Basha hoqi dualizmin në PD

0
Shkruan Zef Ndreka
Të gjithë demokratët kanë kritikuar Bashën për qëndrimin e mbajtur në tetë vitët, nga 2013 deri në 2021-in.
Në këto tetë vite, ai vetëm ka patur emrin kryetarë i PD-së. Të gjitha vëndimet merreshin tek kati i 11 i kulles 24 katëshe në Tiranë në zyren private të Berishës.
Sali Berisha në 2013 bëri sikur u tërhoq nga PD-ja pas humbjes tragjike me 1-milion vota kundër për shkak të mega-korrupsionit dhe shumë arësyeve per te cilat u shpall non grata nga SHBA-të dhe Britania e Madhe.
Nga ajo kohë edhe Basha bëri sikur ishte kryetarë i PD-së, por vetëm rolin ka patur të tillë.
Rreshqitja e ngadaltë e Bashës për ti dalur nga duart Berishës, e trembte këtë të fundit, i cili e kishte rrethuar Bashën me spiunët e tij në kryesi të PD-së, në administratën e saj, madje edhe deri shefin e kabinetit e kishte vegël të tij.
Berisha merrte vendime dhe i urdheronte ti maratonina në uninamitet.
Berisha hartonte listat e kandidatëve për deputetë dhe Basha me kryesinë vetëm i artikulonte emrat e urdhëruar. Listat e kandidatëve kalonin në sitën e Berishës dhe miratoheshin prej tij.
Edhe përjashtimet nga lista për kandidatët, nuk ështe se i ka bërë Basha pa miratimin e Berishës.
Kujtojmë edhe disa vendime fondamentale të PD-së të diktuara me forcë nga Berisha, si lënjen e mandateve të deputetëve, dhe dorëzimin e gjithë pushtetit lokal në favor të PS-së.
Për të gjitha këto dhe vendime të tjera me të drejtë është anatemuar Basha, per dy aresye:
Së pari, sepse de juro ishte kryetarë i PD-së.
Së dyti, nuk i përgenjështroi asnjëherë gënjeshtrat e Berishës që mashtronte opinionin me daljet e tij publike duke u shfajsuar vetë dhe duke goditur ashpër dhe pa mëshirë Bashën.
Të gjithë i kujtojmë daljet dhe deklaratat e Berishës të dorëhequr dhe pa asnjë detyrë në parti, përveçse deputet i thjeshtë si gjithë të tjerët.
Sa herë bënte deklaratë politike Basha, pas 30 minutash dilte edhe Berisha duke luajtur dhe treguar qartë dualizmin brënda llojit, që dëmtonte PD-në dhe të ardhmën e saj.
Shpallja non grat-a, e shtengoi Bashën të merrte vendimin përsonal ta largonte Berishën nga grupi parlamentar dhe më pas ta përjashtonte nga PD-ja sëbashku me një grup ndjekësish të verbër të tij.
Përjashtimi dhe largimi i Berishës, perjashtoi edhe dualizmin brenda PD-së, duke e çliruar partinë nga berishizmi.
Kjo është merita personale e Bashës.
Çlirimin nga dualizmi, e shpëtojë përfundimisht PD-në nga eliminimi apo zhdukja e saj. Kjo është një fitore jo e vogël e PD-së dhe e Bashës përsonalisht…
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu