”, por Sedaj nuk ishte shtyrë më tej se kaq. (“Etnonimi Arbëresh-Shqiptar”, Prishtinë 1996, f 23, shën 52)
Ndërkaq, për vetë Ptolemeun, veçanërisht te hartat, ekzistojnë mendime për shtesa-redaktime të një autori më të vonshëm, të shek VI, të quajtur Agathodaimon. (Sipas G. Stadtmüller, “Forschungen zur Albanischen Früchgeschichte”, në shën 220, jepen edhe bibliografitë. Cit. përkth. shqip i I.H.)
Duke u bazuar kryesisht tek të dhëna që rezultojnë nga Stefan Bizantini i shek VI (“Ethnika/”Peri poleon kai demon”, sipas përmbledhjeve të Ermolaut), i cili i ka referuar hollësisht bibliografitë e tërë autorëve antikë se ku është bazuar, ne do të veçojmë diçka që paraqet interes. S. Bizantini (shek VI), kishte shkruar: “ABROI, fis pranë Adrias së taulantëve, fqinjë të helidonëve, sipas Hekateut…” (Hekateu, “Europa”, shek V p.e.r., vepër e humbur; “Ilirët dhe Iliria…”, cit. f 416)
Duke shkruar më hollësisht te zëri Epidamni/Dyrrahioni, Bizantini, ndër autorë të tjerë citon direkt edhe të famshmin Eratosten, duke shkruar kështu: “Eratosteni në Geografumenon, Libri III, thotë: Banorët fqinjë ishin taulantët. Kurse qyteti grek Epidamni mbi gadishullin e quajtur Dyrrah…”. (po aty cit. f 422)
Siç e shohim S. Bizantini, kishte shfrytëzuar edhe Hekateun e shek V p.e.r., por edhe Eratostenin e shek III p.e.r., çka do të thotë se deri në shek VI, kishte akoma vepra të pa humbura të Eratostenit. Këtu bie në sy, se lokalizimi i fisit e teritorit “Abroi” (ku “oi” padyshim është prapashtesa e modës greke) dhe i fisit e teritorit “Albanoi”, duke marrë në konsideratë edhe të dhënën e Eratostenit, duket se janë në një teritor fare të afërt. Mbi këtë bazë prof. Dh.S. Shuteriqi dhe prof. Osman Myderrizi kishin hedhur supozime se fis-teritori “Abroi” dhe fis teritori “Albanoi”, duket se lidhen si i njejti. Mirëpo u ngrit një çeshtje se, disa ligjësi-rregullsi fonetike nuk e justifikonin një lidhje Abroi-Albanoi, e bënin gati të pamundur etj. Në këtë rast domosdoshmërisht përpara linguistikës, fjalën vendimtare duhet t’a kishte thënë arkeologjia, e cila për fatin e keq nuk e ka vënë ujin në zjarr as sot e kësaj dite. Po të ishte thjeshtë për linguistikën, kjo nuk do t’a kishte aq të vështirë t’i montonte një germë “l” dhe Abroi ta paraqiste si Albroi.
Por, që kishte pasur një Albanopolis (sepse ky nuk mund të shpikej aq lehtë), një provë përforcuese e solli një stelë nekrologjike e shkruar e zbuluar në vitin 1930 nga arkeologu jugosllav N. Vuliç e datuar e shek II, të cilën dr. prof. Sedaj e komenton gjërësisht në f 33-34.
Nuk ka dyshim se arkeologjia jonë përgjatë gjith gjysmës së dytë të shek XX, ia këputi një gjumi letargjik, për kërkimin e Albanopolit dhe flen edhe aktualisht. Ajo u kënaq vetëm me ca rrënoja Zgërdheshi të arkeologut S. Islami, (të cilin e kishte piketuar Hani) por pa sjellë asnjë lloj prove argumentuese identifikuese.
(Në “Burimet Osmane”, të 1431, ky fshat i braktisur na del i regjistruar si Ozgurdhish. Mendoj se etimologjia e dhënë nga prof. E. Çabej, si “vend i rrethuar me gardhe”, e krahasueshme me emërtime si fshatrat Gardhi e Kardhiqi është e diskutueshme. Zgërdhesh, për mendimin tonë shkon si vend i zgerdheshur rrënojë (krhs edhe ngërdheshjen, shkerdheshjen etj), një vend i rrafshuar përdhe dhe në këtë gjendje duhet të ketë qenë pak a shumë qysh nga koha rromake)
Disa vite më parë, dr. prof. M. Zeqo hodhi në televizion e në shtyp disa ide, për lokalizimin e Albanopolit (në Përsqop afër Petrelës), por edhe ato u shuan mbas nja një jave. Unë mendoj se duhen gërmime në disa pika kandidate. Duhet të zbulohet dhe të identifikohet Albanopoli!
Siç shihet kishte disa Albani me albanë dhe qyteza Alba e Albanopolis. Ne studime të ndryshme ne ekstremin orjental gjen qytezën Abla e cila e shkruar ne moden bustofredike lexohet Alba

Albania dhe Arbëria
Ka një lloj rregulli në linguistikë, ku duhet përcaktuar forma themelore e një fjale nga e cila pastaj varet edhe etimoni/rrënja bazë që përcakton edhe etimologjinë. Si formë themelore merret zakonisht ajo formë grafike e shkruar që na prezantohet më përpara kronologjikisht. Por, në rastin konkret etimoni paraqitet specifik e delikat. Rrënja “arb” na çon nga një terren fushor dhe na drejton nga orjenti mbi një bazë “arë”, ndërsa rrënja “alb” nga një autoktonitet evropian mbi bazën Alp=lartësi dhe pastaj edhe si bardh, nga bora e majave të maleve, nga populli me qeleshe të bardha etj.
Eksperti autoritet P. Grimal, në rastin qytetit Alba të albanëve, afër liqenit Albania të Laciumit, vërente: “Molti racconti analoghi concernono nomi di loghi e sono fondati su giochi etimologici; questo succede particolarmente allorché, per qualche ragione, la lingua del paese è cambiata e il suo onomastico è diventato incomprensibile. Il nome della città latina d’Alba (nome sensa dubbio apparentato alla parola Alp- e designante una altezza, in una lingua parlata anteriormente alle prime invasioni indo-europee) non era più comprensibile alle popolazioni di lingua latina. Lo si ricolegò, arbitrariamente, all’aggetivo albus=bianco. La città , si dirà , fu fondata nel luogo in cui Enea aveva sacrificato, un tempo, una cinghialessa bianca, con i suoi trenta piccoli”. (Cit. F XVI, Introduzione)
Me këtë rast duhej shënuar se orakujt në realitet i kompozonin, i parapëlqenin emrat me disa kuptime etimologjike, madje kishin edhe disa lidhje teritoriale të largëta me koinçidenca emrash të njejtë etj.
Në emrin tonë, në rastin e kalimit si emërtim nacionaliteti/etnonim e deri diku edhe të parametrave të parë si emërtim nacioni, kemi një fenomen luhatjesh fonetike (pak a shumë si Illyria e Iliria), një dukuri dialektale qysh nga antika, ku ka vepruar fenomeni i rotacizmit l-r dhe variabiliteti b-v. Krahaso Albani, Arbani, Arbëri; albanos, alvanos, arvanitas, albanitas, arvanitë, arbresh, albresh etj. Ajo që vërehet është se këto luhatje-dyzime janë disi edhe te fqinjët kufitarë tokësorë grekë e sllavojugorë si, Albania, Arvania, Allbania. Cila pra ka qenë forma themelore? Mos kishim pasur një deformim artificial a të përdhunshëm të emrit tek ne, vetëm për t’ia përshtatur formës italiane e kaspike?! At M. Sirdani propozonte që të ndaheshin në dy grupe të veçanta rrënja arb si arë-rrafshinë dhe alb si alp-lartësi, por as kjo nuk u diskutua më.
Por, ne mundemi të vërejmë se mungesa e një unifikimi shtetëror nga lart me dekrete të shkruara e ka lejuar këtë luhatje të lirë e mbase edhe si konkurrencë me ndonjë lloj vetëdije dominimi dialektal! Ndërkaq, në disa raste deçizive, ne mundemi ta vërejmë se si formë themelore ka dalë mbi ujë: 1) albanoi e Albanopolis; 2) shek XI krahina Albania me albanët; 3) Regnum Albaniae e Rex Albaniae etj, më 21 shkurt 1272; 4) 1366-1374, Principata e Albanisë, me Dominus Albaniae, Princeps Albaniae etj. 5) Shek XIX-XX-XXI vazhdon rrojtjen dhe funksionet trajta formacion Albani, popull alban, gjuhë albanishte.
Do të ishte i domosdoshme një ballafaqim, qoftë edhe i thjeshtë statistikor, se cila formë dominon dokumentet e shkruara Albania apo Arbëria. Mirëpo as një punë e tillë nuk është bërë!
Çuditërisht dhe arbitrarisht, do të vërejmë në shek XX se të gjitha format e shkruara mbi bazën e shqiptimit dhe konceptimit perendimor të dokumenteve, do të na jepen të përkthyera në trajtat toskërishtes si arbëresh, Arbëria. Madje edhe i gjithë proçesi i nacionalitetit jepet me trajtat e imponuara toskërishte, ku qëllimi dhe detyrimi janë më se të dukshëm. Prof. E. Çabej, duke i quajtur si emërat e rinj kombëtar (formacionin Shqypni/Shqipëri, popull shqiptar dhe gjuhë shqipe) dhe si emrat e vjetër kombëtar (Arbëri, gjuhë arbëreshe, popull arbër/arbëresh) i dha prioritet trajtave toskërishte. Në mënyrë të pavëmendëshme prof. Çabej ishte shprehur se emrat e vjetër ishin zhdukur nga përdorimi si emërtime kombëtare. Do të thoshim se megjith çensurën dhe një farë presioni artificial që i u bë formacionit tradicional për t’ia hequr pozicionin e parë në vetemërtimin e brendshëm e të jashtëm, ky jo vetëm se nuk u zhduk asnjëherë nga përdorimi, por e ruajti primatin në fushën e jashtëme. Po t’i hyjmë analizave me të njejtin rigorozitet edhe formacionit të ri, do të vërejmë atje mjaft difekte e anomali që janë shumë më enigmatike edhe po të marim parasysh moshën fare të re të tyre.
Qysh nga koha e Shoqërisë së Stambollit për shkronja shqip, e sidomos me fillimin e ngjarjeve të 1878, u vu re një lloj luftimi ndaj formacion emërtimit tradicional nacional. Filloi të thuhej se emrin Albani na e kishin ngjitur grekët dhe latinët, sepse realisht ne paskëshim pasur një formacion të fshehtë për përdorim të brendëshëm, Shqypni, shqypetar, gjuhë shqype nga zogu shqiponjë i Hyut Zeus, qysh nga koha pellazge etj. (Pashko Vasa Effendi, “E vërteta për Shqypenin e shqyptart”; N. Frashëri, “Istori e Shqiperisë”) (vijon)
-vijon-

Darka e gabuar – Ballafaqim rreshtash

Nga Gjokë Vata

Gazeta Milosao në numrin esajë të datës 27 dhetor 2009 botoi nji përshkrim marramendës të Z. Mexhit Premçi të romanit të Ismail Kadares ” Darka e gabuar” Breshnia e dendun dhe e gjatë e epiteteve ma të arta kushtue autorit të këtijë rroman nuk patën si mos me më bindë se ky rroman do të ishte ma i madhi diamant s’paku i letërsisë bashkohore.Ndër të tjerat e shumta Z. Premçi thotë:” Kadare sheh ato që të tjerët nuk i shohin, rikrijon ato që të tjerët nuk mund t’i rikrijojnë Formëson atë që është unikale duke shprehur artistikisht esencën e dukurive të rrealitetit jetësor dhe historik.Falë edhe fantazisë së jashtzakonshme e të arsyeshme. Darka e gabuar është inkandeshente për ata që dinë ta lexojnë.”Ma parë se të shprehë vlersimin tim për këtë rroman të rrekomanduem me kaq bujë hutuese për lexuesat e shijes ende të pa formueme duhet thanë se kritika ashtë drita e synit të intelektit. Mungesa e kësajë drite shkakton verbninë e intelektit e viktim e kësajë verbnije na ban edhe glaukoma e fanatizmit ma të pa justifikueshëm Truni ngasa duket paska mundsi me shpikë nji dhoj syzesh që i shëndrron vlerat në antivlera e anasjelltas e ai që don me i servirë i jep në vend të njana tjetrës.Një ndër mëkatet ma të mëdhaja të njerzimit ashtë deformimi i shijes së lexuesave e mjerisht ky mëkat ashtë shqiptarë e gjashtëdhet e pes vjeçar. Nuk duhet me harrue se atë ndikim që ka njolla në pikturë, ka edhe në cilëndo degë arti. Kush e çensuron kritikën e mirëfilltë e shpallë vehten mbrojtës të pseodoartit.Replika e së drejtës ashtë pasqyra e fakteve.
Deri t’rrafshohet muri i çensurës,
Ky murë do t’jetë si muri i Berlinit
Grimcojeni kte murë të diktaturës,
Kritika asht pishtari i qytetnimit.
Në fillim të romanit në fjalë shohim këtë shprehje të autorit:”Ky pezëm ja shtonte hijën e rëndë. Ishte shpejeguar në gjithfarë mënyrash deri tek shpërthimi i fundit bërë nga një gazetë humoristike e jepte si projektim të largët të zemrimit që thuhej se kish pasë Adolf Hiitleri, kur miku i tij Benito Musolini pat zbarkuar në Shqipëri pa e lajmëruar ate.”
Pezmi shton merzinë, dëshpërimin e pikllimin e jo hijën e randë të cilën e shton autoriteti a serjoziteti. Ndaj përse të ishte shpjegue në” gjithfarë mënyrash” e çka ka të bajë me këtë hije “shpërthimi i nji gazete humoristike e cila na paska dhanë si projektim të largët të zemrimit që thuhej se kishte pasë Adolf Hitleri me Benito Musolinin se nuk e paska lajmërue për zbarkimin e fashizmit në Shqipni.” A nuk meriton e gjithë kjo me u quejtë ” Kodra pas bregut?!Fatkeqsisht ashtë ba tashma zakon me i mbulue shëmtimin e difektet me justifikimin:”Është moderne ndaj e vështirë për tu kuptuar”.Thanjën se Musolini nuk e lajmëroi Hitlirin, a duhet ta marrim si saktësi histokadarerike, apor shpikje të autorit? E kanë shumë gabim ata që thonë se rromancieri ka të drejtë ta ndryshojë historinë si pas qejfit.Ai ka të drejtë ta zbukuroj me lajle qendisije artistike, por kurrsesi të shtremnoj faktet deri në përçudnim apo si mos qoftë thënë edhe të shpikë “fakte” që viktimizon besueshmerin e lexuesit.Faqe 11:” Sa ma thellë që e mendonin punen, aq me e nderlikuar për të mos thënë misterjoze ajo dukej e këtë nuk kishte njeri që nuk e dinte” për deri sa nuk kishte njeri që nuk e dinte si mund të ishte e ndërlikuar e misterjoze?! Ku e ka misterin ajo që dihet?!Faqe 12 fillimi:” në mëngjes dy avjona të pa njohun lëshuan fletushka mbi qytet. Ato ishin dy gjuhëshe: Shqip e gjermanisht”
Për deri sa fletushkat ishin shqip e gjermanisht si mund të ishin avjonat e pa njohun?! E përse të lëshoheshin fletushkat shqip e gjermanisht kur gjirokastritët nuk ishin gjerman?!Faqe 13:”Ky ishte një ankth i veçantë nazik si një maçok i ngopur mendjemadh e i pa fytyrë.”
Cili ashtë ai dhoj ankthi që mund të konsiderohet “nazik?! E si mundet meqenë ankthi i ngjashëm me nji maçok të ngopun e mendje madh e disi i pa fytyrë?! Ç’farë ngjashmënije mundet me pasë ankthi me maçokun, mendjemadhësinë e pafytyrësinë! A mos vallë sipas Z. Premçit këto krahasime duhen pa me nji veshtrim modern që nevojitë interpretim filozofik të veçantë që sa ma e pakuptimtë të jetë fraza e si rrjedhojë sa ma e pakuptueshme të jetë aq ma i madh ashtë shkrimtari?!.” Në mënyrë që faji i të moskuptuemit t’i mbetet lexuesit.Faqe 14″ Shqipëria kishte dy qëndrime, por ky s’ i bënte përshtypje Gjirokastrës.”Do të mund të thuhej pjesa tjetër e shqiprisë, ngase Gjirokastra ashtë në Shqipni. Nga ana tjetër a mos vallë e gjithë Gjirokastra kishte nji qëndrim?! .çka do të thotë :” Kjo nuk i bënte përshtypje”, Gjirokastra kishte nji qëndrim të tretë?!” e vazhdon autori:”Dihej se kishte raste kur asajë i dukej vehtja më Shqipri”Nëse do të ishte kështu ky do të ishte nji ofendim mendjemadhsije për gjirokastritet.” Për mendjemadhësinë pa fre të ktij qyteti kishte shpjegime të ndryshme më i përkori, lidhur me vetminë e tij.” Nuk ka si meqenë shpjegimi ma i përkor vetmia e tij, kur qyteti ashtë i banuem nga qindamija banor e i populluem gjithrretherreth?!faqe 15 ” Ky ishte njië trazim tinzar që vepronte më shumë në gjumë se ditën.” Mbasi natë e gjumë nuk janë sinonime, duhej thanë natën se ditën ngase gjumi mund të kapllojë edhe ditën. Mandej a ka trazim që të mundon ma shumë në gjumë se i zgjuem?! Në gjumë munden me të trazue andrrat e shkaktueme prej tij. Përveç kësaj trazimi vepron hapun , jo tinzisht..Fundi i faqes 16:”Thuhej se në netët e errta dritat e qytetit ndanse të zbehura nga largësia ua acaronin nervat laxaratasve, aq sa vinte një çast kur nuk duronin dot më dhe qëllonin me pushkë drejtë tyre..”Kjo anektodë u atribohet atyne që panë për herë të parë dritat elektrike e si të prapambetun që ishin i menduen të rrezikshme. E në kohën e përshkrueme nga autori laxaratasit nuk qenë aq primitiv. As nuk mund të ketë kurrfarë arsyeje me të nervozue dritat elektrike të nji qyteti.Fillimi i faqes 17:”Kronistat më të përkorë shkakun e armiqsisë e gjenin pikrisht tek shtëpitë e larta ngase në katet e epërme të këtyre shtëpive besohej se jetonin zonja.” E si mund të përbajnë shkaqe anmiqsije dritat elektrike, shtëpijat e larta e zojat që banojnë në to?! Këto mund të bahen shkaqe lakmije e zilije për t’i pasë, por kurrsesi anmiqsi. Autori vazhdon:” Meqenëse as shtepijat e larta nuk mund ta ulin shtatin e as zonjat nuk mund të kthehen në jo zonja, mos kuptimi kishte një ngjyrim fatal e me ç’dukej i tillë do të mbetej”.Për deri sa romani ashtë shkrue në 2007,8 autori mendon se laxaratasit të tillë kanë mbetë edhe sot e kësajë dite, gja që nuk mund të besohet.Faqe 17 në mes:”Mirë po ky qytet ishte ose më pak, ose më shumë i mençur se ç’duhej, çka në fund të fundit ishte e njëjta gjë.”çka do të thotë ose më pak ose më shumë i mençur se ç’duhej? Në vijim thotë :” Me këtë ndriçim idhnak.” Qyshë mundte meqenë idhnak ndriçimi?! E përse të krahasohet me ndriçimin e Akropolit të Athinës, mos vallë edhe ndriçimi i Akropolit ashtë idhnak? Fundi i faqes 17 e fillimi i faqes 18 :” Kercnimi nuk ngjante aspak i kotë të sillje ndër mend 300 gjykatës mbretror, të cilët mbetur pa punë pas prishjes me përëndorine osmane, ishin kthyer në shtepi”Kthmi i tyre do të egersonte çdo qytet sa do i ëmbël të ishte. E jo pastaj Gjirokastren.”Çka do të thotë :” Gjykatës mbretror”?!Çfarë kishte të bante me mbetjen e tyne pa punë në 1912 me pushtimin e Gjermanis në të Shqipnisë në 1943 me kthimin e tyne mund të shqetësoheshin familjet e tyne, por jo qyteti mos vallë qytetet tjera të Shqipnis ishin ma pak të ambla se Gjirokastra?!300 gjykatës shqiptar jo vetëm të perandoris osmane,por as si numër gjykatësash shqiptar Shqipnia nuk i ka pasë në 1912 Faqe 18:” Në katundin e Longjeris herë pas herë zhdukeshin vajza, ose nuse të reja. I kerkonin gjithkund, tëk prroj, tek greminat, tek stanet e barive gjer sa kohë më pas një përshpërim e lehtë si shushurimë makthi ngulte këmbë se ato kishin përfunduar brenda shtëpive të larta të qytetit. Ishte a po s’ishte grarrëmbyes ky qytet, kjo nuk që vertetuar kurr”. Nuse të reja ashtë e panevojshme, mbasi nuse të vjetra nuk ka, pra vetëm nuse, as nuk ka përshpëritje të randë, as të fortë. Makthi nuk shushuritë.Nëse Lungjeria do të kishte psue nji gjueti të tillë vajzash e nusesh, buja e kësajë ngjarje do të kishte marrë dhenë në Shqipni e jashta sajë e nëse do të ishte kështu si do të mund të shpjegohej se ata fshatar do t’i kishin lanë vajza e gratë me çarkullue gjatë asajë kohe?! E për derisa dihej se kishin përfunduar në shtepitë e larta të Gjirokastres si mund të thuhet se ” Nuk dihej nëse ky qytet ishte a po nuk ishte grarrëmbyes” nëse janë rrembye ishte grarrembyes e nëse vajzat e nuset kanë shkue ato vetë Gjirokastra nuk ishte grarrëmbyese.Mirëse vajzat paskan ikë me u ba nuse qyteti, po edhe nuset u paskan ikë burrave të atij fshat me u ba nuse të djemve të Gjirokastrës?! Kjo ngjarje a nuk do të turpnonte Longjerinë,e Gjirokastrën?! E nëse kjo ngjarje do të ishte nji shpikje e autorit për hir të rromanit do ta mendoja shpikje pa vend.Autori vazhdon:” Atje brënda nuk dihej çfarë ndodhte. A ishin të piklluara, apor të lumtura a ishin kthye në zonja siç kishin ëndëruar” Këto hamendje u japin shkas pyetjeve: Po të ishin rrëmbye si mund jenë të lumtuna e po të kishin shkue vetë si mund të ishin të pikllueme.Mos vallë nuk kishin kurrfarë komunikimi me e informue fatin e tyne, as kush nuk e denonconte rastet e tilla? A ikja e tyne nga Lungjeria për në shtëpit e larta të Gjirokastrës ishte e mjaftueshme me u shëndrrue në zoja?!Fundi u faqes 29:” More po ç’mitraloz është ky, ky ngjanë me muzikën e Shtrausit?! Kishin thënë djemtë e Shametve pjestar të bandës së bashkisë.” Ashtë e pa imagjinueshme krizma e cilësdo armë të krahasohet me muzikë të çdo dhoji e aq ma i pa imagjinueshëm tingdhon krahasimi i nji mitralimi me muzikën e Shtrausit pa le kur ky krahasim ashtë vu në gojën e instrumentistave të bandës së bashkisë.Faqe 30 në fund:” Ndonse edhe pa zë, ashtu brohoriti.: Rroftë Gurameta i madh..” Pa za mund të përshpëritet, ndërsa borohoritja nevojitë maksimumin e volumit.Faqe 33:” Era e veriut frynte përherë e më armiqsore.” Unë mendoj se veprimet e fenomeneve natyrore nuk mund të konsiderohën anmiqsore. Mund të thuhej: E vrullshme, e rrebtë e të tjera të përputhshme me nji erë të tillë.Faqe 34 në mes:” Duke u zhytur thellë e më thellë disa u kujtuan për darkën e Krishtit që tregohet në shkrimet e shejta të sigurtë se atje do të gjendej më në fund enigma. Ishin të gjith në atë darkë: Krishti vetë apostujt e madje edhe Juda Iskarjoti Kështu u dukë se po e gjenin të vërtetën, por shi atherë ai nisi të përftyronte që të ishte Krishti doktor Gurameta, aq më pak, por edhe Judë të quhej , ishte e tepërt” Unë do të thoja se krahasimi i kësajë darke me darkën e Krishtit me apostuj në këtë rast e në këto rrethana ashtë ma i pa vendi i të gjitha krahasimeve.Në shkrimet e këtij autori Krishti përmëndet aq dendun e aq pa vend sa edhe po të përmendej me vend do të duhej konsiderue e tepërt.Faqe 35 fillimi:” Ik ore tutje me ata Shuberta e shërbeta, të gjitha janë profka. Nuk me mbushet kurr mendja mua se mitralozi qenka fokstrot e topi opera.” As në gojën e përsonazhit me nivel ma përtokë këto fjalë nuk tingdhojnë të besueshmë. Ndajë janë të pa nevojshme me nxanë me to rreshtat e nji rromani.Faqe 36:” Fjalët memzi e depërtonin kafkën.” Fjali që nuk i përgjegjet metaforës përderi sa janë veshët Faqe 44:” Gjysmën e fjalve i tha shqip e gjysmën tjeter në gjermanishtën e vjetër.” Për as nji gjuhë veç greqishtes nuk mund të thuhet e re dhe e vjetër. Por edhe sikur të egzistonte gjermanishtja e vjeter përse ta fliste të vjetrën e jo të renë?!Faqe 50 fillimi :” Në tryezën e e darkës koloneli po thotë diçka, por zëri vinte si nga jashtë..” Zani i të folunit në dhomë nuk ka si të vijë nga jashtë.Faqe 60 :” Fisnikria gjermane me Mingelungen, Betoveni e të tjerët bashkë me mëshirën kishin kufi.” As nji koment nuk ja del me sqarue këtë shtjellim fjalësh dhe arsyen e vendosjes në këtë pikë të rromanit.Faqe 62 në mes”Gjithë ajo bardhësi shtrojesh dantellash e perdesh që herë pas here në vend të mahniste, të ngjethte mishtë kujtime inçestesh e nusesh që kishin humbur nderin e pleqë që jepnin shpirtë në një antidiell në hajatet e mëdha, nuk shlyheshin lehtë nga kujtesa..” Më duket e jashtëmendshme që shtrojet, dantellat e perdet munden me u ba shkas me tu ngjethë mishtë, sepse nuk ka pse me na kujtue ” Inçeste” As nuse që kanë humbë nderin as pleq që japin shpirt në një ” Antidiell” Futja e fenomenit inçest në disa romane si tek “Kush e solli Doruntinën”, “Lulet e ftohta të marsit” e tjerë jep përshtypjen sikur ashtë nji nga problemët e mprehta shqipëtare që duhet luftue me sa ma shumë forcë. E në të vertetë kjo dukuri në Shqipni nuk konsiderohet shqetësuese.Faqe 65:” Ata ranë në dashuri me të njeri pas tjetrit siç u ndodhë njerëzve të lodhur nga lufta Ajo nga ana e sajë ka pësuar të njëjtën gjë. E gjëndur për herë të parë në mes një dendësije mashkullimi të rrezikshëm, ajo ra në dashuri ngutshëm me ta, si njeriu që don të mbushë zbrastësinë e ardhëshme të pa skaj.” Mos vallë njerëzit e lodhun nga lufta bijën në dashuni ma shpejtë se të tjerët?! Unë them lufta të rraskapitë aq sa harron edhe vetvehten në nji rastë si ky mund bijen në dashuni ata që i ka tha malli me pa nji femën nga e cila të mbajnë largë rrethanat e luftës. E pse nuk ranë të gjithë për njiherë, por njeri pas tjetrit?! E si ka mundsi që vajza të bije njiherish në dashuni me nji grumbull mashkujsh të porsa pamë e me të gjithë ata kerkon me mbush ” zbrastësinë e pa skaj të së ardhmës” thuese nuk do të gjejë mashkuj të tjerë në të ardhmën?! . E vazhdon:” pas një ngurrimit të lehtë ja zgjatë pijen edhe të fejuarit” Sëpaku për sy e faqe si nuk ja fshehi të fejuemit atë lakmij epshore ndaj të gjithë të pranishëmve. Faqe 71″ Një skuader Krishtash” Të qenunit e Krishtit nji i vetmi njeri Zot ” Një skuader Krishtash quhet blasfemij.Faqe 72 ” Një shpallje e shkruar shqip e gjermanisht bënte thirrje për rekrutim” Përse gjermanisht gjirokastritve?!Faqe 72 në mes:” Ishin gjykatsat e vjetër të përëndorisë osmane që shpresonin të gjenin punë.Në palat e zhguneve kishin dekrete emrimit e kopje vendimit e denimit me vulat e nënshkrimit të tyre kudo që kishin shërbyer në shtetin e pa fund Osman.” Nuk kishte të ngjarë që në vitin 1943 të gjindej veçse rradhë e tek ndonji nga gjykatsat e vjetër shqiptarë të përandorisë Osmane. Përveç kësajë lindë pyetja këta gjykatës ishin veshë me zhguna e pse nepër palat e zhgunit kishin shtij dekrete, emnime vendime e dënime?! Në qoftëse me këto donin me dëshmue se kishin qenë gjykatsa çfarë nevojitej ekspozimi i tyne kur ata duhej të kishin diplomat e jurisprudencës.Pastaj zhgunat i veshin fretnit jo avoketnit Faqe 76 fillimi:” Bushë Hasani , nënpunsi i bashkisë, ishte kapë në turp e sipër në qilarin e ndërtesës me nji gjerman.” Nëse kjo do të ishte e vërtetë si pas ligjit ushtarak të gjermanisë naziste, ai gjerman do të ishte pushkatue në mënyrën ma të bujshme prandej asnji lajm nuk do të ishte përhapë me aq shpejtësi.Nëse do të ishte ngjarje e vërtetë, kjo do të ishte nji njollë turpi që njollosë ma gjanë se nji individ.Faqe 76:” Meqenëse në luftë dikush duhet ta përdhunojë tjetrin e gjermanët nuk e bënë këte, qytetit nga ç’dukej ju duk vehtja fitimtar e si i tillë e nxori anën e tij prej hori.” Për kundrazi, në luftë askush nuk duhet ta përdhunoj tjetrin. Edhe lufta ka ligjet e veta që duhen rrespektue e shkelsi i ligjeve të sajë e turpnon vehten. Nji dhunë aq e turpshme nuk ka si me të ba me e ndije vehten ” fitimtar” por i zhytun në turp nga nji individ i pa përgjegjshëm.Faqe 78:” Vocrraku pyeti: Mami, ç’bëri Bushë Hasani me xhaxhi gjermanin tek qilari i bashkisë?” Kjo pyetje a nuk tregon kultivimin e edukatës ma të keqe tek fëmijet nga të mëdhejt që flasin edhe ma të pa lamet përpara fëmijve?! Unë nuk mendoj se pyetja e këtij fëmij ishte e dejë me nxanë vend në faqet e nji rromani serjoz..Faqe 79 në fund:” Kështu shpjegohet katrahura e pa fund: Goditeshin me shishet e barnave, sheringa e gjer tek krahu i prerë që i sëmuri ishte lutur t’ia linin për nostalgji e në të vertetë për të qelluar kend me te në rast kacafytje..” Si mund të besohet se i sëmuri e ruen krahin e tij të premë nga trupi për me e qëllue nga larg kundërshtarin në rast përleshje?!Faqe 87 në mes :” Harbimi i partizaneve për dashuri i kishte shtyrë anglezet që bashkë me armë, e veshje të hidhnin me parashuta paketa të mëdha prezervativash gjë që kishte shkaktuar zemrimin e komandës qëndrore e ftohjën e parë me britanikët..” me shumë të dretë lexuesi pyet: A janë historike informatat që i jep ky roman? Nëse po, si shpjegohet që këto nuk i ka historia e luftës tonë kundra këtyne pushtusave?! Ky harbim i partizaneve do të nxirrte hurç atdhetarizmin e tyne. Nga e kuptuen anglezët se nevojiteshin prezervativa?!Faqe 90:”Dy Guramete u përqafuan si të kishin kohë pa u parë në ngazllimin e përgjithëshëm të infermjerve.” Mos vallë ngazëllimi i infermjerve ashtë i ndryshëm prej të tjerve?!Faqe 95:” Para kohës së re ishte përherë fjala rindertim. Pra ky ishte kushsëriri i kohës , për të mos thënë i fejuari i sajë..”Errsinë e thellë e mos kuptimit.Faqe 97:” kështu për shëmbull në javën e parë të prillit ishte festuar operacioni i dymdhjetmijtë i doktor Gurametës së madh. Gurameta i vogël memzi kishte arrit të bënte operacionin e nentmijët..” Si pas këtyne numrave, Gjirokastra e rrethinat e saja do te duhej të ishin spaku nji milion banor Faqe 103:” Në qytet kishte ende 15 vezir e pashallar, të ish përëndorisë Osmane, 4 mbijkëqyrsa të haremit sulltanor, 3 ish nendrejtor bankash italoshqiptare, 15 ish prefekta të gjithë regjimeve një rrugë me emnin: Sokaku i të marrve 2 lavire lufte pa përmëndë 300 gjykatsat e famshëm e 600 të çmendur.” Ashtë e pa kuptueshme vendosja e gjithë këtyne njerëzve të ofiqeve e profesjoneve të ndryshme e numri që të ban ma përshtypje ashtë numri i të çmendurve që do të ishte i tepërt edhe krejt Shqipnisë e jo ma Gjirokastrës sidomos të banorve të Gjirokastrës së asajë kohe. Po të ishte ky numër të çmednunish i saktë, Gjirokastra do të ishte quejtë:Qyteti çmendinë.Faqe 105:Shefi i kulturës i kishte telefonue doktor Gurametës së madh e doktor Gurametës së vogël që të kompozonin këngë të reja sëmundjesh për të xevendsuar me to këngët e deri athershme.” Sa do injorant të ishte shefi i kulturës nuk do të kishte si me e ulë vehtën deri aty se të mos dinte se kangët i kompozojnë kompozitorët e jo doktorat.nga ana tjetër kërkesa e asajë kohe nuk ishte me krijue kangë të tjera të reja, por kangë ideologjike.Faqe 136 në fund:” Të gjithë atë ditë hetuesat bashkë me shefat e tyre ishin lidhe me Tiranën e shefat tjerë me shefat e kampit të madh komunist e ndoshta edhe me Stalinin vetë për hetimin e doktor Gurametës së madh.Një avjon kishte arritur në Tiranë e nga çasti në çast pritej të ulej në aeroportin e Gjirokastrës.” Ky egzagjerim sterhipërbolik ja xevendson titullin këtij roman me titullin” Prrallë pas darke.”Faqe 139 fundi:” Oficieri i Gjermanisë lindore po e hetonte doktor Gurametën e madh se ky krim përbante çeshtjën ma të madhe të kampit komunist” No koment. Faqe 142 fillimi:” Ky hetim i kësajë çeshtje vazhdonte gati në njië të tretën e Planetit. Në 11 shtete komuniste në 27 gjuhë 39 dialekte, pa përmëndë nëndialektet. Rreth 400 mjek të ndodhur po në aq biruca merreshin në hetim të pa ndërprerë e në asnjë birucë nuk merrej vesht ajo që ndodhte përjashta, ashtu si edhe për nga jashtë ndodhej edhe për birucat. Guva e Sanisasë nuk ishte veçse njëra prej tyre.Ky shtjellimi informues ashtë thelbi i komedisë së këtij roman.Faqe 148 fillimi:” Ndër mjetët e turturës së asajë guve ishin edhe pinca për të nxjerrë sytë e dara për të shtërnguar herdhet.” Këto mjete nuk janë në katalogjet e turturave të as nji kohe jo nga mëshira, por ngase këto turtura do ta mbysnin viktimën në pak çaste. Faqe 148 fundi:” I lidhuri ngriti kryet, disa herë lëvizi buzët si të bënte me to një provë përpara se të fliste.” A i nevojitet prova buzve para se të flasim?Faqe 151:” Trupi i tij ngjante e nuk ngjante me atë të jezusit..” Tani, ngjante, a por nuk ngjante? Njana nga të dyja ashtë pa tjetër. As nji marrje nepër gojë e Jezusit nuk ashtë e justifikueshme. Prandej edhe nuk kuptohet kur këtij Krishti ti jepet rroli i nji figurantit të nji drame.Faqe 152:” Ai që kishte zbritë nga avjoni ishte një hetues rus.” Që parë ishte gjerman, tash rus, cili ashtë prej tyne, a por të dy? A nuk ishin hetuesat shqiptar në lartësinë e profesjonit të tyne?! Faqe 162 :” Sadoqë e dinin të vërtetën ata dyshuen.” Dyshimi dhe e vërteta nuk kanë si me ndejë bashkë Faqe 182:”.” Zbulimi i komplotit, i tha hetusi Gurametës së madh do ta ngjadhte Stalinin ngjadhje, më e nevojshme se ngjadhja e Krishtit është ngjadhja e Stalinit.. ” Nji krahasim i tillë nuk mund të bahet nga nji hetues komunist. Ai nuk e beson ngjadhjen nga vdekja.Faqe 189 në mes:” Radio përveç muzikës klasike, jepte letrat e dëgjuesve, deklarime puntorësh e ushtarakësh, urime për shërim të shpejtë të Stalinit e kërcnime armiqve..” Muzika klasike në nderim të nji njeriut të madh jepet pas vdekjes e jo gjatë kohës kur ashtë i sëmurë.Faqe 189:” në vjerrshat e botuara në shtyp përmëndej gati kudo, frymëmarrja e vështirë e Stalinit..” Ashtë përtej çdo hamendje që në vjerrshat e kushtueme Stalinit të përshkruhej frymarrja e vështirë e Stalinit.Po të ishte e vërtet a nuk egziston ndonji poezi e tillë në kohen tonë me e ilustrue kte faktë ?!Faqe 194:” Gurameta shkundi kryet. Ajo që iu kujtua ishte e pa pritur, befasisht mizore: Barku i bardhë i së fejuarës i përzieshëm si gjithëçka , pendimi qëja kishte shijuar aq pak..” A mund të mendohet se në mes të turturave ma të tmershme fizike e shpirtnore me ardhë pendimi se nuk e ke shijue të fejuemen seksualisht sa ma shumë?! Si ka mundsi që doktor Gurameta i vogël ashtë vu në këtë roman vetëm si emën e kurrgja tjetër?! Në cilin rroman tjetër të Botës u pa nji përsonazh që i përmendet vetëm emni e kurrgja tjetër përveçse u burgos me Gurametën e madh e kaq?! Po kështu edhe i verbti i këtij rroman pa kurrfarë dhoj shkak justifikimi?!

Egjiptiani Khaled Said rrahet deri sa vdes nga dy police me uniforme

Khaled Said nuk është egjiptiani i parë, të cilin policia e rrahu deri në vdekje. Por, për dallim vdekja e tij ka nxitur një revolucion virtual, që po prek të gjitha qelizat e shoqërisë së kontrolluar ashpërsisht nga shteti. Said, 28-vjeçar, biznesmen, u rrah brutalisht më 6 qershor nga dy policë në uniformë, thonë familja dhe aktivistët. Burimet zyrtare thanë se Said u mbyt ngaqë gëlltiti një çantë me drogë për t’i shpëtuar policisë. Fotografia e tij pas vdekjes, ku duken shenjat e dhunës, përfshirë dhëmbët e munguar, brinjë të thyera dhe gjak në kokë, qarkullon në internet duke kundërshtuar versionin zyrtar. Falë rrjeteve sociale si Facebook, apo Twitter një numër i konsiderueshëm egjiptianësh po protestojnë brutalitetin e policisë. Më 27 korrik dy policët që kanë të bëjnë me vdekjen e Saidit, dolën para gjyqit, e nëse dalin fajtorë mund të dënohen deri me 15 vjet burgim. Ndonëse rrjetet sociale në internet nuk e kanë shpikur kurajën, interneti e ka fuqizuar dhe forcuar zërin protestues të egjiptianëve si kurrë më parë. Një numër faqesh interneti publikojnë dhunën e policisë dhe dëshmitë e viktimave. Këtë javë një grua e mbuluar akuzoi në televizion dy policë për dhunim dhe grabitje. Rrëfimi i saj është ndër më të shikuarit në YouTube. Ndonëse kritikët thonë se Faceriotbook-u nuk ka rrëzuar ndonjë diktator në botën arabe, apo Twitter nuk ka ndryshuar ndonjë regjim në këtë pjesë të botës, ka një mënyrë më të mirë për të vlerësuar rrjetet sociale. Rëndësia e tyre më e madhe ka të bëjë me ndikimin që ka te të rinjtë, themeli i popullsisë dhe humbja e kontrollit ndaj tyre nga ana e regjimeve. Llogaritet se 3.4 milionë egjiptianë janë në Facebook, çfarë e bën Egjiptin vendin me numrin më të madh të përdoruesve në botën arabe dhe të 23-in në nivel global. Rreth 2 milionë përdorues të Facebook-ut në Egjipt janë nën 25 vjeç. Pasi fotografia e kufomës së dëmtuar të Saidit nisi të qarkullojë në Facebook dhe Twitter, përpara Ministrisë së Brendshme u mbajt protesta më e madhe ndaj brutalitetit policor. Edhe pjesëmarrja e mbi 1000 personave në varrimin e Saidit ishte protestë më vete. Thirrjes në Facebook e Twitter që të visheshin me të zeza dhe të ecnin në sheshet kryesore të Aleksandrisë, vendlindja e Saidit, në shenjë proteste ndaj vrasjes së tij iu përgjigjën mbi 8000 njerëz. Dyqind e njëzetmijë të tjerë janë mbështetës të faqes në Facebook “Ne jemi të gjithë Khalid Said”. Qeveria u përpoq ta portretizonte Saidin si një kriminel ordiner dhe përgjigja nga një grup repi, që u postua në internet, ishte e menjëhershme. “Ata mendojnë se ne jemi budallenj”, thuhej mes të tjerash nga reperët egjiptianë. Rrjetet sociale ndoshta nuk do të rrëzojnë regjime, por rrjetet e tilla i kanë dhënë zë dhe platformë veprimi të rinjve, që për shumë kohë kanë qenë të lënë mënjanë nga regjimet.
Washington Post

160 ORE NE NORMANDI

-Përshtypje udhëtimi-

Në qytetin e Cherbourgut, në rajonin e Normandisë në Francë, u mbajt një seminar 1-javor me temë trafikimin e paligjshëm të qenieve njerëzore si dhe me dhunen brenda familjes me mbështetjen e Komisionit Europian. Aktiviteti në fjalë në të cilin, nga Shqipëria ishte e pranishme edhe aktivistja e njohur e kësaj fushe Iris Luarasi ishte i destinuar kryesisht për vendet e Medheut dhe aty ishin të pranishëm përfaqësues nga Italia, Algjeria, Shqipëria, Jordania, Izraeli, Suedia, Spanja, Luksemburgu, Maqedonia si dhe vendi pritës, Franca.

CHERBOURG
Për herë të parë në këtë rajon mjaft tërheqës të Francës, udhëtimi drejt Cherbourgut do të vijonte edhe për 3 orë të tjera nga stacioni i trenit Saint-Naxarre, duke lënë pas të nxehtin përvëlues të Parisit. Për qytetin turistik të Cherbourgut dija vetëm ato që kasha lexuar; faktin se aty kishte një port të hershëm të transoqeanikëve, zbarkimin e aleatëve në mbarim të Luftës së Dytë Botërore si dhe se në fundin e viteve ’60 ishte xhiruar filteatrimi “Les parapluies de Cherbourg” (Cadrat e Cherbourgut) ku pat luajtur ndërmjet të tjerëve edhe aktorja e njohur Caterine Deneuve.
Me të mbëritur në këtë qytet gjëja e parë që mund të vërejë kushdo në stinën e verës është freskia e shoqëruar me një kohë të kthjellët dhe një të nxehtë jo bezdisës. Një klimë ideale për të bërë plazh gjatë gjithë orëve të ditës.
Një qytet me vetëm rreth 30 mijë banorë si Cherbourgu kishte mjaft të vecanta gjëra që e dalloin nga një qytet I zakonshëm bregdetar. “Cite de la mer’ ishte një zonë e tërë e destinuar për turistët brenda së cilës, kushdo që priste biletën për të kaluar disa orë, mund të vizitonte nëndetësen turistike, shfaqjet e filmave fantastiko-shkencorë me metrazh të shkurtër si dhe mjaft labirinthe të panjohura dhe të vështirë për tu përshkuar me fjalë, për të dalë që andej me ndjesinë se ka jetuar në një botë virtuale dhe të përsosur. Porti i transoqeanikëve si dhe I trageteve në drejtim të Anglisë ishte edhe ky fare pranë qytetit dhe jahteve të ankoruar në disa nga deltat që deti formonte me bregun dhe që ishin shfrytëzuar më së miri me një infrastrukturë perfekte që prej shumë dekadash. Qyteti konsiderohej në guidat turistike si porta hyrëse për në Europë. “Queen Mary 2” quhej një prej transoqeanikëve që nisej nga Cherbourgu në drejtim të SHBA-së. Aty mësoj për herë të parë se Titaniku kishte bërë një ndalesë në portin e Cherbourgut për të marrë pasagjerët e Europës kontinentale në natën fatale të mbytjes në vitin 1912, vetëm pak orë para se të përplasej me akullnajën në afërsi të brigjeve të Skandinavisë.
Rreth 30 kilometër larg qytetit ndodhej edhe centrali bërthamor I ndërtuar qysh në fillim të viteve ’60 dhe vetëm pak kilometra larg tij, një bazë ushtarake e prodhimit të nëndetëseve ushtarake të teknikës së fundit.
“Deri në vitin 2007, Franca prodhohnte një nëndetëse në 2 vjet ndërsa tani vetëm një në 5.”, na shpjegojnë miqtë vendas. Ky ishte një tregues i qartë edhe i shkallës së ndikimit të krizës në këtë vend, gjalbanoithsesi,vetëm pak të prekur në standartin e jetesës nga kriza globale.

ALBANO CARRIZI NE FIUMICCINO
Kisha lexuar mjaft artistë, shkrimtarë, gazetarë si dhe mjaft njerëz të zakonshëm që kishin takuar rastësisht këngëtarin e njohur Italian Albano Carrisi në Itali dhe nëpër botë. Mesa duket oroskopi ma kishte rezervuar edhe mua një fat të tillë në orët e pritjes së tranzitit në aeroportin e Romës “Fiumiccino”.
“Ja që bota nuk është dhe aq e madhe’, i them duke qeshur pasi u pezantova me të.
-“Albania, settembre ’89’, më thotë duke nënkuptuar koncertin që pat dhënë në Tiranë.
“Në Shkodër të njohim shumë më herët”, ia ktheva duke i kujtuar në ato pak minuta qëndrimi për traditën e hershme të ndjekjes së festivalit të Sanremos në këtë qytet. I shtrëngoj dorën pasi I marr një koordinatë, mbase për t’I marrë më vonë ndonjë intervistë në distancë këngëtarit të madh Italian.
Ndërkohë, e vecanta e udhëtimit me Alitalia-n ishte kooperimi që kjo kompani ajrore ka me “Air France” dhe me “One Air”, përkatësisht në linjën Romë-Paris si dhe në pjesën e fundit të kthimit, Romë-Tiranë.
ARBEN LAGRETA

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu